Familja e Haki Imerit thirrje partive: Presidenti të jetë figurë neutrale, në frymën e sakrificës së familjes Jashari
Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, duke hedhur mesazhe të forta për unitet dhe përgjegjësi në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës.
Në një postim drejtuar miqve dhe opinionit publik, familja Imeri ngre pyetjen nëse tri partitë e mëdha politike janë pranë një marrëveshjeje për të mbështetur një kandidat të përbashkët për postin e Presidentit., shkruan “Bota sot”
Duke iu referuar historisë së luftës çlirimtare, ata theksojnë se në familjen legjendare Jashari lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, aty ku – sipas tyre – nisi liria dhe u dëshmua fryma e sakrificës dhe flijimit të pashembullt në histori.
Sipas familjes Imeri, Presidenti duhet të jetë figurë neutrale dhe simbol i besimit qytetar, duke lënë të kuptohet se posti i kreut të shtetit duhet të ngrihet mbi interesat partiake dhe përçarjet politike.
Lexo detajet në koment:
-Të dashur miq,
-A janë tri partitë e mëdha pranë një marrëveshjeje për të mbështetur një kandidat të përbashkët😘?
-Në familjen legjendare Jashari lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
-Aty nisi liria.
-Aty e gjejmë frymën e sakrificës, flijimin e pa degjuar ne histori te njerezimit .
-Dhe aty e gjejmë lehtë edhe Presidentin që i duhet sot Kosoves.
-Koha kërkon pastërti.
-Kërkon unitet.
-Kërkon përgjegjësi.
-Presidenti duhet të jetë neutral, simbol i besimit qytetar..
