OPINIONTË FUNDIT

Dugolli i ashpër ndaj Osmanit: Pse ky mllef tani kur Kurti s’e kritikoi asnjëherë?

Deputeti nga radhët e LVV, Enver Dugolli përmes një postimi në Facebook ka folur në lidhje me deklaratat e ish-presidentes Vjosa Osmani.

Ai thotë Albin Kurti gjithmonë ka treguar respekt ndaj Vjosa Osmani dhe nuk e ka kritikuar publikisht, edhe kur kanë pasur mospajtime, përcjell “Bota sot”.

Ai shpreh habi pse tani po krijohet tension dhe lë të kuptohet se mund të ketë interesa pas kësaj situate, duke theksuar se bashkëpunimi dhe mirëbesimi duhet të jenë më të rëndësishme se konfliktet.

Postimi i plotë

5 vite në postin e Presidentes, dhe z. Kurti nuk tha asnjë fjalë të keqe për zonjën Osmani. Nuk e bëri këtë as atëherë kur ajo i cilësonte veprimet e Qeverisë për shtrirjen e rendit, ligjit dhe sovranitetit në Veri si “lojë bixhozi”.

Madje, as më herët, kur të tjerët e nxorën jashtë nga partia, ai nuk pati asnjë fjalë të keqe; përkundrazi, i ofroi bashkëpunim të sinqertë dhe e mbështeti për presidente.

Prej nga ky mllef tani? Z. Kurti ende nuk ka thënë asnjë fjalë të keqe për znj. Osmani. Pse vallë ky nxitim dhe cili është interesi në këtë moment?

Pozitat vijnë e shkojnë, por bashkëpunimi dhe mirëbesimi janë virtyte që duhet të qëndrojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *