Gjobitet me 300 euro një kompani ndërtimi në Mitrovicë, nuk vendosi masat e sigurisë
Gjobitet me 300 euro një kompani ndërtimi në Mitrovicë, nuk vendosi masat e sigurisë
Rastet kur kompanitë nuk respektojnë ligjin tashmë janë bërë të zakonshme.
Një kompani ndërtimi në Mitrovicë është gjobitur me gjobë prej 300 eurove, për shkak të mos vendosjes së masave të sigurisë.
‘’Pas ankesave të adresuara nga qytetarët, Inspektorët e Komunës së Mitrovicës dje kanë gjobitur një kompani ndërtimi me shumën prej 300 euro, pasi që në vendpunishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë, të cilat janë obligative’’, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se sipas Drejtorisë së Inspekcionit, kompania ndërtimore i kreu punimet ndërtimore në rrugën “Mbretëresha Teutë”, pa i plotësuar standardet e parapara të ndërtimit (nuk ka siguruar pusetat e kanalizimeve) andaj ndaj palës janë marr masa ligjore ndëshkuese.

Me këtë rast, punë kryerësi është obliguar menjëherë të vendos masat mbrojtëse në mënyrë që të evitohet rreziku për kalimtarët e rastit.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme një punëtor i Minierës “Trepça” gjeti vdekjen në vendin e tij të punës.
Në bazë të hetimeve fillestare dyshohet se minatori ra nga një objekt, ku me që rast ndërroi jetë./Lajmi.net/