TË FUNDIT

Kurti: Që sa vjet jam kryeministër, gjithmonë keni kërkuar ‘hiqe akcizën’, janë majtë zgjedhjet edhe veç kom fitu ma shumë

Kryeministri Albin Kurti tha sot në seancën e jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës se ndonëse opozita i ka kërkuar ndër vite të heqë akcizën dhe TVSh-në, ai është rritur në zgjedhje edhe pse s’e ka bërë këtë gjë.

Kurti fillimisht u arsyetua për vonesën në vazhdimin e seancës duke thënë se ishte në takime që nuk mund t’i shtynte për nesër.

“Ju thatë, jo duhet të hiqet akciza, jo TVSh-ja, jo të dyja. Të nderuar deputetë, nuk është hera e parë që e kërkoni këtë gjë prej Qeverisë sonë”, tha Kurti në foltore.

“Unë nuk jam kryeministër për herë të parë jam kryeministër për herë të tretë. Që sa vjet jam kryeministër, gjithmonë keni kërkuar me raste të caktuara: ‘hiqe akcizën’, herë ‘hiqe TVSh-në’, dhe nuk e kom ba asnjanën, janë majtë zgjedhjet edhe veç kom fitu ma shumë a e kuptoni?”

“Pra, nuk është hera e parë që po bëni një kërkesë të re? Çka nënkupton kjo? Kjo nënkupton që edhe populli nuk është për atë që po më këshilloni, dhe në anën tjetër, duhet të kuptoni që unë përfaqësoj një politikë tjetër. Ju e keni politikën e juj, me të garoni në zgjedhje, me një politikë të caktuar fiskale, unë garoj me një politikë tjetër fiskale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *