TË FUNDIT

TË FUNDIT

Sulmohet një zyrtar policor në Jarinjë

Një zyrtar policor është sulmuar të martën në pikëkalimin kufitar në Jarinjë nga një person i cili ishte ndaluar për procedura policore.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, ndërkaq i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.

“PKK. Jarinjë 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar, ndërkaq zyrtari ka pranuar tretman mjekësor.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar disa herë në veri të vendit.

Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se edhe në veri të vendit tonë, si në çdo cep të Republikës së Kosovës do të ketë zero tolerancë ndaj çdo veprimtarie që cenon rendin publik dhe sigurinë tonë kombëtare.

Read More
TË FUNDIT

Sulmohet një zyrtar policor në Jarinje

Sulmohet një zyrtar policor në Jarinje

Një person ka sulmuar fizikisht një polic në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinje, dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur të kufirit, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur të martën derisa qytetari ishte ndaluar nga Policia për procedura policore.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti është duke u hetuar derisa zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Read More
TË FUNDIT

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, pretendohet të kryhet për 25 muaj

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, pretendohet të kryhet për 25 muaj

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është publikuar njoftimi për prokurim, për shërbimet konsulente për rishikim të dizajnit dhe mbikëqyrje të punimeve në rrugën N2 Prishtinë-Mitrovicë.
Ministri Aliu ka shkruar në Facebook se shërbimet në fjalë priten të mbulojnë një periudhë 25 mujore.

Ai ka ftuar kompanitë vendore dhe ndërkombëtare të dorëzojnë propozimet e tyre.

Sipas ministrit të Infrastrukturës, është planifikuar që për periudhën 25 mujore, 3 muaj të zgjasë shqyrtimi i dizajnit, përgatitja e dosjes së tenderit, prodecudrat dhe vlerësimi i ofertave, 20 muaj të jetë mbikëqyrja e punimeve, dhe dy muaj periudha finalizuese e projektit.

Postimi i plotë i ministrit Aliu:

Sot është publikuar njoftimi specifik për prokurim për shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në Rrugën N2 Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi 9.78 km.

Shër..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Sonte bëhen dy vjet nga zgjedhja e Qeverisë, gjatë kësaj kohe buxhetit iu shtuan 760 milionë euro për dy vit

Kurti: Sonte bëhen dy vjet nga zgjedhja e Qeverisë, gjatë kësaj kohe buxhetit iu shtuan 760 milionë euro për dy vit

Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.
Me këtë rast, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se sonte në ora 19:48, bëhen dy vjet prej zgjedhjes së Qeverisë.

“Nesër në këtë kohë bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë.Shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhurit e popullit, për të bërë ndryshimin me një kabinet të përzgjedhur për të realizuar potencialin. Sot pandemia COVID-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët, e nganjëherë sureale, por është dhembja për humbjen e familjarëve e miqve që na kujton rrezikun që kemi jetuar vetëm dy vjet më parë.Dy vjet më parë, në mars të vitit 2021 për fat të keq të qytetarëve tanë, Kosova nuk kishte asnjë kontratë për vaksina. E tillë ishte e vetmja në rajon pasi qeveria paraprake kishte dështuar t’..

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq: Marrëveshja e fundit me Kurtin, nuk nënkupton njohje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë përmes Instagramit se marrëveshja e fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nuk nënkupton njohje.

Ai tha se nuk bëhet fjalë as për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare, përcjell Gazeta Express.

“Që të mos ketë interpretime korruptive dhe të rreme, dhe nuk kam fare frikë të them saktësisht të njëjtën gjë në fytyrën e të gjithëve – për Serbinë nuk bëhet fjalë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, për anëtarësimin e të ashtuquajturës Kosovë në Kombet e Bashkuara, organizatat, institucionet dhe agjencitë e OKB-së. Pikë”, shkroi Vuçiq.

Read More
TË FUNDIT

BE dhe SHBA kërkojnë zbatimin e marrëveshjes

BE dhe SHBA kërkojnë zbatimin e marrëveshjes

Shefi i politikës së Jashtme të BE Josep Borrell, tha se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, do të mbikëqyret nga një komision i përbërë nga të dyja vendet dhe Bashkimi Evropian. Ajo është ligjërisht e obligueshme.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i njoftoi ministrat e jashtëm të BE-së, për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 18 mars. Sipas Borrell, kjo është një arritje e madhe dhe, siç tha, “më nuk do të jemi në gjendje krize, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më parë me 27 shkurt në Bruksel”.

“Këto marrëveshje hyjnë në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk ishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por të dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane përsëriti që Prishtina zyrtare e ..

Read More
TË FUNDIT

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast “Lëndim i rëndë trupor”, i ndodhur para dy ditësh në rrugën “Astrit Rushiti”.
Sipas policisë,në këtë rast është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Në lidhje me rastin një person mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, i cili ishte lënduar me mjet të fortë, si pasojë e lëndimeve të marra të shkaktuara nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policor kanë konfiskuar një karikator me katër fishekë të cal. 7.62 mm, një gëzhojë dhe një fishekë të pa shkrepur.

Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dhunoi një femër të mitur dhe e incizoi aktin, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Dhunoi një femër të mitur dhe e incizoi aktin, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person i dyshimtë për dhunim.
Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së dhunimit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.

Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Suharekë.

Por sipas raportimeve në para në lidhje me këtë rast është theksuar se në këtë rast të përfshirë ishin dy persona të dyshimtë, të cilët dyshohet se kishin dhunuar 15 vjeçaren.

Madje të njëjtit gjatë dhunimit theksohet se ata kishin incizuar rastin. Madje i arrestuari në këtë rast, 35 vjeçar kishte pranuar pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur dhe të gjithë aktin e ka regjistruar me videoincizim..

Read More
TË FUNDIT

Vrasje në tentativë në Ferizaj, arrestohen dy persona

Vrasje në tentativë në Ferizaj, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë në Ferizaj.
Arrestim i i tyre është bërë nën dyshimin se të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Gjakovë: Një e moshuar gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Gjakovë: Një e moshuar gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Një grua e moshuar dyshohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Gjakovë.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore, në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Read More