Kurti: Qeveria e Kosovë e ka prioritet mbrojtjen sociale për qytetarët tanë
Kurti: Qeveria e Kosovë e ka prioritet mbrojtjen sociale për qytetarët tanë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në konferencën e Dytë Nacionale për Shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale në Kosovë, me temën “Profesionistët e punës sociale në sistemin e mbrojtjes sociale”.
Kurti shprehu falënderim e mirënjohje për kontributin e pamohueshëm të punonjësve socialë duke thënë se realizimi i të drejtave sociale të qytetarëve, ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të mbrojtjes sociale, kërkon angazhim aktiv të punonjësve socialë.
“Punonjësit socialë, me angazhimin e tyre të përditshëm mbështesin qytetarët në ballafaqimin me problemet sociale dhe në tejkalimin e tyre. Njëkohësisht i shërbejnë edhe vendit për të përparuar në aspektin social”, u shpreh ai.
Teksa përmendi vëmendjen jo të duhur ndaj Qendrave për Punë Sociale në të kaluarën, kryeministri tha se janë 38 qendra për Punë Sociale anë e mbanë Kosovës në të gjitha komunat e saj dhe ato ofrojnë më shumë se 70 shërbi..
Read More