OPINIONTË FUNDIT

“Ju lutem na sqaroni…!” – Publicisti me pyetje të forta për Osmanin, përmend edhe rolin e Ramës dhe përplasjet me Kurtin

Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj intervistave të fundit të ish-Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani duke ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me zhvillimet politike dhe raportet ndërinstitucionale brenda dhe jashtë vendit.

Përmes një reagimi publik në Facebook, ai i është drejtuar drejtpërdrejt Vjosa Osmanit, duke kërkuar sqarime mbi çështje që, sipas tij, kanë mbetur të patrajtuara nga intervistat mediatike, përcjell “Bota sot”.

Në qendër të reagimit të Nelës qëndron roli i faktorit ndërkombëtar dhe rajonal në vendimmarrjet politike në Kosovë, me theks të veçantë te raportet me Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai ngre dyshime për ndikimin e këtyre marrëdhënieve në zhvillimet e fundit politike, përfshirë edhe çështjen e mundshme të moskandidimit për një mandat të dytë presidencial.

Përmes një liste të gjatë pyetjesh, publicisti kërkon transparencë mbi takime, iniciativa ndërkombëtare dhe përfaqësimin e Kosovës në forume të rëndësishme, duke vënë në diskutim edhe koordinimin institucional dhe ruajtjen e sovranitetit shtetëror në arenën ndërkombëtare.

Shkrimi i plotë

Ju lutem na sqaroni znj.Presidente!

Dy herë e ndoqa intervistën e Zj Vjosa Osmani dhënë mbrëmë për Leonard Kërqukin!

E ndoqa mbrëmë direkt por edhe njëherë sot për tu siguruar se nuk më ka shpëtuar ndonjë vogëlsirë që mund të ndryshojë ekuacionin!

E nderuar Zj Presidente,

Ju kam ndjekur në të dy intervistat e dhëna si per Cim Pekën asht edhe Z. Kërquki!

Asnjëri prej tyre nuk ju pyeti për faktorin ‘Edi Rama’ gjerësisht i dyshuar si faktori kryesor në moskandidimin tuaj për një mandat të dytë!

Dua ta bëj të qartë që në fillim që përpos rezervave që kam patur për ju në momente të caktuara vazhdoj ta mendoj se do ishte në dobi të Kosovës rikandidimi juaj për një mandat të dytë presidencial!

Meqë gazetarët nuk ju pyeten më lejoni të ju pyes unë publikisht;

1.Çfarë ndodhi mes jush e kryeministrit Kurti nga Davosi deri në krisjen e madhe publike mes jush?

2.Kush e ftoi Edi Ramën në Prishtinë në prag të themelimit të Bordit të Paqes dhe çfarë u diskutua më të në zyrën tuaj?

Pse ai nuk doli në konferencë shtypi me nikoqirin që i shtroi tapetin e kuq por me juve?

3. A kishte dorë ai në ftesën për ju (përmes Jared Kushner), ftesë qe u bë vetëm disa orë para takimit për Bordin e Paqes në Davos?

4. Si është e mundur që atij iu dha fjala në samitin themelues të Bordit të Paqes në SHBA e jo juve?

5. A ishit dakorduar paraprakisht që ai të fliste në emër te Kosoves duke qenë se ju ishit perfaqësuesja prezente e Kosoves e jo ai?

Çfarë fshihet pas kësaj?

– Nëse po, a ishit dakorduar paraprakisht për tekstin e tij ne emër të Kosovës?

6. A mendoni se prononcimi i tij në emer të Kosovës kur ju ishit në sallë e dëmton statusin dhe sovranitetin politik te Kosovës në arenën ndërkombëtare?

– Nëse nuk ishit dakorduar pse nuk protestuat në emër të Kosovës gjatë apo pas takimit?

7. A besoni realisht se Edi Rama punon në interes të Kosovës?

8. Ju thatë kush punon edhe gabon! Cilat janë gabimet tuaja nëse keni dhe a keni ndonjê reflektim ndaj tyre?

9. Çfarë mendoni për letrën e përbashkët Rama-Vuçiq drejtuar Bashkimi Europian e te publikuar në FAZ vetëm pak ditë pas takimit të Bordit të Paqes?

A është kjo letër dhe ky bashkëpunim thikë pas shpine per Kosovën sovranitetin dhe shtetësinë e saj?

10. Ju vazhdoni t’i mëshoni ‘Rugovizmit’, por a mendoni se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të ulej e bisedonte me pinjollët e partisë se Dushan Mugoshës & Miladin Popoviqit që kanë vëlla Aleksandar Vuçiqin?

11. Edhe sa kohë do të vazhdojë naiviteti i udhëheqësve të Kosovës ndaj Tiranës së sotme Zyrtare e cila na ka dhënë jo pak prova se funksionon si shtojcë e Beogradit, kundër Kosovës?

Kur do ta kuptoni sa ju duan, si ju duan e për çfarë ju duan?

Ju lutem na sqaroni e na e largoni kete mjegull, Zj Presidente!

Faleminderit

14 komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *