OPINIONTË FUNDIT

Kosova përballë bllokadës politike: Kush po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme?

Të gjithë sytë janë drejtuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë për fatin e bllokadës politike.

Pozita, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, synon të vazhdojë punën e saj përmes Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, e cila erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Ndërkaq, opozita vazhdon të insistojë për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke sfiduar stabilitetin aktual politik.

Analistët paralajmërojnë se rruga më e mençur është zgjedhja e një figure konsensuale jashtëpartiake për president, që do të shmangte bllokadat, shpenzimet e panevojshme dhe rrezikun që vendi të ngecë prapa zhvillimeve ndërkombëtare.

Mehmeti kërkon zgjedhje direkte për kryetarin e Kosovës dhe shmangie të zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Analisti Gani Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka kritikuar këmbëngulësinë e partive politike për të zgjedhur kryetarin e Kosovës përmes partive të tyre, duke e cilësuar këtë praktikë si të papranueshme.

Ai ka paralajmëruar se për ditët në vijim nuk mund të priten zhvillime, përveç ndonjë bisede ndërmjet partive për zgjedhjen e kryetarit, pa vendim të qartë nga Kushtetuesja.

“Zhvillimet ndërpartiake të zhvilluara kohën e fundit në Kosovë, disi kanë qenë të pritura, qysh para mbajtjes së zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Këmbëngultësia e partive politike në Kosovë për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës prej partisë së secilës syresh, është i papranueshëm. Por, këtë ia ka mundësuar Kushtetuta e Kosovës nga vetë forma e zgjedhjes, për çka, që të mos mund të ketë asnjë lloj pazari e ngërçi, gjithsesi, zgjedhja e kryetarit të Kosovës duhet të bëhet nga populli, dhe kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kjo të bëhet për shkakun që të mos ketë bllokada institucionale në të ardhmen për shkak të kryetarit të Kosovës. Mjaft humbi një vit, viti 2025 për Kosovën.

Kjo bllokadë institucionale erdhi nga Vendimi i kryetares së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe çuarja në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje. Kësaj i ndihmoi edhe me vonesën e saj në përfundimin e marrjes së një vendimi po nga Kushtetuesja, e cila ngriu çdo aktivitet e veprim të të dyjave : Kryetares dhe Kuvendit deri më 31 mars 2026. Kjo do të thotë se janë në pauzë, por ngjarjet e brendshme dhe ato të jashtme nuk presin, ne mbesim prapa nga zhvillimi i ngjarjeve në veçanti ato ndërkombëtare, me të cilat, disa syresh ndikojnë edhe për Kosovën.

Kështu, për ditët e ardhshme, në skenën politike nuk mund të priten zhvillime, përveç ndonjë bisede ndërmjet partive politike për zgjedhjen e kryetarit/es së Kosovës, por pa marrë ndonjë vendim, sepse nuk dihet se çfarë vendimi do të dalë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, do ta pranojë shpërndrjen e Kuvendit, apo do ta kthejë shpërndarjen e Kuvendit në pikën zero”, ka thënë ai.

ImageGani MehmetiFoto galeri
Opozita i kërkon zgjedhjet nga shpresa për fitore, por Mehmeti ka theksuar mungesën e besimit tek partite opozitare.

“Nëse anulohet shpërndarja e Kuvendit, gjithsesi do të ishte mirë të gjendet figura më e aftë dhe që punon për shtet e të zgjidhet kryetari, sepse zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk na japin asgjë më të mirë dhe se gjendja do të jetë përafërsisht e njëjtë në rezultatin e tyre, me çka, asnjëra parti nuk do të mund ta zgjedhë e vetme kryetarin. Kështu, mundësisht, do të ishte mirë të shmangeshin zgjedhjet e jashtëzakonshme. Zgjedhjet do të ishin vetëm humbje kohe për krijimin e institucioneve të Kosovës, që nuk i shkon përshtati vendit dhe shpenzime të panevojshme prej rreth 10 milionë eurosh.

Opozita, e mashtruar në vete, se do të dalë fituese në zgjedhje, i kërkon ato. Mirëpo, edhe kështu si u bë e si është, disi nuk po ju besohet më partive opozitare, sepse ato kanë provuar veten mjaft duke qenë në krye të institucioneve, por asgjë nuk u prodhua prej tyre, përveç pasurimit të atyre që ishin në pozita. Rast tjetër është se nuk qe bërë asgjë për veriun e Kosovës, gjë që, kjo është shumë me rëndësi. Nuk ia vlen zhvillimi ekonomik, kur ti humb territor. Ai do të humbet përgjithmonë, pa mundur ta kthesh më. Prandaj, pika kryesore është mbrojtja e tërësishëm e vendit dhe shtrirja e sovranitetit në gjithë Kosovën. Tjerat kanë kohë të bëhen e të zhvillohen”, ka shtuar ai.

Ai ka kërkuar që prioritet të jetë mbrojtja e territorit dhe sovranitetit të Kosovës, ndërsa mosmarrëveshjet mes kryetares Osmani dhe kryeministrit Kurti i ka konsideruar në dëm të vendit.

“Mosmarrëveshjet mes kryetares së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe kryeminsitrit Albin Kurti, janë në dëm të Kosovës, sepse ishte dyshja më e mirë e Kosovës, që mund të themi, sikur morën mësysh, dhe nuk di të ketë një tjetër më të mirë për kryetare. E, nëse kryetarja kërkon tani zgjedhje, ato i kërkon si në inat të kryeminstrit, jo se do të ketë vetë ndonjë përfitim politik më shumë se që kishte.

Për fund, thërras të gjithë : Shmangeni zgjedhjet se nuk do të ketë ndryshim razultati, zgjidhni kryetarin/ren e shtetit dhe punoni për vendi, ju parti politike!”, ka përmbyllur Mehmeti.

Muçiqi kritikon klasën politike dhe opozitën bllokuese në Kosovë

Kurse, gazetari Ismail Muçiqi, në bashkëbisedimin e tij me “Bota sot” ka deklaruar se situata aktuale është një fatkeqësi për Kosovën, duke vlerësuar se klasa politike është e papjekur dhe adoleshente.

“Së pari mendoj se kjo është një fatkeqësi që i ka ndodhur Republikës së Kosovës, koha po tregon se kemi një klas politike shumë të papjekur dhe adoleshente kam shkruar edhe më pare se Albin Kurti do të gaboj shumë nëse në këtë situate aktuale politike dhe rreziku Global në Botë nuk punon për ti dhënë edhe një mandat Vjosa Osmanit ky mendim i imi po dëshmon edhe tani se opozita shumë destruktive bllokuese është mobilizuar kundër Qeverisë Kurti”, ka deklaruar ai.

ImageIsmail MuçiqiFoto galeri
Po ashtu, Muçiqi ka nënvizuar se rruga më e drejtë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është që klasë politike të gjejë një figurë konsensuale jashtëpartiake për President të Kosovës.

“Patjetër rruga ma e drejtë do të ishte që pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të mbizotëroj arsyeja e kësaj klase politike për të gjetë një figure konsensuale jashtëpartiake për President të Republikës së Kosovës. Kjo do të ishte menquri për tu ikur zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat nuk do të zgjidhin asgjë për do të krijojn probleme edhe më të theksuara në dëmë të shtetit të Kosovës. Do të ishte menquri dhe racionale që Shoqëria Civile ta propozonte Blerim Shalen për President të Republikës së Kosovës. Një njeri i cili ka bagazh të dëshmuar në diplomacin e jashtme dhe ishte njëri nga protagonistët kryesorë të shumë proceseve politike e sidomos të konferencës së Rambujes e cila ja hapi rrugtë Shtetit të Kosovës”, është shprehur ai.

Në fund, ai ka zbuluar se cili është qëlllimi i opozitës dhe Osmanit.

“Qëllimi kryesorë i opozitës dhe inati i Presidentës është që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme me qëllim të përbashkimit të gjithë opozitës për të ardhur në pushtet me qëllim të largimit të Albin Kurtit”, ka përfunduar Muçiqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *