Skënderbeu “Kur Europa dridhej, skifteri arbëror nuk dinte se çfarë ishte disfata, çfarë ishte robëria, çfarë ishte frika”
hkëputur nga libri “Marrëdhëniet e hershme historike midis Arbërisë dhe Kroacisë”, që pa dritën pak ditë më parë në Zagreb: “Ajo që është midis poetëve Shakespeare, të oratorëve Fox, të komandantëve Napoléon, ky është Skënderbeu në mesin e trimave trim i vërtetë”; “Kur Europa dridhej […], skifteri arbëror nuk dinte se çfarë ishte disfata, çfarë ishte robëria, çfarë ishte frika”!
Kështu shkruante Ferdinand (Ferdo) Maksimilijan pl. Šišić (1869 – 1940), një nga themeluesit e historiografisë moderne kroate, në parathënien e studimit të tij të famshëm kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në vitin 1901. Dorëshkrimi autograf i këtij studimi të Šišić ruhet në fondet e Arkivit të Akademisë (HAZU), Zagreb.
Tërheqë vëmendjen fakti se, studimi në fjalët i historianit të madh kroat mund të marrë edhe si përgjigje ndaj disa historianëve grekë e serbë, të cilët në shekullin XIX trumbetonin zhurmshëm kundër historisë shqiptare përgjithësisht dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në veçanti. Në këtë kont..