TË FUNDIT

TË FUNDIT

Dhunohet një vajzë e mitur në Viti

Dhunohet një vajzë e mitur në Viti

Një femër e mitur po dyshohet se është dhunuar para një jave në komunën e Vitisë.
Policia bën me dije se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar, shkruan lajmi.net.

Viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit.

Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rast i rëndë në familjen gjilanase: Dy djemtë rrahin nënën e tyre

Rast i rëndë në familjen gjilanase: Dy djemtë rrahin nënën e tyre

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjilan.
Atje, një nënën ka raportuar në polici se është sulmuar nga dy djemtë e saj, shkruan lajmi.net.

Sipas denoncimit, ata kanë sulmuar nënën e tyre fizikisht dhe i kanë shkaktuar shqetësime psikologjike.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ditë vendimtare sot, në Ohër takohen Kurti e Vuçiq

Ditë vendimtare sot, në Ohër takohen Kurti e Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbajnë sot në Ohër të Maqedonisë Veriore takimin e radhës në kuadër të dialogut.
Bashkimi Evropian ka informuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, së bashku me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nga ora 10:00 do të takohen ndaras me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve ndaras, do të mbahet edhe një takim i përbashkët, i cili do të fokusohet në propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Propozimit evropian, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Ndryshe kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se në propozimin e bërë për Planin Evropian më 18 gusht të vitit të kaluar, ka thënë se do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet e arri..

Read More
TË FUNDIT

Pranvera po vjen, rritje e ndjeshme e temperaturave sot e nesër në Kosovë

Pranvera po vjen, rritje e ndjeshme e temperaturave sot e nesër në Kosovë

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 1 gradë.

Kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 17 gradë Celsius.

Pritet të fryejë erë e lehtë deri në mestare nga drejtimi i lindjes dhe juglindjes. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Syla: Kurtit i ka mbetur edhe një rrenë e madhe për ta shkelur, ajo është Zajednica

Syla: Kurtit i ka mbetur edhe një rrenë e madhe për ta shkelur, ajo është Zajednica

Sot do të mbahet takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Takimi i ndërmjetësuar nga emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të përafrojë qëndrimet e palëve sa i përket planit të propozuar nga BE, i njohur ndryshe në publik si “plani franko-gjerman”.

Sa i përket rezultateve nga ky takim, se a do të ketë marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë apo cilat pritet të jenë të mirat dhe dëmet për palët që nuk e nënshkruajnë marrëveshjen, lajmi.net ka kontaktuar me gazetarin dhe analistin e njohur, Valon Syla.

Në një prononcim për lajmi.net, Syla ka folur edhe për qëndrimet e kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në çështjen e Asociacionit dhe dialogut në përgjithësi, duke krahasuar qëndrimet e kryeministrit sa ishte në opozitë.

“Albin Kurti gjithçka çka ka premt..

Read More
TË FUNDIT

Fletëarresti nga Haga ia ngushton rrethin Putinit, ai mund të arrestohet nëse lëshon Rusinë

Fletëarresti nga Haga ia ngushton rrethin Putinit, ai mund të arrestohet nëse lëshon Rusinë

Pa marrë parasysh nëse del ndonjëherë në bankën e të akuzuarve ose jo, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të jetë gjithmonë “i akuzuar i arratisur” nga drejtësia ndërkombëtare, thotë juristi amerikan, David Scheffer.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi të premten urdhërarrestim për Putinin, duke e akuzuar atë për krime lufte në Ukrainë, përfshirë dëbim të paligjshëm të fëmijëve.

Scheffer, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës në administratën e Bill Clintonit, thotë se pret edhe akuza të tjera kundër udhëheqësit rus dhe njerëzve që zbatojnë urdhrat e tij.

Putin “duhet të frikësohet vërtet nga udhëtimet jashtë kufijve të Rusisë. Ndoshta, me përjashtim të vendeve si: Kina, Bjellorusia, Irani, Koreja e Veriut. Këto vende me siguri që nuk do ta arrestonin”, thotë Scheffer për Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Scheffer, a mund të arrestohet..

Read More
TË FUNDIT

Borrell: Shpresoj që peizashi i bukur i Ohrit të krijojë atmosferën e bukur për marrëveshje

Borrell: Shpresoj që peizashi i bukur i Ohrit të krijojë atmosferën e bukur për marrëveshje

Nga Bashkimi Evropian kanë dhënë detaje për takimin e sotëm mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq në Ohër.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë me dije se takimet e nivelit të lartë mes Kurtit e Vuçiqit do të nisin në orën 10:00, shkruan lajmi.net.

Kosovo/Serbi: High Level talks of Belgrade-Pristina Dialogue in Ohrid to kick off at 10:00, @JosepBorrellF talked about importance & expectations after meeting with 🇲🇰 President @SPendarovski https://t.co/j4QEDLTwy2 pic.twitter.com/obOG2M2Cjz

— Peter Stano (@ExtSpoxEU) March 18, 2023

Para takimit, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell, është takuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Borrell ka thënë se shpreson se “peizashi i bukur i Ohrit”, do të krijojë atmosferën e bukur për marrëveshje.

“Dhe dua t’ju falënderoj, dua t’ju falënderoj Maqedoninë e Veriut, për sigurimin e ..

Read More
TË FUNDIT

Kamberi: Çështja e Luginës zyrtarizohet në majat e diplomacisë amerikane

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur se dy javë pas vizitës në SHBA çështja e Luginës zyrtarizohet në majat e diplomacisë dhe vendimmarrjes politike amerikane.

Ai ka theksuar se pak para takimit të Ohrit në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Blinken merr mesazh të fuqishëm nga Kongresi Amerikan për çështjen e Luginës së Preshevës.

Shkrimi i plotë:

Dy javë pas vizitës në SHBA Çështja e Luginës zyrtarizohet në majat e diplomacisë dhe vendimmarrjes politike amerikane!

Pak para takimit të Ohrit në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, Sekretari i Shtetit të SHBA-ve z. Blinken merrë mesazh të fuqishëm nga Kongresi Amerikan për çështjen e Luginës së Preshevës!

Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Kongresin e SHBA-ve, Kongresistët Himes dhe Torres, i dërgojnë letër zyrtare Sekretarit Blinken përmes së cilës kërkojnë që të drejtat e shqiptarëve në jugun e Serbisë, respektivisht në Luginën e Preshevës, të tr..

Read More
TË FUNDIT

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Ohër? Berisha zbardh skenarin e Vuçiqit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në takim që do të mbahet në Ohër do mundohet të përdorë si pretekst Asociacionin dhe nuk do të firmosë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se ai nuk pranon pas i është dhënë urdhër nga Rusia, pasi sipas kryedemokratit në qoftë se pranohet marrëveshja franko-gjermane Serbisë i duhet të vendosë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Çfarë pritet nesër në Ohër!

Të dashur miq, nesër në Ohër zhvillohet një takim shumë i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë dhe rajonin, midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së.

Në këtë takim parashikohet të firmoset marrëveshja franko-gjermane. Kryeministri i Kosovës deklaroi në Bruksel se ai ishte i gatshëm të firmoste marrëveshjen kurse presidenti i Serbisë, Vuçiç u shpreh se ai e pranon marrëveshjen, por nuk e firmos. Si pretekst ai nxori Asociacioni Etnon..

Read More
TË FUNDIT

Kurti nga Ohri flet para përballjes me Vuçiqin

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duhet të diskutohet me durim dhe vullnet të mirë në dialogun në vijim, përfshirë dhe takimin e nesërm në Ohër.

Megjithatë Kurti përkujtoi se kjo çështje nuk e ka kaluar testin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe i ka dy marrëveshje nga 39 sosh gçjithsejt që janë nënshkruar në Bruksel, nga data 2 korrik 2011 deri më datën 25 gusht 2015…Nuk jam për, që nga 39 marrëveshje të vendoset njëra në krye ose e para. Sepse ato marrëveshje nuk kanë as hierarki vlerore dhe as hierarki logjike, ata kanë rend kronologjik. Pra nuk i përjashtoj ato, asnjërën prej tyre, por konsideroj që njëkohësisht nuk është e drejtë që të imponohet një marrëveshje e vetme si më prioritarja ose më e rëndësishmja… Pra nuk e mohoj asociacionin që është një dakordim paraprak, mirëpo në anën tjetër nuk mund ta nxjerrim siç themi ne “qeren para kalit” dhe duhet ta kemi parasysh se marrëv..

Read More