“Kosova nuk dorëzohet!” Kurti mbështet Hajdarin dhe mbyll çdo rrugë për krimin në veri të vendit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “Politiko” komentoi zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tregoi se cila ishte trajektorja e tyre politike.
Kurti tha se është e vështirë për të ta shihte tani një koalicion bashkëqeverisës me partitë tjera. Ai tha se synimi i tyre është që kësaj radhe të mund të kenë më shumë se 48 deputetë në mënyrë që ta bëjnë vet qeverinë, pa parti të tjera.
Kurti tha se në kohën kur kishim nevojë për koalicion, nuk ishte e mundur të bëhej, prandaj synojnë një qeverisje pa koalcion.
“Është shumë vështirë që ta parashoh tani. Ne synojmë që të kemi më shumë se 48 deputetë sigurisht, dhe synojmë që të qeverisim pa pasur nevojë për koalcion. Meqenëse u pa se kur kishim nevojë për koalicion, nuk e bëmë dot. Për mua përfundimisht ka ndodhur një osmozë intensive, midis PDK-së dhe LDK-së, saqë LDK-ja thoshte qeveritë e unitetit dhe me PDK-në brenda, kurrsesi nuk mund ta imagjinonte veten me Vetëvendosjen e pa PDK-në. E në këto rrethana, nëse nuk ndryshon qëndrimi i tyre, unë nuk e shoh se si mund të bashkëpunojmë me ta. Prandaj, na duhet një fitore e madhe kësaj radhe, më e madhe se herën e kaluar”, shtoi tutje Kurti.
Kurti për Listën Serbe: Është parti, s’mund ta shpallim organizatë terroriste ne si qeveri, duhen vendime gjyqësore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “Politiko” ka komentuar qëndrimin e tij lidhur me debatin për shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste.
Kurti deklaroi se një hap i tillë nuk është në kompetencë të qeverisë, por është përgjegjësi ekskluzive e institucioneve të drejtësisë. Ai theksoi se Lista Serbe, në aspektin formal-juridik, është një parti politike e regjistruar dhe se qeveria nuk ka autoritet për ta etiketuar si organizatë terroriste.
Ai tha se ne kemi një dallim të madh me aleatët tanë, ku të njejtit nuk i kanë shpallur ato organizata si terroriste. Kurti beson që e ka mirë, për faktin që të tilla organizata janë shpallur si terroriste, pavarësisht qëndrimit të aleatëve, evropianë dhe amerikanë.
Kurti: Mospajtimet me SHBA-në, gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të enjten se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira dhe që mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.
Duke folur më tej për mospajtimet eventuale me SHBA-në, Kurti ka thënë se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar që qëndrimi i tij karshi Serbisë ka qenë shumë rigoroz.
I pyetur nëse do të mund të shmangej pezullimi i dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Kosovës, Kurti ka insituar se marrëdhëniet mes dy palëve janë shumë të mira dhe janë të shtrira në tri dimensione: zhvillim, diplomaci dhe mbrojtje.
“Kurrë nuk kanë qenë, sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë, marrëdhëniet më të mira sesa tani me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E kemi kulmin. Si shtet i pavarur e kemi kulmin sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë”, ka deklaruar ai.
Në shtator të këtij viti, SHBA-ja ka bërë të ditur se ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.
Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet Kurtit janë parë si sfida për përparim.
Disa analistë politikë patën komentuar atë kohë se pezullimi ishte paralajmërim se mbështetja ndërkombëtare për Kurtin dhe Qeverinë e tij po zbehet.
Kurti i ka justifikuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Për dialogun strategjik
Dialogu strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.
Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.
Marrëdhëniet me Serbinë
I pyetur për ngecjet në dialogun e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, Kurti ka thënë që kur s’ka dialog mes dy vendeve, jeta nuk pushon në Kosovë.
“Unë angazhohem aktivisht për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, kur ka pauza në këtë proces, jo për fajin tim, atëherë unë merrem me normalizim të shtetit të Kosovës”, ka thënë Kurti për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.
Ai nuk është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq prej sulmit në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.
Kurti e kërkon dorëzimin e Millan Radoiçiqit nga autoritetet serbe, i cili e ka marrë përgjegjësinë për orkestrim të sulmit në Banjskë. Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj tij.
Radoiçiq ka qenë nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – në kohën e kryerjes së sulmit dhe tani besohet se strehohet në Serbi.
Përveç kësaj, Kurti ka përsëritur në intervistën e 11 dhjetorit se kërkon edhe tërheqjen e një letre të ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq përmes së cilës ajo pati shprehur rezerva për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe për Aneksin e zbatimit të saj.
Kosova dhe Serbia patën arritur pajtueshmëri për këtë marrëveshje në shkurt të vitit 2023.
Disa zyrtarë të BE-së kanë thënë se Serbia e ka tërhequr letrën, por deklarata kundërthënëse në këtë drejtim ka pasur disa herë.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohet prej vitit 2011. Palët kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.
Përparimi në këtë proces është kyç për aspiratat e dy vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. / REL
Raportimet për blerjen e energjisë nga Vuk Hamoviqi, deklarohet Kurti: Nuk ka asgjë të vëretë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “Politiko” tregoi edhe për çështjen e energjisë elektrike, për faktin që thuhet se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), blen energjinë elektrike nga Serbia, ose më saktë siç thuhet, nga Vuk Hamoviqi.
Kurti tha se nuk është e vërtetë që në qeverisjen e tij është blerë energji elektrike nga Serbia apo kompania e Vuk Hamoviqit. Ai tha se të gjitha këto janë dezinformata.
Kurti theksoi se gjatë qeverisjes së parë, kur ka qenë Kurti 1, është shkakruar nga bordi drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi i cili ishte përgjegjës për blerjen e energjisë elektrike nga Vuk Hamoviqi dhe kompania e tij EFT. Ai tha se në Kosovë janë vetëm KEDS-i dhe KESCO, ku KESCO blen energji elektrike në treg dhe KEDS-i ë rast të humbjeve që janë private.
“Nuk asgjë të vëretë aty, që të gjitha janë dezinformata. Në të kaluarën që EFT, një kompani serbe me pronar Vuk Hamoviqini ka shitur energji elektrike Kosovës, atëherë kur ka qenë drejtor i KEK-ut,Njazi Thaçi. Mirëpo siç e dini, Njazi Thaçi është shkarkuar nga bordi në Kurti 1, në pranverën e vitit 2020. Dhe sa jam unë kryeministër, nuk e vazhdon avazin e vjetër siç po thoni ju, EFT-ja dhe Vuk Hamoviqi. Ne në Kosovë e kemi KEDS-in dhe KESCO-n. KESCO-ja për furnizim blen energji elektrike në treg, KEDS-i në rast të humbjeve që janë private. Ka një anomali ku sidomos para 1 viti, çmimet e energjisë elektrike kanë qenë shumë të larta, diku rreth 700 euro për 1 megavat/orë, për shkak të linjava të koneksjonit”, shtoi tutje Kurti.
Kurti flet për sulmet dhe ofendimet ndaj tij, ka këtë mesazh të fortë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “Politiko” komentoi rastet e shumta ku është sulmuar verbalisht, duke marrë ofendime e sharje të ndryshme si nga qytetarët, ashtu edhe nga analistë e politikanë.
Kurti tha se nuk besonte që shoqëria jonë lëngon nga liria e shprehjes, por se lëngon nga cilësia e shprehjes.
“Unë nuk besoj se ne lëngojmë nga liria e shprehjes, nga cilësia e shprehjes mbase, por nga liria e shprehjes nuk besoj që lëngojmë”, shtoi tutje Kurti.
Ai tha se nuk ka pasur ndonjëherë në Kosovë, një situatë të këtillë që është sharë e ofenduar më së shumti ndonjë kryeministër para tij.
“Nuk ka pas një situatë të këtillë, ku Kosova qëndron kaq mirë sa i përket indekseve të demokracisë dhe të drejtave. E në anën tjetër nuk ka pasur një situatë të këtillë, ku kaq shumë është sulmuar, sharë e ofenduar kryeministri”, shtoi tutje Kurti.
E thotë Kurti: Nuk ka më kthim në periudhën e sundimit të krimit në veri të Kosovës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur mbi rastin me keqpërdorimet me rezervat shtetërore, akuzat mbi blerjen e energjisë elektrike, raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai në emisionin Politiko, ka thënë se Prokuroria është dashur të dërgojë hetues në zyrën e tij në kryeministri, për të marrë deklaratën e tij në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.
Kurti ka thënë se beson në përgjegjësinë e ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdarit lidhur me akuzat për rezervat shtetërore.
“Gjithçka që ka thënë ministrja Rozeta Hajdari, pas ngritjes së aktakuzës, është vërtetë e saktë. Natyrisht, e marr përgjegjësinë e plotë si kryeministër. Unë besoj se prokuroria ka bërë shkelje dhe jo ministrja Hajdari… Nëse ka akterë të tjerë, ka sërish mënyra për t’i adresuar këto. Nuk ka të bëjë me përgjegjësinë e ministres Hajdari”, tha Kurti.
Për më tepër, kryeministri në detyrë ka hedhur poshtë akuzat për shkelje ligjore në kontratat njëburimore me tenderë.
“Nuk kemi bërë asnjë shkelje ligjore dhe kemi detyruar të tjerët të respektojnë ligjin. Ka vend për reforma të thella në Prokurimin publik, por kjo është një çështje për mandatin tjetër”, tha Kurti.
Kurti ka folur edhe mbi akuzat mbi importimin e rrymës nga EFT-ja, kompani serbe me pronar Vuk Hamoviq.
“Të gjitha janë dezinformata. Sa jam unë kryeministër, EFT-ja nuk e vazhdon avazin e vjetër. KEDS-i blen energjinë në treg. KEK-u nuk blen energji nga Vuk Hamoviq. EFT-ja nuk fiton në Kosovë, Vuk Hamoviq nuk fiton në Kosovë”, tha Kurti.
Kryeministri në detyrë ka mohuar të ketë zbehje në raportet mes Kosovës dhe SHBA-së. Ai tha se kritikën më të madhe që ka marrë si kryeministër nga ndonjë zyrtar i SHBA-së, ka qenë në fund të majit 2023, kur katër kryetarët shqiptarë të komunave në veri shkuan në zyrat e tyre.
“Ne jemi miq përkundër për kundër kritikave… Veprimi ynë ka qenë ligjor e parimor. Integriteti, sovraniteti shtetëror, paqja e rendi publik janë të panegociueshme. A ia ka vlejtur barra qiranë? Sot mendoj se ia ka vlejtur. Të gjitha strukturat paralele serbe i kemi mbyllur. Shërbimet e inteligjencës kanë bërë një punë të shkëlqyeshme”, ka thënë Kurti.
Ai ka hedhur poshtë mundësinë e kthimit të gjendjes paraprake në veri, duke thënë se Kosova çdo herë do të fitojë si shtet ndaj çdo organizate kriminale.
“Në Kosovë sundimi i ligjit do të jetë gjithandej. Kthim në periudhë ku sundon krimi në veriun e Kosovës është e pamundur. Përpjekje mund të ketë sikurse sulmi në Ibër-Lepenc. A mund të ketë përpjekje për kthim? Po, por jam i sigurt se ato do të jenë dështim. Sa herë që provojnë, do të dështojnë dhe Kosova do të ngadhënjejë”, tha Kurti.
