OPINIONTË FUNDIT

​Gjermania “parashikon” se Osmani nuk do të vazhdojë të mbetet presidente

Ambasada gjermane në Prishtinë ka bërë dy “parashikime” se Vjosa Osmani nuk do të jetë më presidente e Kosovës.

Kjo kur u bë një njoftim në lidhje me takimin e sotëm që ambasadori Rainer Rudolph pati me shefen e shtetit të Kosovës. Në rastin e parë u tha se ky takim u mbajte para përfundimit të mandatit të saj ndërsa në të dytin kur ajo u urua për angazhimet e saj të ardhshme.

“Kosova dhe Gjermania ndajnë një përkushtim të fortë ndaj lirisë dhe demokracisë: Në një takim me Presidenten Vjosa Osmani, para përfundimit të mandatit të saj, ambasadori Rainer Rudolph i dhuroi një libër mbi historinë e Murit të Berlinit – si një kujtesë se si vendimet politike mund të ndajnë, por edhe të bashkojnë njerëzit”, thuhet në pjesën e parë të këtij njoftimi.

Ndërsa në të dytën thuhet se “ai (ambasadori) shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të saj. Urime të përzemërta për Presidenten Osmani për angazhimet e saj të ardhshme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal!”.

Mandati i Osmanit, nëse ajo nuk zgjedhet prapë presidente, përfundon më 5 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *