INTERESANTE

INTERESANTE

Letrat e Abdyl Frashërit për Abdylhamitin II

“Evropianët për të futur në dorë Shqipërinë, po përdorin kundër myslimanëve individë të caktuar nga vilajetet e krishtera të rajonit, duke hapur shkolla dhe zhvilluar gjuhët latine, sllave dhe greke, me qëllim që të shkaktohet ndarjet fetare e gjuhësore në mes të popullit të Shqipërisë, e për të krijuar kështu rrëmujë. Shkaku kryesor i kësaj gjendje tashmë të krijuar është mungesa e shkollave në gjuhën shqipe. Komshinjtë e krishterë tashmë e kanë bërë obligim mësimin e gjuhëve të tyre. Zaten, nuk gjenden shkolla të rregullta për myslimanët. Për këtë shkak, meqë shqiptarët që nuk e njohin gjuhën osmane, përveç disa shkollave që gjendet tek-tuk, shumica ka mbetur në injorancë…”, raportonte Abdyl Frashëri

Shkruan: Shasivar KABASHI, Rahovec

Më 30 maj 1880 qeveria e Stambollit, në një mbledhje që kishte bërë, kishte vendosur që në parim t’i pranonte kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Por, një telegram i ardhur vetëm tre javë më vonë nga Valiu i Prizrenit do të ndryshonte gjithçka…

Read More
INTERESANTE

Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!

Amerikën nuk e zbuloi Kristofor Kollombo, e as Amerigo Vespuçi, por grupe marinarësh muslimanë nga Spanja (të dëbuar).

Ekzistojnë një varg dëshmishë që argumentojnë praninë e muslimanëve në Amerikë, edhe atë të paktën pesë shekuj para Kristofor Kollombos. Ata në botën e re kishin shkuar nga Spanja dhe Afrika Perëndimore.

Dokumentet historike qartë tregojnë se kah mesi i shekullit X, gjatë kohës së halifit emevit Abdurr-Rrahmanit III (929-961), disa muslimanë të Afrikës ishin nisur nga limani spanjoll Delbes (Palos) të cilët lundruan në drejtim të perëndimit – drejtë Oqeanit të errësirës dhe mjegullës. Ata u kthyen pas një kohe të gjatë dhe me mbrresa mahnitëse nga një “tokë e çuditshme dhe enigmatike.”

Gjithashtu është e qartë që muslimanët e kanë shoqëruar Kollombon dhe detarët tjerë në udhëtimet e tyre për në Botën e Re.

Fortesa e fundit muslimane ne Spanjë, Granada, në duart e kristianeve ra në vitin 1492. Kjo ishte një kohë shumë pak para fillimit të inkuizicionit spanjoll. Për..

Read More
INTERESANTE

Shqipëria, i vetmi vend ateist në botë, ku u shkatërruan 2169 objekte kulti

Në një urdhër sekret të diktatorit Enver Hoxha në vitin 1967, jepen shifra dhe detaje për shkatërrimin e objekteve të kultit në Shqipëri dhe luftën e hapur kundër besimeve fetare. Ky numër arrin gjithsej në 2169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj.

Në këtë urdhër të diktatorit, dërguar si dokument sekret në Komitetin Qendror në gusht të vitit 1967, jepet një raport i hollësishëm me rezultatet e luftës kundër fesë.

“Duke marrë parasysh se kohët e fundit në shumë rrethe është intensifikuar lufta kundër fesë, paragjykimeve e zakoneve fetare dhe me qëllim, që kjo luftë të bëhet sa më drejt, pa gabime dhe më me sukses, u pa e nevojshme të jepen orientimet e mëposhtme:

Feja është opiumi i popujve. Këtë të vërtetë të madhe duhet të bëjmë çmos që ta kuptojë çdo njeri, edhe ata (dhe këta nuk janë pak), që janë të helmatisur e që duhet t’i ç’helmatisim. Kjo nuk është një punë e lehtë, por as edhe e pamundur.

Këtë luftë të madhe ..

Read More
INTERESANTE

Barbarossa, pirati shqiptar që sundoi Mesdheun

Një nga faqet më intriguese të historisë është ai i Detit Mesdhe gjatë periudhës 1500-1650. Në fillim të kësaj periudhe, një pirat shqiptar i njohur me nofkën Barbarossa ndihmoi Perandorinë Osmane të themelojë dominimin e saj nëpërmjet detit Mesdhe. Taktikat e tij legjendare dhe njohuritë ushtarake bëri që të fitonte merita të mëdha nga sulltani i tij si he kundërshtarët. Statuja e tij qëndron sot pranë Muzeut Detar turk i rrethuar nga dy anët nga piratë që e ndihmuan atë.

Barbarossa, emri i të cilit është Hajredin lindi në vitin 1478 në ishullin e Egjeut, Lezbos, nga një baba shqiptar, Jakup Aga dhe nënë greke, Katerina. Ai erdhi nga një familje prej 4 djemsh dhe dy vajzash. Në fillim, katër bijtë ndihmuan të atin në biznesin e qeramikës, më pas u përfshinë shpejt në tregti. Gjetën anijet e tyre dhe sulmoheshin shpesh nga piratët në ishujt Rodos.

Dy vëllezërit, Hajredini dhe vëllai i tij i madh vendosën të angazhoheshin në biznesin e piraterisë, si dhe për të luftuar të ashtuquajtur..

Read More
INTERESANTE

Në Egjipt zbulohet fosil breshke 70 milionë vjeçare

Një fosil breshke 70-milionë-vjeçare është gjetur në provincën Wadi al-Jadid të Egjiptit.

Në një deklaratë me shkrim nga Universiteti Wadi al-Jadid, thuhet se ekipet kërkimore që punojnë në bashkëpunim me Universitetin e Kajros zbuluan fosilin e një breshke lumi në rajonin Karn Jinnah.

Në deklaratë thuhet se kjo specie, u zbulua dhe u regjistrua për herë të parë në Egjipt dhe në Afrikën Veriore.

Ajo ka një histori prej 70 milionë vjetësh ose më shumë dhe se lloji i breshkave në fjalë jetonte në lumenj dhe ujëra të ëmbël. /atsh
The post Në Egjipt zbulohet fosil breshke 70 milionë vjeçare first appeared on In For.

Read More
INTERESANTE

Studimi i BE-së: Janë 696 fshatra në Greqi që flitet shqip

Shkruan: Arben LLALLA

Projekti Europian i vitit 1987 me studiues nga shumica e vendeve anëtare për të faktuar përmes gjuhës, praninë e shqiptarëve në shtetin helen.

Janë 696 fshatra në Greqi, të cilat kanë qenë dhe janë të banuara nga popullsi me rrënjë shqiptare. Përfundimet nga kërkimet e studiuesve arbanë si Antonio Bellushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos e të tjerë, evidentojnë se shqiptarët e Greqisë ndahen në dy grupe, ata që janë arvanitas vendas, të cilët njihen qysh në kohën antike dhe që nga shekulli 4-13, të cilët janë mbi 550 fshatra.

Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. Në ishujt të Korfuzit, Specas, Hidrës, Psaron, Andros, Salaminës, Jo..

Read More
INTERESANTE

Më 21 shkurt në mbështetje të UNESCO-s kudo në botë shënohet “Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare!

Jahja Drancolli

Kur flasim për gjuhën tonë amtare dhe në këtë kontekst për historinë e gjuhës shqipe, para së gjithash duhet pasur në konsideratë mbishkrimet epigrafike dhe dokumentet origjinale arkivore, dhe në rastin konkret një dokument raguzan të regjistruar në kancelarinë e komunës së Raguzës më 14 korrik 1284. Në këtë burim zyrtar përmendet për herë të parë gjuha arbërore: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën arbërore” (“Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”). Deri më sot shkenca përgjithësisht nuk ka zbuluar ndonjë dokument më të hershëm se ky ku bëhet fjalë drejtpërsedrejti për gjuhën arbërore. Aludimet se janë zbuluar të tilla dokumente më të hershme ku përmendet gjuha arbërore ose shqipja e sotme nuk mund ti bëjnë ballë kritikës shkencore, dhe si të tilla me plotë gojën i quaj si dokumente fantome.

