Kurtit i ka rënë nise t’a pastroj plehun që lanë pas vetes opozitarët e sotëm
Shqiptarët shesin, Serbia blen kohë!
Nga Kim Mehmeti
Siç duket, nga gjithë popujt që luftuan kundër regjimit të Millosheviqit, vetëm kroatët me kohë e kishin kuptuar se që të kesh shtet të qëndrueshëm dhe që të mos u lësh pasardhësve në trashëgimi një vend jostabil, nuk duhet atë ta ndërtosh mbi marrëveshje të nënshkruara me serbët. Dhe për ta arritur këtë ata ndërmorën fushatën ushtarake të quajtur ‘Stuhia’ (‘Olluja’) me çka i zhbënë të gjitha ‘autonomitë’ serbe brenda Kroacisë.
Mbase këtë e dinin edhe boshnjakët, por dikush ata i pengoi që të futeshin e ta çlironin edhe Banja Llukën dhe kështu serbëve ua mundësuan që ky joshtet i sotëm të varet vetëm nga vullneti i tyre.
E kalimthi thënë, ka pohime se ata ‘dikush’ që donin një Bosnje të kontrolluar nga Beogradi, ishin disa të ‘mëdhenj’ që frikoheshin nga ‘formimi’ i një shtet ‘islamik’ në mes të Evropës?!
Pa dyshim se edhe drejtuesit e UÇK-së e kanë ditur se një Kosovë e varur nga Serbia, nuk është ai shtet që e ëndërronte shqip..
Read More