TË FUNDIT

TË FUNDIT

AAK thërret konferencë për medie

AAK thërret konferencë për medie

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur një konferencë për medie.
Kjo konferencë, sipas një njoftimi dërguar mediave, bëhet e ditur se do të mbahet në ora 12:00, përcjell lajmi.net.

Arsyeja nuk është bërë e ditur, kurse vendi po, në hollin e Kuvendit të Republikës.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Të nderuara media,

Nesër me fillim në ora 12:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ju ftojmë ta përcillni këtë ngjarje!

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

AAK

Read More
TË FUNDIT

​Fëmijët në Utah nuk do të mund të përdorin rrjetet sociale pa lejen e prindërve

​Fëmijët në Utah nuk do të mund të përdorin rrjetet sociale pa lejen e prindërve

Utah është bërë shteti i parë në SHBA që kërkon nga kompanitë e mediave sociale të marrin pëlqimin e prindërve përpara se të lejojnë të miturit të hyjnë në platformat e mediave sociale.
Ligji i nënshkruar dje nga guvernatori i shtetit federal Utah, Spencer Cox, synon të mbrojë fëmijët nga rreziqet e mundshme në internet.

“Ne nuk do të lejojmë më kompanitë e mediave sociale të dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve tanë”, tha Cox.

Ligji kërkon që kompanitë e mediave sociale të verifikojnë që përdoruesit në shtet të jenë 18-vjeç ose më të vjetër për të hapur një llogari.

Përveç kësaj, kompanive u ndalohet të përdorin dizajne ose veçori që çojnë në varësi tek të miturit në platformën e mediave sociale.

Kompanitë mund të gjobiten me 250 mijë dollarë për ekspozimin e fëmijëve ndaj veçorive dhe modeleve që shkaktojnë varësi, plus 2.500 dollarë për çdo fëmijë. /AA/

Read More
TË FUNDIT

Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të VV-së, vetëlavdërohen për dyvjetorin e qeverisjes

Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të VV-së, vetëlavdërohen për dyvjetorin e qeverisjes

Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe Mërgatë, si dhe me kryetarët e qendrave të organizatës së Gruas për Vetëvendosje(GVV).

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, sekretari organizativ i LV-së, Alim Rama, koordinatori i qendrave, Valon Hoti, si dhe sekretarja organizative e organizatës së Gruas për VETËVENDOSJE! (GVV), Agnesa Kastrati.

Në këtë mbledhje u diskutua për situatën politike në vend, por nuk u përmend hiq marrëveshja e Ohrit.

“Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Këtë javë Qeveria ka shënuar dy vjetorin e saj, me shumë të arritura, punë të përfunduara e një mori sosh në progres e sipër.Ai para përfaqësuesve të qendrave numëroi në hollësi të arriturat e Qeverisë sipas fushave e ministrive përgjatë këtyre dy viteve qeverisje”, thuhet në njoftimin e VV’së.

Read More
TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Mitrovicë, 6 persona dërgohen në spital

Aksident i rëndë në Mitrovicë, 6 persona dërgohen në spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, gjegjësisht te vendi i njohur si Tuneli i Parë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për lajmi.net e konfirmoi aksidentin, duke dhënë edhe informatat preliminare.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë; në aksidnet janë përfshirë dy vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime”, tha ndër tjerash Zahiti.

Më poshtë edhe pamjet e siguruara nga redaksia jonë, ndërsa do t’ju njoftojmë për çdo informacion të ri lidhur me aksidentin respektiv dhe jo vetëm.

Read More
TË FUNDIT

“Të pamatura dhe joserioze” – Këshilli Prokurorial i kundërpërgjigjet ministres Haxhiu

“Të pamatura dhe joserioze” – Këshilli Prokurorial i kundërpërgjigjet ministres Haxhiu

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), deklaron se vendimi i Gjykatë Kushtetuese për Ligjin e KPK’së, vërteton plotësisht qëndrimet dhe shqetësimet e shprehura publikisht të përfaqësuesve të sistemit prokurorial, në mënyrë që ky ligj të mos miratohej si i tillë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës deklaron se edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është keqpërdorur sërish fjala e lirë, keqpërdorim ky, i cili është dhe mbetet kryekëput jashtë të drejtës demokratike dhe aq më tepër kur ai vjen nga zyrtarët më të lartë të shtetit, duke përmendur deklarimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Edhe sot u dëgjuan deklarime të tilla nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën për medie, të cilat përkojnë me një pamaturi dhe joseriozitet aq të theksuar saqë shkojnë deri në kontestim të akteve që dalin nga institucioni më i lartë kushtetues, duke pohuar se “më e rëndësishmja për të ..

Read More
TË FUNDIT

Shtesat për fëmijë, i vetmi premtim i Kurtit që u realizua në tërësi për dy vjet qeverisje

Shtesat për fëmijë, i vetmi premtim i Kurtit që u realizua në tërësi për dy vjet qeverisje

Nga gjithë premtimet e shumta që ka bërë kryeministri Albin Kurti, dikur si opozitar, i vetmi që është realizuar plotësisht është ai për shtesa të fëmijëve. Që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të jenë përfitues e shtesave prej 10 e 20 eurove, varësisht nga mosha e tyre.

Edhe pse shpesh u kritikuan për shumën jo aq të mjaftueshme financiarisht, në fakt kjo është hera e parë që ndahen shtesa për fëmijë nga shteti. Ndërsa, në buxhetin e miratuar në Kuvend, Qeveria Kurti për vitin 2023 ka ndarë 60 milionë euro për shtesa për lehona dhe fëmijë.

Vlen të theksohet se Kurti edhe gjatë prezantimit të programit qeveritar për mandatin e tij 4-vjeçar, kishte ndarë 45 milionë euro shtesa për fëmijë apo shtesa për lehonat, të cilat janë po ashtu përfituese të projekteve të mirëqenies sociale të propozuara nga Qeveria Kurti II.

“Do të fillojmë zbatimin e programit..

Read More
TË FUNDIT

Memli ​Krasniqi kujton martirët dhe dëshmorët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit

Memli ​Krasniqi kujton martirët dhe dëshmorët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me nderim dhe dhembje, sot ka kujtuar 75 martirët e Celinës, 69 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit, të cilët u masakruan nga makineria gjenocidale e Serbisë, para 24 vitesh.

Ai ka kujtuar me mall edhe gjyshin tim, Hysni Zhuniqin, që u vra po këtë ditë, bashkë me familjarë të shumtë, në masakrën e fshatit Fortesë, ish-Bellacërrkë.

“Këto masakra, nuk mundën as të ndalin e as të tjetërsojnë gatishmërinë e popullit tonë për liri, për fuqizimin e ndjenjës e veprimit çlirimtar kundër okupatorit serb. Andaj, ata mbesin në mbamendjen e popullit tonë si dëshmi e përkushtimit të paepur për liri. Sot e gjithmonë, do t’i kujtojmë të gjithë dëshmorët e martirët e kombit, të cilët ranë në altarin e lirisë, me zotimin se ideali i tyre për shtet të lirë, për Republikën e Kosovës, do të fuqizohet e ndërtohet çdo ditë e më shumë, duke mo..

Read More
TË FUNDIT

Ish-deputetja e VV-së mbështetë marshin për drejtësi të iniciativës “Liria Ka Emër”

Ish-deputetja e VV-së mbështetë marshin për drejtësi të iniciativës “Liria Ka Emër”

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi Goodman ka thënë se është tejet e rëndësishme që të gjithë, pa përjashtim, si shoqëri dhe si shtet, të dalin në marshin për drejtësi, në mbështetje të çlirimtarëve tanë, të organizuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”.

Vasfije Krasniqi Goodman ka shkruar në Facebook se Drejtësia – kaq shumë e kërkuar nga ajo dhe mbi 20 mijë gra tjera në Kosovë, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, nuk erdhi asnjëherë.

“Kriminelët serbë, shkaktarë të këtyre dhunimeve, akoma enden të lirë nëpër Serbi. Fatkeqësisht, sot, të vetmit të cilët po ballafaqohen me një proces gjyqësor janë çlirimtarët tanë, ish-krerët e UÇK-së. Prandaj, është tejet e rëndësishme që të gjithë, pa përjashtim, si shoqëri dhe si shtet, të bëhemi bashkë dhe të dalim në Marshin për Drejtësi në mbështetje të çlirimtarëve tanë, të organizuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”. Ju ftoj që ..

Read More
TË FUNDIT

S’iu ndal postbllokut të policisë, shqiptari hedh kokainën nga dritarja dhe aksidentohet

S’iu ndal postbllokut të policisë, shqiptari hedh kokainën nga dritarja dhe aksidentohet

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e djeshme për drogë në zonën e Fontanellatos
Mediat italiane raportojnë se shqiptari pa vendbanim kishte precedent të mëparshëm në trafikun e drogës.

Gjithçka nisi në orët e vona të pasdites në Casalbarbato di Fontanellato, kur patrulla e angazhuar në një postbllok urdhëroi të ndalonte një makinë që kalonte, por shoferi duke iu shmangur sinjalit, përshpejtoi dhe iku.

Gjatë ndjekjes, policia e kuptoi se ai hodhi një qese nga dritarja. Pas pak minutash për shkak të shpejtësisë së tepërt, mjeti pranë një kthese ka dalë nga rruga, duke rrëzuar një shtyllë dhe më pas është përmbysur.

Pavarësisht aksidentit, 46-vjeçari ka gjetur forcën të dalë nga dera dhe të arratisej por është kapur sërish.

Gjatë kontrollit në rrugë, u gjet qesja e hedhur nga shqiptari, që siç transmetonte Express, përmbante një peshore precize dhe një gur kokaine..

Read More
TË FUNDIT

Ramiz Kelmendi: Dëmi nga zjarri në depo afër 35 milionë euro

Ramiz Kelmendi: Dëmi nga zjarri në depo afër 35 milionë euro

Pronari i ELKOS Group, depo e së cilës kompani mori flakë gjatë mëngjesit të sotëm, ka reaguar sërish.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kelmendi ka treguar gjithë ngjarjen, ndërsa shtoi se edhe vet ka qenë i pranishëm, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai shtoi se do të përkujdeset për çështjen e të lënduarve, ndërsa operatorëve ekonomikë u ka thënë që të mos shqetësohen, sepse gëzon gjithë kapitalin e nevojshëm për të rimarrë veten.

“Personalisht, në atë qark kohor isha në punishte, e cila gjendet mu pranë qendrës dhe me të vërejtur tymin, instektivisht së bashku edhe me punëtorët prezent te ekipit të ndertimit kemi ndërhyrë në tentim qe me aparatet e zjarrëfikësve të ndalojme zgjerimin, por që të gjithë jemi asfiksu nga tymi i dendur.

Ju siguroj se, ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre..

Read More