OPINIONTË FUNDIT

“Kurti nuk e tradhtoi Osmanin” – Analisti flet pas kandidaturës së Glauk Konjufcës dhe ‘godet’ ish-presidentët

Orët e fundit janë vendimtare për Kosovën, nëse do të shkojë në zgjedhje të reja apo kush do të jetë president i ardhshëm i saj.

Të mërkurën, Lëvizja Vetëvendosje ka kandiduar Glauk Konjufcën për këtë post.

Në një njoftim për media, kjo parti ka thënë se deri te ky vendim erdhi pasi nuk u gjet një kandidat konsensual për këtë post.

“Në këto rrethana, Lëvizja Vetëvendosje, pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës sonë, z. Glauk Konjufca”, u tha në njoftimin e LVV-së.

Kjo parti ftoi edhe një herë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat, ndërsa u ofroi ndihmë për mbledhjen e nënshkrimeve.

“Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar”, tha LVV-ja, teksa u shpreh e bindur se “kjo sfidë është e kalueshme, zgjedhjet janë të evitueshme dhe është plotësisht e mundshme të gjejmë pajtueshmëri për të ecur përpara”.

Sikur partive tjera, Lëvizja Vetëvendosje i ofroi ndihmë edhe presidentes aktuale dhe kandidates edhe për një mandat, Vjosa Osmanit për t’i siguruar nënshkrimet.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në konferencën për media ka thënë të mërkurën se Vjosa Osmanit ia kanë ofruar nënshkrimet për kandidaturën e saj për presidente, por që ajo ka refuzuar.

“I kemi ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturën e saj .

Edhe pse nga ajo që dimë asnjë subjekt tjetër nuk e ka bërë një gjë të tillë”, deklaroi ajo.

Një dematim të Nagavcit kanë bërë këshilltarët e presidentes, të cilët e quajtën ‘gënjeshtër’ dhe se konsideruan se ftesa ‘u bë sa për t’u thënë’.

Në anën tjetër, Nagavci ripërsëriti qëndrimin e tyre, madje i garantojë Osmanit mbështetje e votat në emër të LVV-së.

Për zhvillimet e fundit ka folur për “Bota sot”, analisti Skënder Kapiti.

Ai kritikon opozitën, gjersa thotë se presidentin e Kosovës e zgjedh populli, e zgjedh demokracia dhe jo fantohamendësia e disa opinionistëve dhe meditikëve jo seriozë në Kosovë.

“Opozita pasi humbi zgjedhjet me 28 Dhjetor 2025, nuk po guxon që të nxjerrë një kandidat nga radhët e saj për President të Kosovës, dhe asaj i intereson vetëm krizë dhe paqëndrueshmëri në Kosovë. Kështu po duket edhe tani me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Presidentin e Kosovës e zgjedh populli, e zgjedh demokracia dhe jo fantohamendësia e disa farë opinionistëve dhe meditikëve jo seriozë në Kosovë. Në një shtet demokratik dhe republikan Presidentin si në republikën presidenciale dhe në atë parlamentare e zgjedh populli. Në republikën Presidenciale zgjedhjen e Presidentit e bën Referendumi popullor, por edhe në Republikën parlamentare zgjedhjen e Presidentit e bën Referendumi popullor , zgjedhjet parlamentare të cilat i delegojnë këtë të drejtë deputeteve të Parlamentit”, shprehet Kapiti.

ImageSkënder KapitiFoto galeri
Ai shton se as mediat dhe gazetarët nuk e zgjedhin kandidatin për president, kjo pasi ato nuk janë parti politike.

“Zgjedhjen e kandidatëve për President në Kosovë nuk e bëjnë as mediat dhe as gazetarët , dhe as opinionistët por Presidentin e zgjedhin përfaqësuesit e popullit. Mediat dhe gazetarët nuk i zgjedh populli dhe as nuk ua delegon atyre askush të drejtën për të propozuar dhe as zgjedhur Presidentin, sepse mediat nuk janë parti politike dhe nuk duhet të mbajnë anë politike sipas interesave mediatika”, thekson analisti.

Kurti nuk bëri tradhti pse nuk e propozoi Osmanin, thotë Kapiti, duke shtuar tradhti do të ishte nëse ai nuk përfill LVV-në.

“Çdo parti politike , deputetët e tyre kanë të drejtë që të propozojnë kandidaturë për President. Albin Kurti nuk po bën të ashtuquajturën tradhti pse nuk propozon Vjosa Osmanin për Presidente, tradhti do ishte nëse ai nuk përfill LVV. Mjaftë e bëri një herë këtë gjë më zgjedhjen e Vjosës si President. Disa injorantë në Kosovë thonë se nuk e bën punën e Presidentit Glauk Konjufca. Por u bëj një pyetje këtyre farë gazetarucësish, a mos ishin më të aftë për President, Thaçi, Jahjaga dhe ata të tjerët , apo këta presidentët e Shqipërisë”, përfundon Kapiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *