Analisti i huaj paralajmëron trazira në veri nëse dështon marrëveshja Kosovë – Serbi
Analisti i huaj paralajmëron trazira në veri nëse dështon marrëveshja Kosovë – Serbi
Analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, tha se dështimi për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, shton rreziqet për trazira në veriun e Kosovës, që do të mund të dëmtonin seriozisht të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet palëve.
Prelec tha se nuk pret ndonjë nënshkrim marrëveshjeje në takimin e së shtunës në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, por shpreson në një përparim drejt zbatimit të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.
Ai tha se Kosova mund të dalë fituese me këtë plani, ndërsa i cilësoi të paqëndrueshme shqetësimet se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të shndërrohet në një mekanizëm të ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnjë.
Zëri i Amerikës: Zoti Prelec, të shtunën kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do ..
Read More