OPINIONTË FUNDIT

“Kemi mbet pa barna, e pa para” – Qytetari nga Kosova i bllokuar në Dubai tash e një muaj: Po shohim raketa çdo natë, ambasada vetëm na thotë “prisni”

Një qytetar nga Kosova ka mbetur i bllokuar në Dubai tash e më shumë se një muaj, si pasojë e luftës që ka shpërthyer në rajon, duke mos pasur mundësi të kthehet në vendlindje, raporton GazetaBlic.Ai për GazetaBlic, tregon se fillimisht kishin shkuar për pushime vetëm për një javë, por për shkak të situatës nuk kanë arritur të kthehen në Kosovë.
“Ne kemi mbet gati qe 1 muaj, ka cdo natë që shohim raketa duke gjujtë. Kemi ardh për 1 javë, tash janë bërë gati 1 muaj, na u kanë sos barnat, na u kanë sos paret po thuajse të gjitha dhe kemi mbet”, tha ai.Ai ka kërkuar ndihmë nga institucionet që të mundësohet kthimi i tyre sa më shpejt në Kosovë, mirëpo deri tani nuk ka marrë ndonjë ndihmë konkrete.
Sipas qytetarit, nga Ambasada e Kosovës u është thënë vetëm të presin, pasi janë në listë të pritjes për kthim.“Ambasadat po na thonë prisni, jeni në listë të pritjes, këtu na po nijmë që disa janë kthyer, vetëm ne kemi mbet këtu dhe amabasadat vetëm po thonë prisni. Absolutisht nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga ta”, përfundoi ai për GazetaBlic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *