Dobësohet VV-ja, Humolli lë partinë e Kurtit – ulet si deputet i pavarur
Dobësohet VV-ja, Humolli lë partinë e Kurtit – ulet si deputet i pavarur
Deputeti Fatmir Humolli siç duket edhe zyrtarisht e ka braktisur Vetëvendosjen.
Ai sot madje as nuk është ulur në anën e këtij grupi parlamentar, shkruan lajmi.net.
Në seancën e sotme, ai është ulur në një anë krejt tjetër të sallës, si deputet i pavarur.
Në një deklaratë dhënë mbrëmë lajmi.net, Humolli tha se Qeveria Kurti nuk ka koncept të njëjtë me të në raport të mbajtjes së fjalës në raport me qytetarët dhe në këtë formë s’mund të jetë më pjesë e grupit parlamentar të VV-së.
“Arsyet janë se Qeveria aktuale nuk i sheh gjërat qysh i shoh unë, në zhvillimin e vendit dhe mbajtjes së fjalës në raport me qytetarët, mendoj se ka dalë prej atyre gjërave andaj nuk mund të jem më pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”, ka thënë Humolli.
Ai ka bërë të ditur se të gjitha kërkesat e tij i ka adresuar me kohë edhe tek kryetari i partisë, aktualisht edhe kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, por që nuk ka parë nd..
Read More