TË FUNDIT

Lajçak informon Chollet-in për rezultatet në bisedimet e sotme

Lajçak informon Chollet-in për rezultatet në bisedimet e sotme

Miroslav Lajçak, i cili është emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet të cilin e ka informuar për rrjedhat e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mirë të diskutohet zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor me këshilltarin Chollet në Bruksel. E informova mbi dialogun dhe takimin e sotshëm të kryenegociatorëve. U pajtuam për nevojën e implementimin të menjëhershëm në mirëbesim”, ka thënë Lajçak.

Po ashtu edhe më herët edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kanë raportuar në lidhje me bisedimet që u zhvilluan sot në Bruksel.

Bislimi ka thënë se janë diskutuar temat aktuale, siç është ajo e energjisë, çështja e targave si dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, dhe se një takim i radhës në nivele më të larta mund të ndodh më 22 prill.

Në anën tjetër, Petkoviq ka thënë se në takimin e sotshëm ka pasur përparim konkret drejt themelimit të Asociacionit. Ai, po ashtu ka përmendur edhe arritjen e një marrëveshjeje për trajtimin e të pagjeturve. Por ka thënë se marrëveshja duhet të miratohet një një takim të nivelit të lartë mes dy shteteve. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *