“Marrëveshja në Ohër, mund të hapë edhe dilema të reja”
Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, të shtunë, në Ohër, do të diskutojnë marrëveshjen për planin e zbatimit për normalizimin e marrëdhënieve.
Nuk dihet nëse do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje. E, në rast se ka firmosje të ndonjë marrëveshjeje, e njëjta mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Por, shqyrtimi eventual i kushtetutshmërisë është çështje diskutabile, thonë njohës të së drejtës kushtetuese.
Pas takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takohen këtë të shtunë në Ohër, në kuadër të procesit të dialogut. Në takim do të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çka dy shtetet u pajtuan më 27 shkurt.
Nëse do të nënshkruhet ose jo propozimi evropian dhe udhërrëfyesi për zbatimin e tij mbetet të shihet. Por, një çështje diskutabile është nëse ujdia eventuale mund të dërgohet në Kushtetuese për interpretim.
Eksperti i së drejtës kus..
Read More