TË FUNDIT

TË FUNDIT

Mustafi i Preshevës mesazh Kurtit: S’ka normalizim me Serbinë pa u përfshirë Lugina

Mustafi i Preshevës mesazh Kurtit: S’ka normalizim me Serbinë pa u përfshirë Lugina

Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë nënshkruar një deklaratë e cila përfshinë disa kërkesa drejt ndërkombëtarëve.
E në lidhje me këtë, përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka folur kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Ragmi Mustafi.

Ai tregoi se ndër të tjera, përmes kësaj deklarate kërkohet përfshirja zyrtare e Luginës së Preshevës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Kjo nuk është një kërkesë e re, megjithatë është e nënshkruar nga të gjithë përfaqësuesit institucional dhe politik që kërkojnë përfshirjen zyrtare dhe substanciale të Luginës së Preshevës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”.

“Ndër të tjera kërkohet realizimi i të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të Bashkimit Evropian, kërkohet që çështja e Lugines së Preshevës të merr adresimin në dialogun Kosovë-Serbi”, tha ai.

Tutje, Mustafi u shpreh ..

Read More
TË FUNDIT

Raportohet se Andin Hoti do të jetë pjesë e delegacionit kosovar në Ohër

Raportohet se Andin Hoti do të jetë pjesë e delegacionit kosovar në Ohër

Pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës në takimin e Ohërit raportohet se do të jetë edhe Andin Hoti, udhëheqës i Komisionit për të Zhdukurit.
Të paktën kështu ka deklaruar gazetari Kushtrim Sadiku në një paraqitje direkte nga vendi ku do të mbahet takimi, përcjell lajmi.net.

Escobar e lë për fund Kurtin, dalin detaje për takimin e nesërmEdhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet nesër me emisarin e SHBA-ve për dialogun, Gabriel Escobar. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net. Zyra e Kryeministrit nuk ka paralajmëruar se do të ketë konferencë për media. Kurti njëherit do të jetë edhe…Lexo me shumëlajmi.net
Veç kësaj, thuhet se përveç Hotit pjesë e delegacionit do të jetë edhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku.

“Asociacioni dhe çështja e statusit të Kishës Ortodokse pritet të ketë edhe përfaqësim ministror të ministrit të Kulturës, Ha..

Read More
TË FUNDIT

Ky është shteti i parë i NATO-s që furnizon Ukrainën me avionë luftarakë

Ky është shteti i parë i NATO-s që furnizon Ukrainën me avionë luftarakë

Presidenti i Polonisë tha të enjten se vendi i tij planifikon t’i japë Ukrainës rreth 12 avionë luftarakë MiG-29, duke u bërë kështu vendi i parë anëtar i NATO-s, që përmbush kërkesat gjithnjë e më urgjente të Kievit, për avionë të tillë.
Presidenti Andrzej Duda tha se Polonia do të dorëzonte katër avionë luftarakë të prodhimit sovjetik brenda ditëve të ardhshme dhe se pjesa tjetër do t’i jepej Ukrainës më vonë, pasi t’u bëheshin disa riparime. Zoti Duda la të kuptohet se bëhet fjalë për 11 deri në 19 avionë luftarakë.

“Ata janë në vitet e fundit të funksionimit të tyre, por janë në gjendje të mirë pune”, tha zoti Duda duke iu referuar avionëve.

Ai nuk tha nëse edhe vende të tjera do të bënin të njëjtën gjë, por Sllovakia ka njoftuar se do të dërgojë në Ukrainë, avionët MiG që nuk i ka përdor. Të mërkurën, zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller tha se disa vende kishin premtuar gjithashtu se do t’i jepnin K..

Read More
TË FUNDIT

Qeveria “majtiste” ekzekuton mbështetjen financiare për biznesmenët që rritën pagat

Qeveria “majtiste” ekzekuton mbështetjen financiare për biznesmenët që rritën pagat

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ekzekutuar mbështetjen financiare për punëdhënësit që rritën pagat në sektorin privat.
Këtë e konfirmoi ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell lajmi.net.

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut: Nëse nuk ngriten pagat, do ta lëmë Kosovën në terrPunëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Përmes kësaj proteste, të njëjtët kanë kërkuar rritje të pagave. Krahas rritjes së pagës punëtorët e KEK-ut, po kërkojnë edhe pagesën për shujtën ushqimore, rrezikshmërinë në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e…Lexo me shumëlajmi.net

“Sot është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit që kanë rritur pagat e 16,996 punëtorëve në sektorin privat, masë me të cilën kemi subvencionuar 50% të rritjes së pagës për 3 muajt e parë.

Me përmbus..

Read More
TË FUNDIT

Gorani: Kurti dhe Vuçiq erdhën në pushtet duke i quajtur tradhti negociatat Kosovë – Serbi

Gorani: Kurti dhe Vuçiq erdhën në pushtet duke i quajtur tradhti negociatat Kosovë – Serbi

Opinionisti Dukagjin Gorani ka thënë se si kryeministri Kurti, ashtu edhe Vuçiq, kanë ardhur në pushtet duke i quajtur tradhti negociatat Kosovë – Serbi.
Këto deklarime i bëri në një paraqitje televizive në Pressing, ndëras shtoi se nëse sistemi vazhdon kështu siç është, u shkon për shtati vetëm opozitave, në të dy vendet, përcjell lajmi.net.

Escobar e lë për fund Kurtin, dalin detaje për takimin e nesërmEdhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet nesër me emisarin e SHBA-ve për dialogun, Gabriel Escobar. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net. Zyra e Kryeministrit nuk ka paralajmëruar se do të ketë konferencë për media. Kurti njëherit do të jetë edhe…Lexo me shumëlajmi.net
Veç kësaj, ai shtoi se dështimi në këtë proces do t’i detyrojë ta lëshojnë pushtetin.

“Nëse merret parasysh qysh po zhvillohet dinamika edhe këtu edhe ..

Read More
TË FUNDIT

Mustafa thotë se Kurti po sjell autonomi për serbët: Ky Asociacion ka elemente të reja

Mustafa thotë se Kurti po sjell autonomi për serbët: Ky Asociacion ka elemente të reja

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se më nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me Serbinë, kryeministri Albin Kurti do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet që i ka kritikuar më parë, e për të cilat i ka quajtur edhe tradhtarë.
Mustafa në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Kurti i ka kritikuar për nënshkrimin e marrëveshjeve të vitit 2013 e 2015, duke i shpallur si tradhtarë, e kështu duke i rrezikuar ata

“Me këto marrëveshje do të zbatohen të gjitha marrëveshjet që janë kritikuar dhe në të cilat ne jemi cilësuar në forma të ndryshme. Unë këtë rast nuk po preokupohem shumë se çfarë ka thënë Kurti për ne, si na ka kritikuar, si na ka rrezikuar para opinionit, sepse kemi qenë të rrezikuar nëse ne jemi shpallur tradhtarë, se ne i kemi bërë dëm Kosovës.

Në këtë marrëveshje do të implementohet cdo gjë që është arritur më parë si marrëveshje”.

Mustafa tha se kjo marrëveshje që tani po e nënshkruan Ku..

Read More
TË FUNDIT

Protestë në Hagë pikërisht në ditën e nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Protestë në Hagë pikërisht në ditën e nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Me 3 prill fillon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Për këtë arsye, një grup mbështetësish kanë organizuar protestë në Hagë, pikërisht në atë datë, përcjell lajmi.net.

Gati për nisjen e gjykimit: Caktohen katër seancat e para për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-sëGjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është gati të fillojë. I njëjti do ta nis gjatë muajit prill, teksa tanimë katër seanca veç janë caktuar, shkruan lajmi.net. Në kalendarin e Dhomave të Specializuara është bërë e ditur se më 3, 4, 5 dhe 11 prill do të ketë seanca të gjykimit ndaj krerëve…Lexo me shumëlajmi.net
Kjo është bërë e ditur edhe përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Çlirimtarët që ndodhën në Hagë nuk kursyen asgjë që të luftonin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Qerkini, Kurtit: Po na dhemb zemra, ndryshove prej se je hypë në karrige

Qerkini, Kurtit: Po na dhemb zemra, ndryshove prej se je hypë në karrige

“Të zhdukurit janë çështja e parë në raportet e Kosovës me Serbinë”, thoshte Albin Kurti derisa po ia mësynte postin e kryeministrit të Kosovës. Por me t’u takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq prioritetet ndryshuan.
Mund të numërohen me gishta sa herë çështja e të zhdukurve është zënë në gojë nga Kurti, përkatësisht nuk është tema kryesore, po flitet për një plan evropian.

Neglizhenca e treguar nga Kurti për këtë temë kaq të ndjeshme e ka nervozuar tej mase Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatë së të Pagjeturve.

Qerkini ka deklaruar se nuk e kupton se si Albin Kurti ka ndërruar prej që ka ardhur në pushtet.

Sipas tij më ai nuk po i përmend të zhdukurit, mes tjerash i dha edhe një porosi para se ky i fundit të takohet me Vuçiqin në Ohër.

“Kam një porosi për Kurtin para takimit në Ohër. Të mos shqetësohen familjarët e të pagjeturve se ajo është punë sikur Kanga e Bali Katravellës, ni hap para dy mbrapa….”, ..

Read More
TË FUNDIT

AAK lavdëron planin evropian, i merr veç 13 pëlqime për 29 minuta

AAK lavdëron planin evropian, i merr veç 13 pëlqime për 29 minuta

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar sërish mbështetjen për planin evropian.
Përmes një komunikate të publikuar në rrjetin social “Facebook”, partia më e vogël opozitare ka kritikuar qasjen e disa siç i quajtën ata, individë shkurtpamës, për shkak të kritikave mbi përkrahjen për propozimin, përcjell lajmi.net.

Tutje thuhet se AAK në këtë proces ka qenë konsistente, ndërsa shtuan se me ShBA-të në krah, Kosova duhet ta përmbyll procesin e shtetndërtimit.

“Pa asnjë mëdyshje e kemi vlerësuar se është një marrëveshje që brenda vetes ka njohjen “defakto” të shtetit të Kosovës dhe që është interes nacional i yni!”, shkruan ndër tjerash në njoftimin gjegjës.

Por, diku tjetër është problemi. Gjithmonë nëse mund të quhet. Përgjatë 29 minutave, ky postim i Aleancës mori vetëm 13 pëlqime.

Read More
TË FUNDIT

Deputetja britanike e thotë prerë: Qeveria jonë nuk do enklavë serbe në Kosovë

Deputetja britanike e thotë prerë: Qeveria jonë nuk do enklavë serbe në Kosovë

Është njëra ndër deputetet më të zëshme të Parlamentit Britanik për çështjen e Kosovës.
E qëndrimin e saj, deputetja Alicia Kearns e shpalosi ekskluzivisht edhe në një intervistë për klankosova.tv, ku shpërfaq shqetësimet britanike për planin evropian.

Ajo përmendi specifikisht pikën për asociacionin, të cilës ajo i referohet si “enklavë”.

“Kosova është një vend që meriton mbështetjen dhe miqësinë tonë dhe jam shumë e shqetësuar se propozimi i paraqitur aktualisht nga Gjermania-Franca dhe SHBA-ja nuk mjafton për Prishtinën se për çfarë i nevojitet popullit të Kosovës për të ndërtuar më të mirën e mundshme, të ardhmen për veten e tyre”.

“Jam veçanërisht e shqetësuar për propozimet e enklavës, sepse ne nuk e dimë se çfarë do të thotë kjo. Nuk duhet të marrim frymë nga etnoterritorializmi në këtë ditë dhe epokë. Ne duhet të punojmë drejt shoqërive multikulturore ku njerëzit respektojnë njëri-tjetrin, respe..

Read More