INTERESANTE

INTERESANTE

Zbulim i një pllake katrore në Venedik, që i atribuohet Andre-Ndre Alleshit ose rrethit të tij (rreth vitit 1480), në të cilën Shën Jeronimi paraqitet në shkretëtirë me luanin!

Jahja Drancolli

Andrea-Ndre Alleshi (Alexius Durrachinus, Durrës 1420/25 – Split 1504/5), skulptor dhe arkitekt i madh arbër i periudhës së Humanizmit dhe Rilindjes. Ai njihet për veprat e tij në Shibenik, Trogir, Zarë, Split, Raguzë, Ishujt Tremiti dhe më në fund një zbulim i veprës së tij në Venedik.

Tema e Shën Jeronimit (ilirit nga Stridoni i Dalmacisë, 347-420) në shpellë u prezantua për herë të parë në vitin 1480 në një poliptik guri në kishën e vogël kushtuar shenjtorit të lartpërmendur në Marjan të Splitit. Një temë e ngjashme shfaqet në pllakën e relievit të Venedikut, një vepër e izoluar realizim rreth vitit 1480. Bazuar në ngjashmëritë stilistike, disa relieve të Shën Jeronimit janë ruajtur në koleksione në Dalmaci dhe Itali!

Ilustrimi për postim është realizuar nga MA. sc. Ermal Gashi /Trungu & InforCulture.info

The post Zbulim i një pllake katrore në Venedik, që i atribuohet Andre-Ndre Alleshit ose rrethit të tij (rreth vitit 1480), në të cilën Shën Jeronimi paraqitet..

Read More
INTERESANTE

Histori për Skënderbeun nga Volteri, filozof francez

Referenca : Shqiperoi Rezart Dani

Në veprën e tij me famë botërore, “Ese mbi Historinë e përgjithshme dhe mbi zakonet dhe shpirtin e popujve, që nga Karli i Madh deri në ditët tona” Volteri (1694-1778) i kushton një artikull Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke e rreshtuar në listën e personaliteteve më të famshme botërore.

Ka disa gabime, në emërtimin e personazheve, por duke parë kontekstin e kohës dhe mungesën e informacionit mbi popujt e Perandorisë Osmane, kjo duhet anashkaluar, pasi nuk prekin aspak thelbin e shkrimit.

Kërkova mbrëmë në arkivin e Bibliotekës Kombëtare Franceze, versionin e parë, e më në fund e gjeta, duke u munduar ta përkthej e përshtas për ju, pasi dhe shkrimi është në frëngjishten e kohës, ndryshe nga ajo që flitet sot.
Gjithsesi po publikoj edhe tre faqet origjinale të veprës që shkrimi të lexohet e vërtetohet edhe nga miqtë e mi frankofonë.

Nga Rozart Dani Luksemburg 2023.

SKANDERBEGUT.

Kapitulli tetëdhjetë e gjashtë. Vëllimi i tr..

Read More
INTERESANTE

KËRKIME NGA KOSOVA NË BIHOR: VËLLEZËRIT BAJRAKTARI GJETËN VARRIN E GJYSHIT TË TYRE QË RA DËSHMOR PARA  80 VITEVE

Vëllezërit Gani dhe Mustaf Bajraktari nga Kosova, ditë më parë në zonën e Petnjicës së Bihorit kanë gjetur varrin e gjyshit të tyre, i cili vdiq gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas tyre, konfirmimin përmes analizës së ADN-së do ta kërkojnë në periudhën e ardhshme.

Siç thonë ata, gjyshi i tyre ishte komandant i ushtrisë shqiptare dhe quhej Zymer Bajraktari dhe sipas tregimit të babait, ky komandant ka vdekur në Bihor në një përballje të përgjakshme në vitin 1943.

Pasardhësit e këtij komandanti shqiptar, me shumë pak informacion, u nisën për një kërkim që i çoi në Bihor. Një nga motivet e forta të kërkimit ishte amaneti i babait të tyre me të cilin i detyronte të gjenin varrin e gjyshit dhe ta çonin në vendlindje.

Duke folur me vendasit, të dhënat i çuan shpejt në Radmanac. Banorët e moshuar kujtuan historinë sipas së cilës një ushtar shqiptar, emri i të cilit nuk ia dinin u vra në një konfrontim ushtarak në grykën e Radmanit, mbi shpellë. Vetëm pas disa ditësh, gratë e atij fshati e..

Read More
INTERESANTE

E vërteta e Masakrës së 4 shkurtit, për të cilën akuzohet Xhafer Deva

Shkruar nga Dr. Vasfi Baruti Masakra e 4 shkurtit! Ato ditë shkurti 1944 (e më pas), kur hidhërimi pushtoi Tiranën, pis-politika komuniste mashtroi e luajti si deshi me masakrën për interesa të veta!

Trakti i PKSH-së për atë masakër, i botuar më 4 shkurt 1945, në gazetën “Bashkimi”, ishte qind për qind fals, mashtrues, sepse gënjeu e mashtroi lexuesit e tij për dhjetëra vjet, kurse trakti i vërtetë është ai me nr. 31 (dt. 5 shkurt, botuar në “Buletinin e Zërit të Popullit” 1944), që saktëson jo 80 të vrarë, por të “vrarë me dyzina të rinjsh”. Por, të dokumentuar nga procesverbalet e atëhershme janë vetëm 10 të vrarë. Masakra e 4 shkurtit që rëndom trajtohet e menduar dhe programuar përpara 4 shkurtit nga “klika naziste e Xhafer Devës”, ishte provokim i drejtpërdrejtë e shkak i dy atentateve (3 shkurt) të qarkorit të Partisë Komuniste për Tiranën.

Mashtrimi

Në gazetën “Bashkimi” të 4 shkurtit 1945, në dy faqe të saj botohej trakti i parë i Qarkorit të Partisë Komuniste për Tiranën, r..

Read More
INTERESANTE

​145 vjet nga traktati që la shqiptarët nën sundimin e Perandorisë Osmane

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.

Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 % të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore.

Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore Rusia cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së madhe autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit.

Bullgaria do të ishte një principatë autonome me qeverinë e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte në vetvete një hap pozitiv, pasi e çlironte popullin bullgar nga zgjedha sheku..

Read More
INTERESANTE

Letra e Mit’hat Frashërit për Konferencën e Paqes në Paris

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se më 3 mars të vitit 1921, Mit’hat Frashëri dërgoi një letër në Konferencën e Paqes në Paris.

Në cilësinë e presidentit të delegacionit shqiptar, Frashëri shprehte gatishmërinë e qeverisë për të përmbushur detyrimet që rridhnin prej pranimit në Lidhjen e Kombeve. Nga ana tjetër, përcillte keqardhjen për situatën kritike të shqiptarëve në territoret e Greqisë dhe të Serbisë, ku nuk respektoheshin të drejtat e këtij minoriteti.

“Në përputhje me popullsinë në territorin e aneksuar, shqiptarët duhet të kenë 4 përfaqësues në parlamentin grek. Megjithatë, këta deputetë nuk janë caktuar ende, gjë që bie në kundërshtim me ligjet kushtetuese. Minoriteti i shqiptarëve në Greqi është gjithashtu i privuar nga çfarëdo përfaqësimi”, shpjegonte Frashëri.

Më tej, në letër, ai informonte Lidhjen e Kombeve se shqiptarët në Serbi ishin subjekt keqtrajtimesh, që shpesh përshkallëzonin deri në fatalitete. “Padrejtësi të ngjashme ushtrohen edhe nga qeveria serb..

Read More
INTERESANTE

“Të gjashtë kufomat i lanë në qendër të Rrëshenit, ku populli i pështynte, godiste me shkelma dhe me gurë…”- Historia e panjohur e vrasjeve në Mirditë

Dashnor Klaoçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së ndodhur në 12 prillin e vitit 1950 në vendin e quajtur Ujë Lurth të krahinës së Mirditës, ku një grup i rezistencës antikomuniste, i përbërë nga: Preng Dod Gjini, Mark Mëlyshi, Luk Prend Zefi, Ndre Mark Nika, Ndue Lala, Pjetër Gjini, Nikoll Jaku, Mark Jak Lurthi, Preng Marka Brozi dhe Gjin Kros Buna, u rrethuan nga repartet speciale të Forcave të Ndjekjes që ishin nën urdhrat e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Mirditës, kapiten Sul Manokut dhe pas gjashtë orë përpjekje të armatosur në mes tyre, mbetën të vrarë gjashtë pjesëtarë të grupit të rezistencës antikomuniste, ndërsa katër të tjerë mundën të çanin rrethimin dhe të largoheshin prej aty.

E gjithë historia e panjohur e asaj ngjarjeje që terrorizoi Mirditën, pasi gjashtë trupat e pajetë të Gjin Kros Bunës, Preng Dod Gjinit, Preng Zef Tarazhit, Nikoll Dedës dhe Pal e Mark Mëlyshit, u lanë për disa ditë në qendër të Rrëshenit, ku populli i ..

Read More
INTERESANTE

A e di Italia se shqiptarët e bënë atë të bashkuar?

Shkruan Fahri Xharra – “Të gjithë arbëreshët janë heronjë. Ata që thonë të kundërtën nuk e njohin historinë”.

Xhuzepe Garibaldi (1807-1882)

Shqiptarët me pjesëmarrjen e tyre aktive e dhanë njëkontribut të madh në lëvizjet kombëtare në Europën e shek.XIX-të ,pjesëmarrje e cila mund të quhet edhe fenomen historik i kohës i një rëndësije të veçantë që e rradhit atë në popujt më heroikë.

Të kthehemi tek Ɍeʋȯɭưcìȯɳì i Greqisë –1821 , pastaj në luf.tën për pavarësinë e Rumanisë , formësimin e Serbisë dhe të Malit të Zi. Por sot e kemi fjalën për njëçlirim dhe bashkimin tjetër të madh – të Italisë.

Pas Skënderbeut ,shek XV-të shqiptarët gjetën strehim nëtokat e Italisë. Ata u shpërndanë nga Abruzio e deri nëSiçili. Aty u gjenden edhe të parët, pasardhësit e Ilirëve.

Shqiptarët me Lëvizjen e Garibaldit të vitit 1860 e çuan Italinë në bashkimin dhe pavarësimin e saj. Atdheu i dytë i arbëreshëve në vitet 1844 dhe 1848 u ballafaquame kryengritjen e mëdha, në të cilat shqiptarët ishin pjesëe ..

Read More
INTERESANTE

ZBULOHET EDHE NJË ARTEFAKT I PERIUDHËS DARDANE

Nga Emin Azemi(ne facebook)

Në një fshat në afërsi të Shkupit është gjetur edhe një artefakt, i cili sipas historianëve shqiptarë, i takon periudhës Dardane. Nuk është kurrfarë rastësie edhe kjo dëshmi, pasi që ditë më parë u zbuluan edhe disa artefakte të tjera në lokalitetin Scupi. Të gjitha këto gjetje, përpos kurreshtjes publike, kanë nxitur edhe interesimin institucional që trashëgimia materiale në një të ardhje të afërt të merr një trajtim më serioz, në suaza të ligjeve e normave që rregullojnë fushën e arkeologjisë. Për më tepër që, kemi të bëjmë me një civilizim të lashtë, identiteti kulturor i të cilit lidhet me ILirinë dhe Ilirët, ku Dardanët ishin pjesë integrale e këtij civilizimi. Duhet të veprohet me urgjencë që të gjitha këto dëshmi arkeologjike të sistemohen dhe konservohen, në mënyrë që të shmanget çfarëdo lloj keqpërdorimi apo shkatërrimi. Nëse korniza aktuale ligjore është e pamjaftuesshme për të mbrojtur këto dëshmi arkeologjike, atëherë duhet sa më shpejt të inter..

Read More
INTERESANTE

Shqiptari që i dha lirinë Greqisë…

Teodor Kolokotroni, ndryshe njihet dhe si “Plaku i Moresë”, u lind më 3 prill 1770 poshtë një peme në Mesininë e vjetër.

Gjithë jeta e Kolokotronit, rrjedh midis arvanitasve, pasi i tillë ishte dhe origjina e tij. Kolokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kolokotronit ishin arvanitas nga Morea, ose nga Çamëria

14 janar 1822 – Lu.fta greke e Pavarësisë: 1822 – Lu.fta greke e Pavarësisë: Akrokorinthi (Korinthi i Epërm) merret nga trupat e Theodor Kolokotronit, udhëheqës i Revolucionit grek kundër perandorisë Osmane. Kolokotroni, ky “shqiptar” i quajtur arvanitas, fliste arvanisht (arbërisht), paraardhëse e drejtpërdrejtë e shqipes së sotme.

Me prejardhje arvanitase Greqia ka pasur 9 kryeministra, 1 president, dhe 1 diktator (Gjeneral Theodor Pangalo, 1878–1952). Kolokotroni u bashkua me kryengritësit e Moresë (Peloponez) që kur ishte 14 vjeç; një vit më vonë, ai bëhet “kapetanios” i çetës së tij. Pastaj, Kolokotroni shp..

Read More