TË FUNDIT

Kurti tha se “s’ka ndryshuar”, ia kthen Abdixhiku: Nëse ndryshimi ka formë, ajo je ti

Kurti tha se “s’ka ndryshuar”, ia kthen Abdixhiku: Nëse ndryshimi ka formë, ajo je ti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti është përralla e “mosndryshimit” në Kosovë.

Këto komente Abdixhiku i bëri në seancën e natës ku po debatohet për dialogun, derisa komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti kur tha se ai nuk ka ndryshuar përmbajtësisht, por opozita ka ndryshuar deklarativisht.

Sipas tij, “tregimet në orët e vona bëhet shumë të rrezikshme sepse shndërrohen në përrallë.

“Tregimet në orët e vona shumë bëhen të rrezikshme sepse shndërrohen në përrallë, dhe ne sapo pamë një përrallë mbi atë se kryeministri Kurti nuk ka ndryshuar. Nuk ka ndryshuar pra njeriu që ka kërkuar ‘jo negociata – vetëvendosje’, njeriu që ka kërkuar ‘kërkim falje para dialogut’ e që ka përfunduar në një dialog tërësisht pa kushte, njeriu që ka kërkuar ballafaqimin me të kaluarën e ka përfunduar në tejkalimin e trashëgimisë të së kaluarës si objekt ose subjekt pa dallim, por si vlerë për marrëveshjen e tij. Njeriu që ka kërkuar ‘njohjen në qendër’ e ka përfunduar në neutralitet rreth paragjykimit të statusit politik të shtetit të vet, njeriu që i ka pasur 6 kushte 6 muaj më parë e ka përfunduar pa asnjërën prej tyre, dhe kjo është përralla e mosndryshimit në Kosovë. Nëse ndryshimi ka formë ‘kështu duket’”, ka thënë Abdixhiku derisa ka treguar nga Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *