Emmerson: S’ka prova – dëshmitari pretendoi se e kishte njohur Veselin, Prokuroria u tërhoq një javë para nisjes së gjykimit
Emmerson: S’ka prova – dëshmitari pretendoi se e kishte njohur Veselin, Prokuroria u tërhoq një javë para nisjes së gjykimit
Avokati mbrojtës i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson sot ka mbajtur fjalën e parë mbrojtëse para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës.
Mes shumë mbrojtjesh brenda përbrenda fjalës së tij, ai komentoi edhe tërheqjen e një dëshmitari, një javë para nisjes së gjykimit, përcjell lajmi.net.
Rasti kishte të bënte me një pretendim të një dëshmitari (tashmë i vdekur), që përmes një letër-dëshmie kishte thënë që e kishte parë Veselin në Kukës.
Por, një javë para se ky gjyq të niste, Prokuroria njoftoi mbrojtjen se ky dëshmitar kishte gabuar tërësisht në identifikimin e Kadri Veselit.
“Nuk ekziston as edhe një person i vetëm që ata (Prokuroria) propozon ta ftojë që ta ketë parë ndonjëherë Kadri Veselin duke bërë ndonjë gjë as për së afërmi të papërshtatshme. Deri javën që shkoi ishte një dëshmitar në listën e dëshmitarëve të Prokurorisë, megjithëse ai ishte i vdekur dhe megjithëse deklarata e tij ishte vetëm në letër, ishte një dëshmitar i Prokurorisë i cili ka pretenduar se e kishte parë një herë në një rast, Veselin në Kukës, duke intervistuar një të ndaluar që do ta ndalonte atë (Kadri Veselin) diku në aktakuzën që Prokuroria po e ndërton këtu.
Por, ishte e qartë që në fillim, pasi pamë deklaratat dhe dëshmitë e mëvonshme të këtij dëshmitari, se ky dëshmitar kishte gabuar tërësisht në identifikimin e Kadri Veselit. Dhe në të vërtetë ai e kishte thënë vetë këtë. Arsyet për këtë janë të shtjelluara në dosjen tonë paraprake, paragrafi 53, pika E. Javën që shkoi në prag të gjykimit, Prokuroria e njofton mbrojtjen se tash e pranon se ky dëshmitar, kishte gabuar me identifikimin e z. Veseli”.