Kylie Jenner “ndez” rrjetin me poza provokuese nga pushimet luksoze në plazh
Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen teksa shijonte diellin gjatë një pushimi luksoz në plazh, duke vënë në pah format e saj të famshme në një seri fotosh tërheqëse.
Bukuroshja 28-vjeçare, sipërmarrëse në industrinë e kozmetikës, publikoi në Instagram të shtunën disa foto dhe video joshëse, ku shfaqej duke u relaksuar pranë ujit, në mes të romancës së saj shumë të përfolur me Timothée Chalamet.
Për setin fotografik buzë detit, ylli i reality show-t veshi një bikini të hollë ngjyrë bezhë, që linte pak vend për imagjinatë.
Flokët e saj të errëta i kishte stiluar në onde të lirshme dhe natyrale, që i binin mbi supe ndërsa pozonte në një sfond piktoresk.
Kylie u kujdes të theksonte trupin e saj të tonifikuar nga çdo kënd, me të pasmet në qendër të vëmendjes ndërsa shtrihej mbi rërë.
Ky postim i “nxehtë” vjen vetëm disa ditë pasi ajo publikoi imazhe provokuese promovuese për lançimin më të fundit të linjës së saj Kylie Cosmetics, ku u shfaq pa reçipeta në një fustan të bardhë mini me dekolte të guximshme.