Albin Kurti flet për “Rezervat shtetërore”: Gjithçka që ka thënë Rozeta Hajdari për rezervat është e saktë

I pyetur për rezervat shtetërore dhe aktakuzën ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka dhënë një përgjigje në “Politiko”.
Ai ka thënë se i beson Rozeta Hajdarit dhe se çdo gjë që ka thënë ajo është e saktë. Sipas tij, Prokuroria Speciale është ajo që ka bërë shkelje.
Kurti tha se nuk mund të dyfishonte ministrat e tij sepse për atë arsye i cakton secilin prej tyre, por që e merr përgjegjësinë e plotë për çfardo rasti.
“Gjithçka që ka thënë ministrja ime Rozeta Hajdari në konferencën përkatëse për media, pas ngrites së aktakuzës, është e vërtetë dhe e saktë. Unë nuk mund të dyfishoj ministrat e mi, se për atë janë ministrat, që unë të mos jem aty, por natyrisht që e marr përgjegjësinë e plotë si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë besoj që Prokuroria me atë rast ka bërë shkelje dhe jo ministrja Hajdari.”, shtoi tutje Kurti.
E quajti opozitën “hajvanë”, Kurti arsyetohet: Nuk i kam quajtur të gjithë – deklarata lidhej me premtimet lajthitëse

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur për gjuhën e ashpër të cilën e ka përdorur gjatë fushatës zgjedhore të shkurtit, ku e quajti ish-opozitën si ‘hajvanë’.
Këtë të enjte në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun, Kurti deklaroi se nuk i ka quajtur të gjithë opozitën, porse e ka pasur për një pjesë të tyre.
Megjithatë, ai është arsyetuar duke thënë se ndoshta është dashur të gjejë ndonjë fjalë tjetër.
“Nuk është e vërtetë që i kam quajtur të gjithë opozitën ashtu. Ajo çfarë kam thënë unë, ka qenë raport me premtimet lajthitëse të cilët janë në rastin më të mirë, iracionale. Ato kishin të bëjnë me, ta zëmë, buxheti i shtetit, merreni me mend premtonin se do të jetë më i madh se bruto produkti vendor. Ose në anën tjetër thonin se do të rrisnin pagat 505 e pensionet 70%. Ose ka pasur premtime të tillaqë, paga minimale do të jetë edhe më e madhe sesa 50%shi i pagës mesatare në Kosovë. Pra, iracionaliteti lajthitës i këtyre premtimeve, ka bërë që unë të them ashtu siç thashë që ndoshta është dashur të gjejë ndonjë fjalë tjetër, veçse, që bëhet fjalë për lajthitje iracionale, bëhet. Pyesni kudo në botë, cilindo ekonomist, çka i bie kjo kur dikush thotë që, buxheti i shteti në mandatin e tij ose saj, do të jetë 50% më i lartë sesa bruto produkti vendor, ose që paga mestare do të jetë më e ultë se paga minimale.”, shtoi tutje Kurti.
Kurti distancohet nga gjuha e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve: S’e mbështes, secili mban përgjegjësi për vete

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është distancuar nga gjuhë e Sami Kurteshit në raport me mediat.
Kurti ka thënë se nuk pajtohet me përgjithësime të tilla.
“Unë jam kundër çfarëdo përgjithësimi dhe nuk e mbështes një gjuhë të tillë. Por, ta keni parasysh që njerëz të ndryshëm janë reagime të ndryshme dhe mbajnë përgjegjësi për veten”, ka thënë ai në Kanal 10.
Tutje, ai ka thënë se LVV është subjekt politik dhe nuk mund të marrë masa kryetari ndaj asnjë anëtari.
“Në jemi subjekt politik demokratik, nuk i merr ato masa kryetari. Ekziston statuti, edhe ai disiplinori ku adresohen këto çështje. Nuk mund të marrë kryetari masa ndaj një anëtari”, ka thënë Kurti.
