TË FUNDIT

TË FUNDIT

PSD: Kurti në Ohër mashtroi dhe konfirmoi se është dorëzuar

PSD: Kurti në Ohër mashtroi dhe konfirmoi se është dorëzuar

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate kanë mbajtur një aksion simbolik në urën e madhe në lagjen Lakrishtë, përmes të cilit kanë kundërshtuar dakordimin e arritur në Ohër nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
PSD në urë vendosi pankartën me figurën e kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti me hundë të zgjatur si “pinokio” dhe mbishkrimin “Kundër marrëveshjes, kundër mashtrimit”.

Ndërsa, po ashtu nga ky subjekt politik jo parlamentar janë ftuar qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në protestën e organizuar më 25 mars prej orës 14:00 për të kundërshtuar këtë marrëveshje.

Sekretari i PSD-së, Nol Nushi tha se hunda e gjatë e paraqitur në këtë pankartë e kryeministrit Kurti tregon rrugën e mashtrimit në raport me dialogun me Serbinë.

Ai tha se marrëveshja e dakorduar në Ohër konfirmoi se Kurti është dorëzuar.

“Është thirrje për protestën e 25 marsit që fillon në orën 14:00 tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’..

Read More
TË FUNDIT

Prishtina mbushet me thirrje për protesta kundër Albin Kurtit, shfaqet me hundë të pinokut

Prishtina mbushet me thirrje për protesta kundër Albin Kurtit, shfaqet me hundë të pinokut

Partia Socialdemokrate (PSD), ka vendosur sot banera të shumtë në kryeqytet.
Në disa lokacione të ndryshme, PSD vendosi banerë me figurën e kryeministrit Albin Kurti, i cili duket si “Pinokio”, një personazh i njohur i filmave vizatimor që aty njihet për “gënjeshtra”.

Këto banera janë vendosur si thirrje dhe njoftim për mbajtjen e protestës kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Protesta e thirrur nga PSD pritet të mbahet të shtunën, në sheshet kryesore të Prishtinës.

Në lidhje me paraqitjen e Kurtit me një figurë të tillë si “Pinokio” nga PSD është shpjeguar kësisoj.

“Hunda e gjatë e kryeministrit Kurti është rruga e tij e gjatë e mashtrimit e popullizmit edhe e gënjeshtrës së tij në raport me dialogun me Serbinë. I gjithë pushteti i tij sa ishte në opozitë ishte dialogu me Serbinë, kundërshtimi i këtij dialogu, protestat më të mëdha kanë qenë të organizuar nga ai kundër ‘Zajedn..

Read More
TË FUNDIT

Aksident trafiku në rrugën “Luan Haradinaj”, lëndohet një motoçiklist

Aksident trafiku në rrugën “Luan Haradinaj”, lëndohet një motoçiklist

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës.
Në aksident është përfshirë një motoçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet edhe për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente

Aksidenti në fjalë ka ndodhur saktësisht në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë “New-Born”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Nëse e shihni këtë person, njoftoni policinë – dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë person, njoftoni policinë – dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar.
Sipas njoftimit, njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Pristhinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi, shkruan lajmi.net.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në janar të vitit 2023, në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar apo vendndodhjes së tij, qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti për raportin e DASh-it: Do të adresohet me seriozitet, u vlerësua ndryshe ndonëse ka pasur progres

Kurti për raportin e DASh-it: Do të adresohet me seriozitet, u vlerësua ndryshe ndonëse ka pasur progres

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), do t’i adresojnë me shumë seriozitet.
Kreu i Qeverisë ka thënë se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, ndonëse ky raport e vlerëson të kundërtën.

“Ne bëjmë maksimumin e mundshëm, nuk e kursejmë as vullnetin, as përpjekjen e as dijen që e kemi. Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha, a jemi aty ku duam, ende jo. Mirëpo të gjitha ministritë, teksa shënojmë këtë javë dy vjetorin në qeverisje, e bëjnë më të mirën e mundshme. Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do t’i trajtojmë me përpikëri”, tha ai.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen e mundshme me Serbinë.

Sipas tij, presidenti Vuçiq e ka refuzuar marrëveshjen në Bruksel e Ohër.

Në këtë marrëveshje, Kurti ka thënë se duhet të jetë edhe zb..

Read More
TË FUNDIT

Kosovari gëlltit dhëmbët, përfundon në QKUK

Kosovari gëlltit dhëmbët, përfundon në QKUK

Klinika e Gastroentetologjisë shpesh herë përballet me raste të rralla e ndonjëherë edhe të “habitshme”.
Një i tillë ka ndodhur së fundmi në këtë klinikë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Doktori Skender Telaku ka bërë të ditur se një pacient, derisa ishte në gjumë ka gëlltitur urën metalokeramike që i kishte vënë te stomatologu.

Telaku ka bërë të ditur se ura i është larguar pa kurrfarë problemi.

“Nxjerrja e ures metalokeramike gjysmecirkulare nga perpisa (ezofagu) me endoskop. Mashkulli 35 vjec aksidentalisht, deri sa ka qene ne gjume e ka perbire uren e vene nga stomatologu disa muaj me pare. Ura u nxorr endoskopikisht pa kurfare problemi…..”, ka shkruar doktori Telaku.

Postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Vrasja në një hotel në lagjen “Arbëria”, një muaj paraburgim ndaj njërit prej të dyshuarve

Vrasja në një hotel në lagjen “Arbëria”, një muaj paraburgim ndaj njërit prej të dyshuarve

Është caktuar masa e sigurisë për të pandehurit M.M dhe A.M për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Vrasje e rëndë.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.M dhe A.M për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje.

Ndërsa secili veç e veç dyshohet se kanë kryer edhe veprën penale Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M.M e ka refuzuar ndërsa për të pandehurin A.M kërkesën e prokurorisë e ka aprovuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thu..

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq: Nuk do ta zbatojmë pjesën e marrëveshjes lidhur me anëtarësimin e Kosovës në OKB

Vuçiq: Nuk do ta zbatojmë pjesën e marrëveshjes lidhur me anëtarësimin e Kosovës në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se qëndrimi i tij sa i përket marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Kosovën nuk ka ndryshuar “as edhe një pikë” dhe ka ripërsëritur se Beogradi nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Nuk ka bisedime për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe nuk ka njohje. Çdo gjë tjetër që nënkupton normalizim të vërtetë të raporteve, pa tensione dhe pa konflikte, Serbia do t’i zbatojë”, deklaroi Vuçiq më 21 mars pasi u takua në Beograd me kryediplomatin e Italisë, Antonio Tajani.

Në takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre.

Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk nënshkruan asnjë dokument në Ohër, ndërmjetësuesit evropianë ..

Read More
TË FUNDIT

Isa Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Isa Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, skanoi zhvillimet në Kosovë, ndërsa theksin kryesor e vuri tek takimi i së shtunës në Ohër, ku Serbia dhe Kosova diskutuan për normalizimin e marrëdhënieve.
Ai tha se takimin e Ohrit më tepër e sheh si një sigurim paqeje dhe stabiliteti për Ballkanin, ndërsa shpreh rezerva në atë se çfarë ka përfituar Kosova në të vërtetë. Ai theksoi se palët ndërkombëtare nuk kanë premtuar diçka konkrete për Kosovën, si psh anëtarësimin në OKB apo njohja e pavarësisë nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.

“Unë e shoh më tepër si hap për gjetjen e një zgjidhje, që të sigurohet paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Pasi edhe vitin e kaluar kemi pasur probleme në veri të vendit. Kjo është më tepër sigurim paqeje dhe stabiliteti, nuk mund të them se Kosova ka përfituar diçka, sepse nuk ka premtime konkrete për Kosovën, si përshembull njohja nga 5 vendet e BE, dhe anëtarësimet në organi..

Read More
TË FUNDIT

Kapen 30 mijë euro të padeklaruara, Dogana e Kosovës jep detaje

Kapen 30 mijë euro të padeklaruara, Dogana e Kosovës jep detaje

Sot në orët e para të mëngjesit në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, dogana njofton se është paraqitur automjeti me targa të Republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar.
Automjeti është ndaluar për kontroll dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë.

Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policin është bërë ekzaminimit fizik i automjetit.

“Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të pa-deklaruara. Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe ne çantën e Lap Top-it te ndara në katër paketime”, njofton dogana.

“Rasti më tutje ka vazhduar për hetime derisa është konfiskuar sasia e mjeteve monetare konform procedurave ligjore, respektivisht konform nenit 33.5 te KDAK-ës”, thuhet në njoftim.

Read More