TË FUNDIT

Kurti mirëpret ambasadorin francez, diskutojnë për implementimin e marrëveshjes bazë dhe aneksin e saj

Kurti mirëpret ambasadorin francez, diskutojnë për implementimin e marrëveshjes bazë dhe aneksin e saj

Dialogu Kosovë-Serbi ishte tema kryesore e takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit.

“U bisedua po ashtu edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut, Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj sipas dakordimit të arritur në Ohër më 18 mars, si dhe për takimin e sotëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në këtë takim u disktua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe format e mënyrat për thellimin e tyre.

Theksojmë se sot në Bruksel po mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kosova po përfaqësohet nga ana e Besnik Bislimit, ndërsa pala serbe nga Petar Petkoviq./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *