OPINIONTË FUNDIT

“E vërteta që partitë nuk duan ta pranojnë” – Tali shpjegon dy arsyet kryesore të krizës së presidentit në Kosovë

Pas përplasjes së vazhdueshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar dialogun në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.

Megjithatë, pyetja që lind natyrshëm është nëse është realiste të presim që partitë politike të lënë mënjanë dallimet dhe inatet historike për të arritur një zgjidhje të përbashkët. Përkundër rëndësisë së unitetit politik, bashkëpunimi ndërmjet partive në Kosovë ka qenë shpesh i ulët, duke e bërë sfidën për një konsensus të gjerë jashtëzakonisht të ndërlikuar.

E në lidhje me këtë temë për “Bota sot” foli Driton Tali, i cili zbërtheu dy arsyet kyçe që kanë sjellë “krizën e presidentit”.

ImageDriton TaliFoto galeri
“Për këtë krizën e (mos)zgjedhjes së Presidentes/it unë i shoh dy arsye kryesore. Njëra është paradigma politike e kultivuar pas luftës dhe tjetra besimi i opozitës se në zgjedhje pa mërgatën opozita do dali më mirë andaj logjikisht do të ketë edhe më shumë fuqi negociuese për koalicionin qeveritar të radhës”.

Për këtë Tali, përmendi mënyrat se si janë zgjedhur ndër vite presidentët e shtetit.

Në këtë rast, përmendi edhe faktin se pse partitë nuk e mirëpriten idenë e Kurti për një president jopartiak, derisa foli edhe për kalkulimet e mundshme për zgjedhjet.

Këtu, tha se, opozita shpreson se nëse mbahen zgjedhjet në një kohë kur nuk vijnë shumë mërgimtarë, atëherë ajo rritet elektoralisht, derisa LVV bie.

“Siç jemi dëshmitarë, nga paslufta, pra nga 2002 kur u krijua “qeveria e parë” e pasluftës, u nis “kultura e koalicioneve” qeveritare. Në këtë mënyrë në vazhdimësi është zgjedhur edhe presidenti.

Pra, pse nuk u mirëprit me entuziazëm ideja e z Kurti për një president/e konsesnual jo partiak është paradigma politike – opozita me/pa të drejtë (varësisht cilit taborr i takon) e kërkon hisen e vet në qeveri.

Dhe arsyeja e dytë janë mërgimtarët e shumtë që tradicionalisht vijnë në Kosovë për festimin e Vitit të Ri, shumica dërmuese e të cilëve e votuan Vetëvendosjen.

Prandaj, sipas opozitës, nëse zgjedhjet mbahen në një datë kur mërgata nuk mund të vijë në masë të madhe, Vetëvendosjes do t’i bie përqindja”.

Në fund, Tali për “Bota sot” ritheksoi qartë se, “…këto dy janë arsyet kryesore, të tjerat që po i dëgjojmë janë retokrikë për mos të thënë demagogji”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *