INTERESANTE

INTERESANTE

Në vitin 1913 ushtria serbe mori nga Durrësi, 2 relieve antike të vyera

“…Dy relieve të tjera, të vendosura gjithashtu në portën e madhe të kalasë, në afërsi të

amfiteatrit e që paraqesin luftime të tilla. Të dyja këto relieve, që prej vitit 1913, u morën me vete nga ushtria serbe që kishte pushtuar qytetin. Dhe ndodhen në muzeun e Beogradid. Dhe ky reliev del në pah edhe në një fotografi të botuar nga konsuli frëng Degaran në librin ‘Kujtime nga Shqipëria e Veriut’ Paris 1901.”

The post Në vitin 1913 ushtria serbe mori nga Durrësi, 2 relieve antike të vyera first appeared on In For.

Read More
INTERESANTE

La Tribuna (1915)/ Ku ndodhet Isa Boletini? – Intervista ekskluzive me djalin e tij, Ademin

NGA: AURENC BEBJA

“La Tribuna” ka botuar, të mërkurën e 24 nëntorit 1915, në faqen n°5, intervistën ekskluzive asokohe me djalin e Isa Boletinit, Ademin, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Intervista jonë me djalin e Isa Boletinit

Para së gjithash, më duhet të protestoj kundër publikimit në gazeta të disa klisheve që paraqesin babanë tim plak të rraskapitur dhe të veshur si një turk nga Azia e Vogël — më thotë i riu Adem Boletini, djali i luftëtarit trim shqiptar, një oficer i pashëm njëzet vjeçar me flokë të zeza në ushtrinë tonë, siç shkruante dje “Tribuna”, dhe tashmë i dërguar që kur la shkollën ushtarake të Modenës, në qytetin simpatik të…

ImageBurimi: La Tribuna, e mërkurë, 24 nëntor 1915, f.5FOTO GALERI
Babai im Isai është vetëm 50 vjeç, ai është shtatlartë, energjik, i drejtë.

— A keni dëgjuar për vdekjen e tij?

— Jo. Megjithatë, edhe pse tani jam mësuar të lexoj komunikimin e zi në gazetat e t..

Read More
INTERESANTE

Albanologu austriak që dha vlera për shqiptarët

Norbert Jokli (25 shkurt 1887 – maj 1942) ishte albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë. Por, para se të njihej si albanolog i madh ai ishte i çmuar si studjues i filologjisë balto-sllave dhe si bibliotekar (Oberstadtsbibliothekar) i Universitetit të Vjenës.

Jeta dhe karriera

Lindi në Bzenec (asokohe Bisenz), Moravia e Jugut, sot Republika Çeke si biri i vetëm i një tregtari hebre. Përfundoi shkollën e lartë me nota të shkëlqyera dhe hyri në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Vjenës. Mori këtu gradën e doktorit të drejtësisë summa cum laude më 23 qershor, 1901. Disa kohë veproi si stazhist ligjor, por më vonë vendosi t’i përkushtohej gjuhësisë. Studioi gjuhët indo-evropiane te P. Kretschmer, gjuhët sllave te V. Vagic dhe gjuhët romane te G. Meyer-Lübke; u gradua me lavdërim në këto lëme. Në vjeshtën e vitit 1903, ai u bë stazhist në bibliotekën e Universitetit te Vjenës ku punoi deri në vitin 1938. Në moshën 30 vjeçare, mësoi g..

Read More
INTERESANTE

Pagëzimorja e Butrintit, një nga më të mëdhatë në Mesdhe

Parku Kombëtar i Butrintit, në një postim në rrjetet sociale, sjell një album fotografik dhe informacion mbi pagëzimoren e Butrintit, një nga monumentet kryesore, më të bukura të këtij parku dhe një nga më të mëdhatë në të gjithë Mesdheun.

Koha e ndërtimit të saj mendohet rreth viteve 550-570 pas Krishtit.

Mozaiku është kompozuar shumë bukur. Dekori i dyshemesë përbëhet nga shtatë shirita që qarkojnë vaskën e pagëzimit të ndodhur në qendër, bashkë me të cilën bëhen tetë, numri i krishterë që nënkupton shpëtimin dhe përjetësinë.

Dy nga shiritat përbëhen nga medaljone të thjeshtë të lidhur me njëri-tjetrin, të tjerët përmbajnë rondele me kafshë katërkëmbëshe, shumë zogj uji dhe peshq, gjithsej 69 e të gjitha simbole të lidhura me pagëzimin.

Në kushte ideale, kompleksi i Baptisterit dhe mozaikët e tij do të duhej të ishin gjithnjë të ekspozuar. Ngritja dhe ulja sezonale e nivelit të ujit, në lagunën përreth, shkakton lagjen dhe tharjen e përsëritur të dyshemeve.

Nëse mozaikët do të i..

Read More
INTERESANTE

Një fortifikatë mesjetare pararojë e pasurive minerale të Trepçës!

Jahja Drancolli

Pranë Trepçës, në pjesën jugore të zonës së fshatit të sotëm Rashan, ruhen rrënojat e një kështjelle të quajtur “Gjytet” ose “Qytet”. Qyteti i Rashanit është një fortifikim i periudhës së hershme bizantine, i ndërtuar gjatë shekujve IV-VI, rreth 5 km larg nga Mitrovica. Në dokumente si fortifikatë e Trepçës, e cila përmendet për herë të parë në vitin 1303. Ka një pozitë të favorshme gjeografike dhe, me një lartësi prej 851 m, ishte pararojë e burimeve minerale të Trepçës, si dhe kontrollonte rrugën kryesore, e cila shkonte nga Municipium DD për në Zveçan, Trepçë dhe Llap, si dhe rrugën tjetër Trepça-Vicianum-Novobërdë. Rrënojat e fortifikatës së quajtur nga vendorët “Gjyteti” ndodhen në një kodër të pjerrët, nga ku pamja përreth ka qenë gjithëpërfshirëse. Nga kalaja mund të shihni pothuajse të gjithë Rrafshin e Kosovës. Në shek. XIX arkeologu britanik Arthur Evans përmend Municipium DD, si dhe një kështjellë me emrin e tregtarëve raguzanë, “Montagna dell Argento” (“Mon..

Read More
INTERESANTE

Ja si shtetet kanë spiunuar historikisht njëri-tjetrin nga ajri

Nga balonat në fushëbetejat e Luftës Civile në SHBA, tek dronët pa pilot dhe me motor reaktiv, përgjimi më e mirë i armikut ka qenë gjithmonë nga lart. Ja si ka evoluar teknologjiae mbikëqyrjes ajrore gjatë 200 viteve të fundit

Në fillimin e viteve 1790, francezët eksperimentuan për herë të parë përdorimin e balonave të mbushura me hidrogjen për zbulimin e të dhënave mbi armikun në fushën e betejës. Në fakt ato nuk fluturonin mbi linjat e armikut, por ishin të lidhur në tokë me kabllo. Shportat e balonës mbanin dy ushtarë:njëri me teleskop dhe tjetri që sinjalizonte vëzhgimet në tokë përmes flamujve.

Balonistët francezë formuan forcën e parë ajrore në botë në vitin 1794 të quajtur “Compagnied’Aéronautiers”. “Para atij momenti, mënyra e vetme për të kuptuar pozicionin e armikut ishte duke dërguar për zbulim një grup kalorësish. Ndërkohë nga lart, hipur në një balon, mund të shihni deri 80 km larg në një ditë të kthjellët. Pra ofronte një përparësi të jashtëzakonshme për të mbikëqyrur ..

Read More
INTERESANTE

Dëshmor për Shqipëri etnike Mefail Xhemë Shehu (Mefaili madh)

NGA: BAJRAM ÇELIKU – BALI

Mefail Xhemë Shehu (Mefaili Madh), lindi në fshatin Zajaz, “Mëhalla Teqe”, në vitin 1898, në një familje bujare dhe trime. Mefail Shehu ka pasur vetëm një djalë me emrin Halit, i cili për shkak të rrethanave të pasigurta për jetë në vendlindje, është shpërngulur në Stamboll të Turqisë, e nga aty, shkon të punojë në SHBA. Varrimi i tij bëhet në Stamboll të Turqisë. Mefail Shehu, vëlla ka pasur Abdulla Shehun, e ky i fundit për trashëgimtarë të tij ka lënë: hoxhë Aliun, Imetin, Azemin dhe Ajetin, por edhe katër vajza.

E tani të këthehemi pak te komandanti i forcave vullnetare nga “Balli Kombëtarë” Mefail Shehu, apo Mefaili i Madh, siç e pagëzoi populli. Burrë i mençur e trim azgan, rrëfente gjyshi im Emin Çeliku, na ishte Mefaili i Madh. Trim, të cilin rrallë e lind nëna. Burrë i rrafshët, e i mençur në veprime. Dinte me mençuri të udhëheqë shqiptarët, duke ua treguar rrugën e vërtetë, rrugë që çonte në drejtim të bashkimit me Nënën Shqipëri për të jetuar nën ..

Read More
INTERESANTE

Krimi i organizuar, vandalizmi dhe gjenocidi kulturor kanë emër, porositës dhe autorë, në trojet etnike shqiptare

Abdulla Mehmeti

A k t u a l e
KRIMI I ORGANIZUAR, VANDALIZMI DHE GJENOCIDI KULTUROR KANË EMËR, POROSITËS DHE AUTORË, NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE
E kaluara e lashtë e qytetit të Shkupit dhe e vendbanimeve të tjera në territorin e Maqedoni së sotme, si edhe në gjithë hapësirën e Gadishullit Ilirik, nuk flet sipas interesave të shteteve të sotme, të popujve jo autoktonë dhe propagandave të tyre politike e fetare, prandaj shkatërrohet e zhduket pamëshirë trashëgimia kulturore dhe historike ilire, dardane, pajone, e shqiptarëve autoktonë.
Zbulimi i varrezave të këtilla monumentale, me mbishkime në gjuhën e lashtë dhe me alfabetin e saj, në çdo vend të botës do të përbënte një ngjarje të veçantë për atë vend, popullin dhe kulturën e tij.
Por, fatkeqësisht kjo nuk ndodh edhe me shqiptarët në Maqedoni, sado që trashëgimia kulturore dhe historike u vidhet, përvetësohet ose shkatërrohet me paramendim nga të tjerët, pushtuesit dhe sunduesit e huaj.
E gjithë nëntoka e Gadishullit Ilirik është përp..

Read More
INTERESANTE

Siria dikur ka strehuar refugjatë nga Evropa

Pritja e refugjatëve evropianë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nga ana e shteteve të Lindjes së Mesme, përfshirë Sirinë, është një ndër faktet e harruara të historisë.

Civilë nga Evropa Lindore dhe Ballkani migruan përmes Mesdheut dhe Turqisë në drejtim të shteteve të Lindjes së mesme për të ikur nga okupimi nazist dhe sovjetik në periudhën më të vështirë të luftës.

Afërsisht 40 mijë evropianë u vendosën në kampet e krijuara në Siri, Egjipt dhe Palestinë nga ana e Administratës për Ndihmë dhe Refugjatë në Lindjen e Mesme (MERRA) të themeluar nga Britania në vitin 1942.

Evropianët e pritur në këto vende deri në mbarimin e luftës, u kthyen në vendet e tyre apo në vende të tjera që preferuan.

Kjo temë, e cila ishte trajtuar edhe në një lajm të gazetës Washington Post dy vite më parë, bën pjesë në mesin e fakteve të harruara të historisë.

Në raportimin e gazetës thuhej se kushtet në kampe ishin mjaft të mira dhe se refugjatët vendoseshin në kafte pasi kalonin kontrollet mje..

Read More