TË FUNDIT

TË FUNDIT

Kryetari i Gjilanit thërret konferencë të jashtëzakonshme, publikon disa keqpërdorime

Kryetari i Gjilanit thërret konferencë të jashtëzakonshme, publikon disa keqpërdorime

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Gjatë ditës së sotme, Hyseni pritet që para mediave të flas në lidhje me disa keqpërdorime të gjetura së fundi si dhe dërgimin e lëndës për padi.

Konferenca është parashikuar të mbahet nga ora 16:00, në zyrën e Hysenit./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Server: Marrëveshja e Ohrit nuk pati ndonjë përmbajte të madhe

Server: Marrëveshja e Ohrit nuk pati ndonjë përmbajte të madhe

Njohësi i çështjeve politike njëherësh profesor në Universitetin ‘John Hopkins’ në SHBA, Daniel Server ka folur rreth takimit të Ohrit dy ditë më parë, ku u tha se ka një marrëveshje pa nënshkrime.
Server këtë marrëveshje të arritur e ka quajtur rezultat të kufizuar.

Madje, ai tha se, marrëveshja e Ohrit pa nënshkrim dhe vetëm me disa pika zotimi, është një marrëveshje por pa marrëveshje.

Server gjithashtu ka thënë se pas kësaj marrëveshje, duhet të fillohet negocimi menjëherë, por sipas tij, negocimi për vetmenaxhim e assesi themelimi i Asociacionit.

Madje, ai ka thënë se nuk beson që do të ketë ndonjëherë asociacion dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Rezultati i kufizuar në dy aspekte, i kufizuar në aspekte procedurale dhe nuk pati ndonjë substancë apo ndonjë përmbajtje të madhe aty. Nuk thotë se do ta njohin 5 vendet e BE-së, nuk thotë që Serbia nuk do t’i ngacmoj serbët që duan ti bashkëngjiten Forcës s..

Read More
TË FUNDIT

Pesë vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

Pesë vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

Sot, bëhen pesë vjet që kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar demarkacionin me Malin e Zi.
Pasditen e 21 marsit të vitit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga Vetëvendosja. Për shkak të hedhjes së gazit atë ditë, shumica e deputetëve të VV-së janë përjashtuar nga seanca.

Procesi i miratimit të demarkacionit ka zgjatur tri vjet dhe është paraprirë nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit në Vjenë të Austrisë në vitin 2015. Mirëpo, deri te ratifikimi i saj në Kuvend, Kosova ka kaluar nëpër trazira të ndryshme.

Në atë kohë, opozita ka kundërshtuar demarkacionin përmes protestave dhe gazit lotsjellës në Kuvend.

Kjo marrëveshje është shndërruar në një ndër kushtet kryesore të shtetit të Kosovës p..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas parashikimeve, sot pritet të mbajë mot me vranësira të dendura.

Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë.

“Temperaturat maksimale parashihen të shënojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje.”, është bërë e ditur në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Sot gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare.

Sot gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mblidhet i pari dhe shqyrton raportin e auditimit të performancës “Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës 2015-2021.
Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.

11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës (2015-2021)”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit të KOSST-it, Jeton Mehmeti, dhe kryeshefi ekzekutiv Evatar Zeqiri.

11:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti miraton planin e performancës së ZRRE-së për vitin 2023 si dhe shqyrton kërkesën e Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP.

13:00

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ..

Read More
TË FUNDIT

Personat me Down Sindrome, vazhdojnë të përballen me sfida të shumta

Personat me Down Sindrome, vazhdojnë të përballen me sfida të shumta

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Down Sindrome, kjo kategori e qytetarëve në Kosovë vazhdon të përballen me sfida të shumta.
Prindër dhe drejtues të Shoqatës “Down Sindrome Kosova”, kanë bërë të ditur se sfida me madhe është edukimi, ofrimi i shërbimeve sociale dhe punësimi.

Në Kosovë personat me down sindromë vazhdojnë të përballën me sfida të shumta, si pasojë e mos zbatimit të legjislacionit në fuqi.

Nga pak ata persona me down sindromë që janë të punësuar është Emine Hasani në Ferizaj, e cila punon në një kopsht. Ajo në një përgjigje për Radio Kosovën tha se është e kënaqur me punë që bën.

“Punën e kam nisur në shtator të vitit të kaluar. Mirë kaloj me fëmijë dhe kolege. Jam shumë e lumtur me të gjitha. Edhe me punën që kam. Unë shkoj edhe në shoqatë, ku ndreqim kartolina. Kam qejf që shokët edhe shoqet t’i shoh sikur unë, duke punuar”, thotë ajo.

E, Aldi Hoxha është personi i vetëm i punësu..

Read More
TË FUNDIT

Mbi 50 mijë viktima nga tërmetet në Turqi

Mbi 50 mijë viktima nga tërmetet në Turqi

Numri i të vdekurve nga tërmetet që kanë goditur Turqinë jugore në muajin e kaluar është rritur në 50,096, tha të hënën një zyrtar nga agjencia e fatkeqësive të vendit.
Kreu i Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Yunus Sezer u shpreh se 107,204 njerëz janë lënduar.

Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 kanë goditur 11 provinca turke – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore, shkruan Anadolu Agency.

Read More
TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një 18 vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një 18 vjeçar

Në rrugën “Sulejman Hadum Aga” në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Policia njofton përmes një komunikate se pasi kanë pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin B.P., i lindur në vitin 2005.

“Në posedim të të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 24 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet më tej në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori francez: Do të ndjekim më vëmendje respektimin e marrëveshjeve

Ambasadori francez: Do të ndjekim më vëmendje respektimin e marrëveshjeve

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për marrëveshjen e arritur në mes Kosovës e Serbisë në Ohër.
Ai tha se diskutimet në Ohër janë bërë në kuadër të asaj se çfarë është pranuar më 27 shkurt, teksa u shpreh i lumtur për marrëveshjen, të cilën Borrell ka treguar se duhet të zbatohet pa vonesa.

“Ne jemi të angazhuar shumë për perspektiven evropiane të Kosovës, Kosova ka vendin e vet në institucionet evropiane, por Kosova duhet të avancojë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, sepse është e domosdoshme për integrimin e evropian”, tha Guerot për RTK-në.

Ai ka thënë se do e ndjekin me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve dhe se sipas tij, do ketë pasoja nëse nuk respektohen.

“Ne do ndjekim me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve. Do të ketë pasoja nëse këto marrëveshje nuk respektohen”.

“Edhe para agresionit në Ukrainë ka pasur angazhime, janë kontributet tona për t’i zg..

Read More
TË FUNDIT

Gjakovari rrah nënën, Policia jep detaje për rastin

Gjakovari rrah nënën, Policia jep detaje për rastin

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Gjakovë.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, kishte sulmuar fizikisht si dhe kishte kanosur viktimën femër, nënën e tij.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Read More