Kurti përballë sorrave politike e mediatike të Prishtinës e Tiranës
Skënder Sadri Kapiti
Unë jam nga Durrësi dhe asnjëherë nuk e kam takuar Albin Kurtin por ndjehem mirë që Kosova ka një kryeministër dhe një shërbëtor të shtetit e të popullit si Albin Kurti. Unë edhe e kam kritikuar Kurtin por edhe e kam vlerësuar për faktin se ai nuk bë kompromis me hajninë, korrupsionin dhe as me tradhtinë. Kështu duket dhe flasin faktet dhe realiteti deri më sot.
Analisti dhe kritiku i mirëfilltë thotë të vërtetën mbi politikën. Kështu duhet të jetë, dhe jo analistë e opinionistë materialistë,mercenarë të politikës e pushtetit dhe shumëfytyrësh e servilë që ndryshojnë qëndrim e partneritet mercenarizmi sa herë ndërrohet pushteti.Analisti,intelektuali dhe opinionisti duhet të jetë kritik dhe jo besnik ndaj tradhëtisë e korrupsionit politik.Sepse kur koha nxjerr në dritë faqen e errët të politikës, mashtrimet, vjedhjet dhe krimet e politikës, mendimi dhe gjykimi intelektual duhet të ndryshojë qëndrimin, kur ai nga mosinformimi dhe mashtimi politik ka qenë në mbështetje të asaj politike.
Populli i Kosovës foli dhe tha të vërtetën në zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025.Zgjedhjet e lira,të pamnipuluara dhe demokratike në Kosovë, konsolidojnë demokracinë,shtetin ligjor dhe ndëshkimin e korrupsionit e tradhëtisë. Në Kosovë që nga clirimi i saj e në vazhdimësi janë zbatuar standardet demokkratike të zgjedhjeve demokratike, madje janë mbajtur shumë zgjedhje të parakohshme gjë e cila në fakt i ka shërbyer demokracisë, ndryshimit e pëmirësimit , përsosjes dhe ndërtimit të shtetit ligjor dhe demokratik në Kosovë në betejën kundër krimit e korrupsionit.
Edhe në zgjedhjet e fundit të Albin Kurti si kryeministër,kjo është zgjidhja më e mirë sot për Kosovën dhe kur e them këtë nuk nisem nga dëshira subjektive dhe as nga konsiderata personale,por nisem nga realiteti, dhe ky realitet është vendimmarrja popullore, referendumi i zgjedhjeve demokratike, si vullneti i shumicës së shqiptarëve në Kosovë.
Ky është realiteti dhe jo dëshirat personale te mia, të këtij,të atij apo të atyre që janë humbësit në zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025.Komploteve politike të opozitës, Kurti iu përgjigj me atë cfarë dëshironin ata,me zgjedhje të parakohshme. Ata nuk e donin Kurtin, sepse me Kurtin mafio-hajdutërisë iu prenë tentakulat e hajnisë, të kapjes së shtetit dhe të institucineve, pra të privatizimit prej tyre të shtetit të Kosovës.
Populli inteligjent i Kosovës nuk gabon, ai i peshon mirë gjërat, e peshon mirë politikën dhe prandaj zgjodhi më të mirën politikë, atë të LVV , shumë më e mirë krahasuar me të tjerat parti politike.Nuk është e nevojshme që të bëhen analiza e të jipen opinione, kjo sepse gjykimi më i mirë dhe më pranë të vërtetës është gjykimi dhe vlerësimi popullor që ia ribesoi më fuqishëm Albin Kurtit përsëri qeverisjen.
Ti lënë alibirat edhe gazetarucët e Kosovës, të cilët dështuan në mbështetjen e tyre për opozitën, dhe të cilët po gjejnë ngushëllim dëshpërues në mediat e Tiranës.Ajo që erdhi si habi ishte edhe fakti se edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për interesin e vet personal dhe për verbërinë dhe egoizmin politik ajo iu bashkua komplotit politiko-mediatik kundër Kurtit dhe kundër verdiktit popullor të zgjedhjeve të Dhjetorit të vitit 2025.
Ajo nxori një dekret antiligjor e antikushtetues ,atë të shpërndajes së Parlamentit legjitim duke synuar rrëzimin e qeverisë Kurt sepse politika dhe LVV nuk e rikandiduan atë për Presidente. Disa halabakë servilë mediatikë dhe politikë mbështetësit e Kurtit i quajnë argatë të Kurtit, në një kohë kur ata janë njerëz të pashtyllë kurrizore, pazarxhinj dhe matrapazë e shërbëtorë të korrupsionit.