Nga ana tjetër është e njohur dhe e pranuar përgjithësisht nga shkenca se, emri antik-mesjetar më i vjetër i njohur i arbërve, që pas shek. XVII do t..

Read More
INTERESANTE

121 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, kishte qenë Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotët e kohës, por që kishte përkrahjen e popullatës shqiptare, emri i të cilit ishte bërë i njohur sidomos kur kishte formuar Lidhjen “Besa-Besë” të Pejës, që ishte mbajtur në vitin 1889.

Haxhi Zeka ishte vrarë më 21 shkurt 1902, derisa po shkonte nga ndërtesa qeveritare në Pejë në drejtim të Urës së Gurit, ishte qëlluar për vdekje nga Adem Zajmi, i cili i kishte zënë pritë me disa persona tjerë.

Ka pasur disa variante të shkrimeve që flasin për qëllimin e vrasjes së Haxhi Zekës. Disa kronika të kohës kishin shkruar se Adem Mehmet Zajmi e kishte vrarë me kërkesë nga Beogradi dhe Stambolli, kurse disa tjerë Zajmin e paraqesin si një bandit, por që kishte pasur pozitë në ushtrinë turke të kohës.
The post 121 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka first appeared on In For.

Read More
INTERESANTE

Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës ka rënë në luftë kundër forcave partizane e çetnike Shaban Polluzha

Shaban Palluzha (1871-1945)

Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës ka rënë në luftë kundër forcave partizane e çetnike jugosllave kryetrimi i Drenicës, atdhetari dhe luftëtari konsekuent i lirisë dhe bashkimit kombëtar, Shaban Polluzha. Në Luftërat Ballkanike, të cilat copëtuan trojet e Shqipërisë, Shaba Palluzha me trima të tjerë të Drenicës organizo rezistencë me armë. Gjatë luftës se Dyte Botërore ishte komandant i një pjesë të frontit në Mal të Zi, Kollashin Pazari i Ri e Sanxhaku. Ai me trimat e tij i kishte shkruar në ndihmë sanxhaklinjve të Asim Blytës dhe kishte luftuar kundër bandave çetnike e partizane, të cilat masakronin popullatën e kësaj ane.

Heroi i historisë sonë, të dhimbshme, Shaban Mustafë Kastrati u lind në Palluzhë të Drenicës, më 1871, në një familje të kame. Në peri­udhën e rinisë mori pjesë në kryengritjet antiosmane, kurse gjatë Luftës së Parë Botërore u ndesh me forcat pushtuese bullgare dhe austro-hungareze. Kjo i hapi udhë për pushtet ..

Read More
INTERESANTE

Noel Robert Malcolm: ”Pjetër Bogdani ka mohuar se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe e shihte si pjesë të Serbisë, për këtë edhe u angazhua dhe luftoi, bëri kërdi ndaj shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë..”

Autor: Avni Avdiu

Reagimet mund të jenë: a) emocionale, kur në mungesë të fakteve përdoren sharje, etiketime e mallkime b) agresive, kur përdoret forca fizike ose likuidimi dhe c) argumentuese, kur përdoren faktet. Ata që shkruajnë punime shkencore, disertacione të doktoratës etj. e dinë se si shkruhet me fakte: së pari mbiemri i autorit, pastaj emri, titulli i librit, vendi i botimit, shtëpia botuese, viti i botimit, citati dhe në fund faqja e librit.

Në lidhje me Pjetër Bogdanin unë kam problem me faktet historike, të cilat dëshmojnë kundër tij, kurse ata që kanë problem me emocione u preferoj t’u drejtohen barnatoreve për ilaçe qetësuese. Siç përcjell nga dokumentet autentike origjinale studiuesi e historiani i shquar anglez, më i njohur dhe i gjithëpranuar i çështjes shqiptare, Noel Robert Malcolm, Pjetër Bogdani ka mohuar se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe e shihte si pjesë të Serbisë. Për këtë edhe u angazhua dhe luftoi. Iu bashkëngjit forcave serbe dhe së bashku me to bëri..

Read More