OPINIONTË FUNDIT

Fushë-Beteja e Bratislavës dhe fitorja e dardanëve!

Të enjten e shkuar në mbrëmje u luajtën ndeshjet e para elleminatore për Play-off, me qëllim kualifikimin për kampionatin Botëror 2026 në SHBA dhe Meksikë. Ishin në garë të dy skuadrat e dy shteteve shqiptare, Kombëtarja e Shqipërisë me Poloninë dhe Kombëtarja e Kosovës me Sllovakinë. Një duel midis dy shteteve të vogla dhe dy shteteve me eksperiencë në futboll. Shqipëria humbi ndaj Polonisë 2:1, ndonëse ajo ishte në avanthazh në fillim. Por mesa duket futbollistët kuq e zi u dehën nga goli i shënuar, u vetëkëmaqën dhe përfundimisht e humbn betejën për kualfikim.

Kosova veproi ndryshe. Sllovakët shënuan të parët. Më pas dardanët barazuan. Sllovakët shënuan sërishmi dhe dolën në avantazh. Dardanët barazuan. Më pas Kosova shënoi edhe dy gola të tjerë. Në munitat e fundit të ndeshjes Sllovakia shënoi golin e tretë, por dardanët kishin shënuar tashmë katër gola. Fitorja shkoi për dardanët. Ata u kualifikuan për të vazhduar garën të martën e ardhshme me 31 mars në Prishtinë, duke pasur përballë kombëtaren turke.

Ne e lexojmë këtë sukses si sukses sportiv. Dhe në fakt i tillë ësht e duhet të jetë. Por Kosova është rast specifik. Ajo ka nevojë të konfirmohet si shtet i pavarur. Flamuri i Kosovës në kampionatin botëror të këtij viti do të bënte që vendi ende i panjohur ndërkombëtarisht, së paku të njihet përfundimisht nga pikëpamja morale. Fitorja në Bratislavë e çoi Kosovën një hap larg botërorit. Nëse kapërcen dhe pengesën e fundit dhe e fiton ndeshjen me Tuqrinë, atëherë flamuri i Kosovës do të renditet në mesin e flamujve më të spikatur të botës. Praktikisht Kosova jo vetëm shënohet në hartën e botës si shtet, por madje në mesin e shteteve më të suksesshme të globit.

Fushë-Beteja në Bratislavë ishte sukses edhe në dimensione të tjera. Nëse qeveria e Sllovakisë do të kishte minimumin e dinjitetit, atëherë ajo duhej ta njihte Kosovën shtet sovran e të pavarur të nesërmen e asaj ndeshjeje. Por nuk jetojmë kohën e dinjitetit. Eshtë e tepërt ta pretendojmë atë në një botë të padinjitetshme. Megjithatë fitorja e dardanëve ishte një gozhdë politike për Sllovakinë dhe katër vendet e tjera të BE-së, të cilat nuk e njohin ende shtetin e Kosovës. Tri prej tyre, Greqia, Rumania dhe Spanja ka shumë gjasa ta njohin shtetin e Kosovës, nëse dardanët tanë shkojnë në botëror. Të shohim se si do të shkojnë ngjarjet. Por është logjike se Kosova do të kualifikohet. Sepse fitorja u takon gjithmonë njerëzve me zemër të fortë e gjithashtu me zemër të madhe.

Beteja futbollistike e Bratislavës ka lënë dhe do të shënojë gjurmë të pashlyeshme. Kosova e injoruar prej politikës doli fituese në betejën e sportit më popullor në botë. Kjo ësht forca dhe vitaliteti i dardanëve. Kosova prodhon gjithmonë fitore dhe supriza në sport. Në xhudio, e sporte të tjera, e sidomos në futboll. Eshtë hera e parë që një vend me më pak se dy dekada shtet, bëhet protagonist në këtë shkallë për t’u kualifikuar në kampionatin më të rëndësishëm të globit. Ka shumë gjasa se miliarda spektatorë do të gjenden në qershor-korrik para ekraneve televizive e në stadiume duke ndjekur betejat e Kosovës në fushat e gjebërta të Amerikës dhe Meksikës.

Nëse ndodh kjo, merita u takon futbollistëve të Kosovës, trajnerit, presidentit të Federatës së Futbollit, tifozëve dardanë me plisa e pa plisa, atyre tifozëve që valvisin flamurin e Kosovës apo atë kuq e zi. I takon shoqërisë kosovare, e cila prodhon talente të te gjitha fushave. Dhe talentet në kohën tonë janë ushtria e fitores përfundimtare me Serbinë, e cila do ta ndjekë kampionatin botëror nga ekrani i televizorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *