TË FUNDIT

TË FUNDIT

​Osmani: Kosova shkon në Ohër me shpresë për rezultate pozitive

​Osmani: Kosova shkon në Ohër me shpresë për rezultate pozitive

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova shkon në Ohër me shpresë për rezultate pozitive.
Ajo në konferencë për media, pas takimit me emisarin e ShBA-së, Gabriel Escobar, tha se duhet të arrihet një marrëveshje e drejtë dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë, ku trajtohen si dy shtete të barabarta.

Megjithatë, ajo tha se Serbia nuk duhet të bëjë obstrukcione.

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është shprehur optimist për një zgjidhje pozitive për takimin e nesërm në Ohër.

Pas takimit me presidenten Osmani, emisari Escobar tha se qëllim i ShBA-së është të krijojë paqe mes dy vendeve dhe në rajon përgjithësi.

Escobar gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet edhe me kryeministrin Kurti.

Read More
TË FUNDIT

Nusrete Kumnova për takimin me Kurtin: I thash pse veç djali jem Albioni nuk është kthy nga Serbia?

Nusrete Kumnova për takimin me Kurtin: I thash pse veç djali jem Albioni nuk është kthy nga Serbia?

Nusrete Kumnova, udhëheqja e shoqatës “Thirrjet e nënave”, ka folur për fatin e të pagjeturëve nga lufta e fundit në Kosovë.
Zonja Kumnova ka thënë se ndjenja e pritjes së kthimit të më të dashurëve, është e dhënë.

“Pritja e gjatë e prindërve është shumë e vështirë, këtë dhimbje nuk kasha dashtë as hasmit me ia uru, por ne kemi kërku që dy prindërit të jemi nganjëherë të na marrin në takime, ku bisedohet për çështjen e të pagjeturëve. Besoj kish shku pak më ndryshe” – tha fillimisht ajo.

Tutje, ajo ka treguar se çfarë i ka thënë kryeministrit Albin Kurti.

“Takimi me kryeministrin Kurti, kemi bisedu, unë kam bisedu, sepse shkoj shpesh dhe kërkoj pse veç djali jem Albioni, kur krejt grupi është kthy nga Serbia, janë gjetur në varrezat e Poroçaqit, dhe vetëm Albioni nuk është” – tregoi ajo.

Read More
TË FUNDIT

Lirohet nga akuza ish-zyrtari policor i akuzuar për marrje ryshfeti

Lirohet nga akuza ish-zyrtari policor i akuzuar për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten ka shpallur aktgjykim lirues për ish- zyrtarin policor, Sokol Alihajdari, i cili akuzohej për marrje ryshfeti.
Aktgjykimi lirues është shpallur të premten nga gjyqtari Agim Kuçi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kjo gjykatë merr aktgjykim lirues pasi që nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar”, tha gjykatësi Kuçi

Kurse lidhur me shpenzimet e procedurës penale, ai tha se të njëjtat do të bien në barrë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në fund gjykatësja Kuçi njoftoi palët e pakënaqura se ndaj këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e kalimit të kopjes së këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit përmes kësaj gjykate.

Më 15 mars ishte dhënë fjala përfundimtare, ku Prokuroria kishte kërkuar dënimin ndërsa mbrojtja lirimin e ish-zyrtarit policor nga akuza e marrjes së r..

Read More
TË FUNDIT

Shqiptarët në New York, protestuan kundër Asociacionit (FOTO)

Beqir Sina/INA

Dhjetra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, dhe trevat shqiptare u mblodhën në Nju Jurok në një tubim – proteste, kundër presionit që po i bëhet Kosovës për marrëveshjen me Serbinë, për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në kuadër të ashtuquajturit plani “Franko- Gjerman”.

Protestuesit u mblodhën të enjten më 16 mars, para ndërtesës së Unionit Europian në New York, vetëm dy ditë më parë se në Ohër të takohen në një takim trilateral, Vuçiq, Kurti & UE, ku pritet të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Protestës iu bashkëngjiten shumë shoqatat shqiptare, përfaqësues të partive politike, dhe organizatave, veprimtarë të dalluar, artistë, gazetarë, biznesmenë dhe studentë shqiptarë nga shkollat amerikane, të cilët protestuan për më shumë se dy orë kundër kushtëzimeve në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, lidhur me të ashtuquajturin Asocacioni i Komunave Serbe në Kosovë(Zajednica).

Kryetari i Këshillit Koordin..

Read More
TË FUNDIT

​Presidentja Osmani takohet me Escobarin

​Presidentja Osmani takohet me Escobarin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim emisarin e ShBA-ë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas takimit Osmani dhe Escobar do të deklarohen për medie.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e Escobar në Kosovë vjen një ditë para takimit të Ohrit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Read More
TË FUNDIT

Shqiptarët në New York, protestuan kundër Asociacionit (FOTO)

Beqir Sina/INA

Dhjetra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, dhe trevat shqiptare u mblodhën në Nju Jurok në një tubim – proteste, kundër presionit që po i bëhet Kosovës për marrëveshjen me Serbinë, për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në kuadër të ashtuquajturit plani “Franko- Gjerman”.

Protestuesit u mblodhën të enjten më 16 mars, para ndërtesës së Unionit Europian në New York, vetëm dy ditë më parë se në Ohër të takohen në një takim trilateral, Vuçiq, Kurti & UE, ku pritet të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Protestës iu bashkëngjiten shumë shoqatat shqiptare, përfaqësues të partive politike, dhe organizatave, veprimtarë të dalluar, artistë, gazetarë, biznesmenë dhe studentë shqiptarë nga shkollat amerikane, të cilët protestuan për më shumë se dy orë kundër kushtëzimeve në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, lidhur me të ashtuquajturin Asocacioni i Komunave Serbe në Kosovë(Zajednica).

Kryetari i Këshillit Koordin..

Read More
TË FUNDIT

​Nëntëmbëdhjetë vjet nga trazirat e marsit

​Nëntëmbëdhjetë vjet nga trazirat e marsit

Nëntëmbëdhjetë vite më parë, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut.
Pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, në Kosovë instalohet misioni i OKB-së, i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ndikoi në ngulfatjen e ekonomisë së Kosovës.

Kështu më 17 mars 2004, filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si “Trazirat e marsit”. Këto trazira filluan pasi që dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur dy fëmijë kishin humbur jetën në lum.

Gjatë këtyre trazirave u vranë 19 persona, prej tyre ishin 12 shqiptarë.

Read More
TË FUNDIT

Ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e ditës së sotme

Lajmi.net ju sjell ngjarjet e ditës së sotme:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, ku bëhet njoftimi në lidhje me procedimin e projekt-amendamenteve kushtetuese dhe formimi i grupit të punës për shqyrtimin e Projektligjit për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë. (Kuvendi, N302, ora 09:00)

Mbahet ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së partneritetit ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës, Spitaleve të Përgjithshme të Sllovenisë (Izola, Celje, Murska Sobota) dhe Spitaleve të Përgjithshme të Gjilanit dhe Prizrenit.(Hotel Emerald, Prishtinë, ora 09:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, deklarohen për media. (Ora 10..

Read More
TË FUNDIT

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.

Në fundjavë parashihet kryesisht me kthjellime e diell dhe më butë.

Read More