OPINIONTË FUNDIT

“Kam qenë në KQZ më 2013 kur erdhi telefonata nga Brukseli ku…”, ish-deputeti i VV-së: Lista Serbe është produkt i PDK-së

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të fundit të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, lidhur me Listën Serbe, duke risjellë në vëmendje periudhën kur ky subjekt politik u krijua me përfshirje direkte të Qeverisë së atëhershme të PDK-së.

Rrustemi tha se si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vitin 2013, ka qenë dëshmitar i një telefonate nga Brukseli – ku zhvillohej dialogu mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve serbë – që njoftonte për themelimin e Listës Serbe.

Sipas tij, menjëherë pas kësaj, në Kosovë filloi një sërë ndryshimesh të paprecedenta në procesin zgjedhor për t’i hapur rrugë këtij subjekti.

Postimi i plotë:

Kam qenë në KQZ më 2013 kur erdhi telefonata nga Brukseli ku qeveria e PDK-së dialogonte me Daçiqin dhe njoftoi themelimin e Listës Serbe.

Disa ditë më pas filluan përshtatjen e dokumenteve për të mundësuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 2013.

U hoq mbishkrimi ” Republikë e Kosovës” nga formularët dhe dokumentet tjera; u hoq logoja e Republikës nga fletëvotimet; u përshtaten komisionet për interes të Listës Serbe; shkuan edhe në Serbi ekipe për t’ia mbledhur votat.

12 vite më vonë po shohim pasojat direkte për shtetin, për rendin kushtetues, për integrimin e serbëve po ashtu. U shkatërruan nismat politike të serbëve që pranonin shtetin e Kosovës.

Asnjëherë nuk kemi pa distancim a pendim të PDK-së nga ky veprim. Ndërsa sot kryetari i saj thotë: ” …e kanë Listën Serbe”. Si Kosovë e kemi peshqesh nga ju, e si partnerë e keni dëshmuar që e keni jo vetëm për pushtet, por edhe në opozitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *