TË FUNDIT

LDK dhe PDK po afrohen” – Paralajmëron Tali: Zgjedhjet lokale sinjal për të përgjithshmet

Balotazhi i mbajtur më 9 nëntor për zgjedhjen e kryetarëve në 18 komuna të Kosovës është përmbyllur me sukses. Procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente të rëndësishme.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partitë kryesore kanë ndarë fitoret në disa komuna, ndërsa pjesëmarrja e votuesve ka qenë më e ulët krahasuar me raundin e parë të mbajtur më 12 tetor.

Rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen në ditët e ardhshme.

Analisti Driton Tali, në një deklaratë për “Bota sot”, vlerësoi se edhe pse zgjedhjet lokale shpesh ndikohen nga qendrat partiake, roli i kandidatëve lokalë mbetet vendimtar, siç u pa në Drenas.

Со години страдав од дијабетес, а сега мојот шеќер е 5 ммол!
Dia Drops

20 капки по јадење – шеќерот е стабилен на 4,2 ммол! Пробајте!
Dia Drops

Папиломи исчезнуваат сами по 3 дена (едноставен домашен метод)!
Parazol
Ai theksoi se në komunat ku kryetarët aktualë kishin pozita të forta dhe mungesë rivalësh të denjë, si në Kamenicë, Gjilan, Ferizaj e Gjakovë, ata arritën të mbajnë pushtetin.

Tali përmendi edhe bashkëpunimet mes partive, veçanërisht afërsinë mes PDK-së e LDK-së, që sipas tij, lë të hapur mundësinë për çdo koalicion të ardhshëm.

Ai shtoi se zgjedhjet lokale janë tregues për ato të përgjithshme dhe se suksesi i partive varet nga vlerësimi i “resursit njerëzor” e jo “resursit servil”. Sipas Talit, në epokën e Inteligjencës Artificiale, programet politike janë bërë më pak të rëndësishme, ndërsa faktori njeri mbetet vendimtar.

“Zgjedhjet lokale sa do që influencohen nga Qendra, bie fjala Deçani, Skenderaji etj, ku e dijmë se kandidati i cilës parti zgjedhet paraprakisht, por megjithatë edhe kandidatët lokalë e kanë rolin e tyre, shembull ishte bie fjala Drenasi.

Pastaj edhe në ato qytete ku ishin kryetarët e “moçëm” e që partitë rivale nuk ja arritën t’iu gjejnë konkurrentin adekuat atyre, siç ishte Kamenica, Gjilani, Ferizaji, Gjakova etj ata përsëri fituan.

Me fjalë tjera kandidati lokal e ka rëndësinë e vet sado që jo rrallëherë nuk ju njihet merita e duhur.

U vërejt edhe bashkëpunimi i partive për intereset e tyre. Edhe pse më shumë u vërejt afërsia në mes PDK-së dhe LDK-së në shumë komuna, nuk munguan as kombinimet e tjera. Këto bashkëpunime e lënë të hapur secilin koalicion të mundshëm – varësisht nga rezultatet zgjedhore.

S’do mend se zgjedhjet lokale janë edhe tregues për zgjedhjet e përgjithshme. Nëse udhëheqësit e partive e kanë marrë mesazhin se “pasuria kryesore e partive është resursi njerëzor” e jo “resursi servil”, atëherë pritet që zgjedhjet e parakohshme të jenë interesante.

Për mua gjithmonë lista zgjedhore ka qenë më e rëndësishme se sa programet politike. Që nga kur google u patë sofistikuar problem me hartime të programeve zgjedhore nuk ka patur. E tashti, me Inteligjencën Aritificiale, hartimi i programeve politike, është bërë krejtësisht inekzistent. Andaj faktori njeri tashti është i tëri”, thotë ai.

Promoted Content

Со години страдав од дијабетес, а сега мојот шеќер е 5 ммол!
Тукушто почнав да го користам овој производ. Видов резултати …
Dia Drops

Папиломи исчезнуваат сами по 3 дена (едноставен домашен метод)!
Parazol

20 капки по јадење – шеќерот е стабилен на 4,2 ммол! Пробајте!
Природни капки за дијабетес кои ја стабилизираат гликозата
Dia Drops

Една капка го елиминира дијабетесот засекогаш!
Diatea

Уролозите во шок! Го убива простатитисот за 2 ноќи!
Prostamid

Болките во зглобовите и грбот ќе исчезнат преку ноќ!
Nautubone
Tali theksoi se po rriten lëvizjet e individëve brenda partive dhe konfliktet me ish-aktivistët, si shenjë e kërkesës për më shumë hapësirë dhe respekt.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve partiakë të fokusohen në përzgjedhjen e kandidatëve cilësorë në listat zgjedhore, e jo në “lista servilësh”, pasi aty do të zhvillohet beteja e vërtetë politike.

“Dua t’i potencoj edhe dy gjëra që kohën e fundit vërehen se janë shpeshtuar në skenën tonë, e që e kanë rëndësinë për zgjedhjet elektorale.

Njëra është lëvizjet e individëve brenda partive dhe “armiqësitë” që po krijohen pastaj ndaj atyre partive (nga ish aktivistët e tyre të larguar).

Sipas mendimit tim këto janë tregues se individët me vetbesim po e kërkojnë hapësirën e tyre dhe respektin reciprok, sepse partitë më nuk po trajtohen si ideologjike (nëse kanë qenë ndonjëherë të tilla?!), por si organizata pragmatike ku karshi angazhimit të tyre dhe kontributdhënies t’iu plotësohen edhe ambiciet në karrierë. Në stilin: “nëse unë angazhohem dhe e fus bagazhin tim të krijuar me mund, pres hapësirën time dhe respektin e merituar, po s’i pata atëherë vazhdoni pa mua, mirëpo ta dini se unë atëherë do të jem kritikues i zellshëm i juaji”. Ndonëse te disa individë kritika sikur po kalon në patologji.

Prandaj pres që udhëheqësit e partive kësaj radhe më shumë të koncetrohen në listat e tyre zgjedhore (e jo në “listat servilore”) sepse aty pritet të bëhet beteja”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *