TË FUNDIT

Edhe Bilall Sherifi në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Edhe Bilall Sherifi në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ka rifilluar sërish seanca gjyqësorë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliriemtare të Kosovës në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Pas deklarimit të mbrojtjes së ekipit të ish-rpesidentti, Hashim Thaçi dhe deklarimit pa betim të vetë atij, tani deklarimin e tij mbrojtës është duke e bërë edhe avokati Ben Emmerson, i cili është edhe avokat mbrojtës i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Emmerson është duke paraqitur provat e tij mbrojtëse sa i përket akuzave me të cilat ngarkohet Veseli.

Por ajo çfarë bie në sy është se i pranishëm në këtë seancë është dhe ish-shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi.

Sherifi po qëndron i ulur prapa ekipit të Kadri Veselit, ndërsa siç mësohet ai është pjesë e ekipit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Krasniqi dhe Sherifi ndryshe ishin edhe bashkëpartiak në kuadër të Nismës Socialdemokrate.

Seanca për ish-krerët e UCK-së në Speciale është duke vazhduar./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *