OPINIONTË FUNDIT

Çështja e Presidentit, Vetëvendosje befason me veprimin e fundit

Vetëvendosje ka befasur me veprimin e fundit për Presidentin, ku kanë thënë se akoma janë të hapur për të diskutuar për këtë çështje dhe se kjo temë nuk është shjterrur.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të shmangen nëse partitë politike gjejnë konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri. Në një bisedë për RTV21, deputeti Rrustemi tha se LVV-ja është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme nëse ato janë të pashmangshme.

“Nuk janë shteruar, për shkak se koha ka qenë shumë e shkurtër; çështja është te vullneti. Nëse partitë politike kanë vullnet për t’i dhënë vendit një president dhe për t’iu shmangur zgjedhjeve, kjo është e mundur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.”, tha Rrustemi.

Theksojmë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ia ndalon Presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri më 31 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *