“E vërteta u dhemb atyre që sulmojnë LDK-në”: Familja Imeri mbështet reflektimin e Abdixhikut
Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka reaguar sot lidhur me veprimet dhe deklaratat e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas familjes, reflektimi i Abdixhikut është një hap i rëndësishëm dhe i shëndetshëm për partinë dhe vendin.
Familja thekson se sot Abdixhiku po sulmohet, jo kritikohet, dhe akuzon disa prej mediave për sulme politike.
Në reagim gjithashtu theksohet se vetëm me bashkëpunim Lidhja Demokratike e Kosovës mund të ecë përpara:
“Bashkëpunimi i LDK-së me LVV-GUXO për të zgjedhur Presidentin forcon frymën e bashkëpunimit dhe frymën e shtetndërtimit”.
Postimi i plotë:
Lumir Abdixhiku siç po shihet ka reflektuar.. Reflektimi është gjithmonë i mirëseardhur. Është i rendeshishem për Kosovën. Është i shendetshem për LDK. -Sot ai po sulmohet, nuk po kritikohet.. -Sulmohet nga ata “operatorë politikë” të veshur si gazetarë qe dikur i thurnin elozhe .. -Lidhjet e tyre me qarqe kriminale janë të deshmuara .. -Kjo po ndodh për një arsye. -Abdixhiku e pranoi të vërtetën.. -Dhe atyre e verteta u dhemb . -Vetëm me bashkëpunim Lidhja Demokratike e Kosovës ec përpara. -Bashkepunimi i LDK-se me LVV-GUXO per te zgjedhur Presidentin e forcon frymen e bashkpunimit dhe frymen e shtetndertimit..
