INTERESANTE

INTERESANTE

Kush ishte Homeri dhe çfarë gjuhe fliste?

Kush ishte Homeri dhe çfarë gjuhe fliste? – Nga Sulejman Mato

Sulejman Mato

Një pyetje që ka trazuar shumë studjues në të gjitha kohërat, pasi dy veprat e quajtura homerike kanë jo vetëm vlera të mëdha për njohjen e një kohe të errët prehistorike, por, janë zanafilla e letërsisë botërore. Kush ishte ky aed i epokës së bronxit? Ku lindi? Ku jetoi, ku vdiq? Për të gjitha këto pyetje ka mendime të ndryshme, nga studjues të ndryshëm, në kohë të ndryshme.

Homeri ishte një rapsod i cili jetoi në një kohë kur nuk njihej shkrimi, ndaj edhe krijimet recitoheshin në sheshe nga aedë popullorë dhe përcilleshin gojë më gojë, nga njëri vend në tjetrin e nga njëra kohë në tjetrën. Shumica e studjuesve kanë rënë në një mendje se ai ka jetuar në shekullin e nëntë p.e.s. në qoftë se ka ekzistuar vërtet një Homer, por ka dyshime se eposi homerik, sidomos, “Iliada” është dhe më e hershme dhe nis fill pas rënies së Trojës.

Në qoftë se do të pranojmë se në krijimin e këtij eposi popullor kemi vetëm një ..

Read More
INTERESANTE

Shqiptarët çamë dhe suliotët në sytë e një konsulli francez – Nga Luan Rama

(Nga libri Konsullatat Franceze në Shqipërinë e shekujve XVII-XIX)

Ardhjen në konsullatën e Janinës në vitin 1842, Eugène Poujade e kishte një nga postet e para diplomatike. Ai ishte martuar me Maria Ghika (Gjika), të bijën e banit të famshëm rumun, princit Konstantin Gjika, të familjes së famshme Gjika, me origjinë shqiptare. Madje dhe kur vite më vonë, më 1859, botoi librin e tij me kujtime nga Janina, ai ia kushton vjehrit të tij Konstantinit (A son Altesse, le Grand Ban Prince, Constantin GHIKA, son gendre), i cili kishte vazhduar karrierën princore, i njohur në gjithë Rumaninë dhe Vllakinë. Ky prijës dhe vëlla me dy princa tjerë, Alexandre II Ghika dhe Mihail Ghika, ishte “grand spatar”, pra një prijës i madh i ushtrisë, për të cilin flitet në shumë libra historikë

Poujade erdhi në një kohë kur Janina kishte kaluar një periudhë shkatërrimtare të madhështisë së saj të dikurshme. Pronat e Aliut bliheshin nga funksionarë të lartë dhe guvernatorët turq. Pas vrasjes së tij kishte një..

Read More
INTERESANTE

Haki Stërmilli, shefi i parë i Shërbimit Sekret Shqiptar

Haki Stërmilli, shefi i parë i Shërbimit Sekret Shqiptar – Nga Saimir Kadiu

Saimir Kadiu

100 vjet më parë lindi Shërbimi Sekret Shqiptar. Ahmet Zogu dekretoi Haki Stërmillin (shkrimtarin e njohur të viteve 30′), më 16 janar 1923 si Sekretar i Sekretarisë Sekrete. Propozimi do të miratohej nga Këshilli i Ministrave më 20 janar dhe me 31 janar do të dekretohej nga Këshilli i Lartë.

Si kryetar i Sekretarisë Sekrete, Haki Stërmilli qëndroi deri më 16 prill 1924. Ai është shefi i parë i Shërbimit Sekret Shqiptar. U largua përfundimisht pas largimit të Ahmet Zogut dhe emërimit të Shefqet bej Vërlacit kryeministër dhe ministër i Brendshëm.

Në jetëshkrimin e tij zyrtar (të bërë nga regjimi komunist) ai na është paraqitur si kundershtar i Zogut dhe antimonarkist… për më teper edhe shok i Avni Rustemit, apo Ali Kelmendit, të cilin e takoi kur ishte në Bashkimin Sovjetik. Mbeshtet Fan Nolin dhe qeverinë e tij. Largohet nga Shqipëria me riardhjen e Zogut në pushtet. Shprehet hapur kundër tij.
..

Read More
INTERESANTE

Ëndrra që pa Vojsava, bashkëshortja e Gjon Kastriotit, shfaqja e mrekullisë që paralajmëroi lindjen e Skënderbeut

Nga Albert Vataj

Të gjithë njerëzit e zgjedhur e paralajmërojnë ardhjen e tyre në jetë. Është gjuha e ëndrrave dhe gjyha e yjeve që vjen si një mesazh, vjen si një lajm hyjnor, vjen si një parathëenie ogurmirë. Asgjë e rastësishme nuk ndodh. Gjithçka është e parathënë. Gojëdhënë, legjendë apo trill i shkrimtarit, skalitja e këtij lajmi të mirë, sendërgjimi i kësaj paraardhje hyjnore të magjeps edhe sot pas kaq vjetësh qyshkur u lind dalzotësi i Arbrit.

Edhe e lindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastroti-Skënderbeu erdhi përmes një ëndrre paralajmëruese, një ëndrre e cila u skalit me yjet e natës së ngjarjes galaktike.

“Ajo që unë e mora si një shfaqje mrekullie dhe që u profetizua prej shumë vetave për lavdinë e këtij njeriu”, ishte lajmi i lindjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Thonë se kur e ëma, Vojsava, mbeti shtatzënë me të, pa në ëndërr se lindi një dragua aq i madh, saqë mbulonte gati gjithë Epirin, kokën e shtrinte ndërmjet kufijve të Turqisë, të cilët i përpinte me gurma..

Read More
INTERESANTE

Zbulimi i pabesueshëm në piramidën e Gizës

Piramidat e Egjiptit vijojnë ende të kenë shumë mistere

Një korridor dikur i fshehur është identifikuar brenda Piramidës së Madhe të Gizës pas një projekti shumëvjeçar duke përdorur teknologjinë më të fundit moderne.

Gjetjet e një ekipi kërkimor ndërkombëtar u njoftuan nga zyrtarë egjiptianë në një konferencë për shtyp të mbajtur jashtë piramidës.

“Po shpallim rezultatet në këtë projekt të rëndësishëm që ka treguar praninë e një korridori në anën veriore të Piramidës së Keopsit, me përmasa rreth 9 metra gjatësi dhe rreth 2.10 metra gjerësi. Dëshiroj të konfirmoj se ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të kërkojmë duke përdorur teknologji dhe metoda të avancuara shkencore të sigurta, për të zbuluar sekretet e Egjiptit të lashtë.”

Zyrtarët thonë se korridori ka të ngjarë të jetë projektuar për të ndihmuar në lehtësimin e peshës së strukturës së madhe, e cila u ndërtua rreth vitit 2560 para Krishtit.

“A kemi shembuj të qartë të korridorëve të tillë? Po, sigurisht, Piramida Maydum ka kor..

Read More
INTERESANTE

Rrashka që i zë frymën Arsës Ilire

Marin Mema- Sanxhaku i Pazarit të ri, sot pjesë e Serbisë, shumë pranë vetes mban disa rrënoja të vjetra që në plan të parë nuk do të përbënin ndonjë sensacion për cilindo turist që do të kalonte, por ndryshe në fakt do të ndodhte nëse do të njihej identiteti i kahershëm i tyre. Referuar historiografisë serbe këto rrënoja janë gjurmët e mbetura të kryeqytetit të Rrashkës, që njihet si një shtet mesjetar nga ku më pas u formësua Serbia. Ajo çfarë dihet më tej lidhet me vitet e themelimit të këtij qyteti që daton mes shekujve VIII dhe IX si dhe pozicionimi i tij mes rrugëve lidhëse tregtare të kohës.Por a duan të thonë më shumë këto rrënoja?

Ajo çfarë një syri edhe jo fort të stërvitur do t’i bënte përshtypje, lidhet pikërisht me faktin se përse pjesa më e rëndësishme e rrënojave ndodhet në gjendje vërtet mjerane. Aq më shumë nëse konsiderojmë faktin se bëhet fjalë për një qytet të klasifikuar si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Padyshim një arsye më shumë që thellon pikëpyetj..

Read More
INTERESANTE

Më 4 mars 1769 në Kavalla, në perandorinë osmane të atëhershme, qytet i cili ndodhet sot në Greqi, lindi Mehmet Ali Pasha

Më 4 mars 1769 në Kavalla, në perandorinë osmane të atëhershme, qytet i cili ndodhet sot në Greqi, lindi Mehmet Ali Pasha (osmanisht: Meḥemmed Ali Pasha; arabisht: Muḥammad Ali Basha), djali i dy prindërve shqiptar Ibrahim Agës dhe Zejnepe (Zeinab) hanëmit. Vizitorëve dhe diplomatëve evropian Ali Pasha shpesh u thoshte se “ishte lindur në një fshat shqiptar”. Njohur botërisht si themeluesi i shtetit modern Egjiptian ai kontribuoi në zhvillimin e ekonomisë, kulturës dhe sigurisht fuqizimin e ushtrisë së saj. Duke qenë një komandant i fuqishëm dhe i pushtetshëm në Perandorinë Osmane, ai jo vetëm që arriti të shtrijë sundimin e tij në Egjipt dhe Sudan (sundoi 17 maj 1805 – 2 mars 1848), por bëri histori edhe si një figurë me rëndësi madhore në Ako, Gaza, Jeruzalem, Siri, Alepo, Damaskë, Mekë, Medinë etj. Dinastia që Mehmet Ali Pasha themeloi do të sundonte Egjiptin deri në revolucionin e vitit 1952, kur mbreti Farouk u rrëzua nga Lëvizja e Oficerëve të Lirë të udhëhequr nga Mohamed Naguib..

Read More
INTERESANTE

Djali i Sami Frashërit, themelues i klubit të famshëm turk, Gallatasaraj

Themeluesi i klubit të famshëm turk të futbollit ka qenë Ali Sami Frashëri, djali i rilindasit tonë të madh.

I njohur nga turqit si Ali Sami Yen (ligji i vitit 1934 për mbiemrat në Turqi detyroi shumë shqiptarë të braktisin emrat e familjeve të tyre), ai ka qenë një futbollist i njohur dhe zyrtar i lartë i futbollit turk.

Një ish-nxënës i shkollës të mesme prestigjioze “Gallatasaraj”, ai vendosi bashkë me bashkëmoshatarët e tij që të krijonin një klub futbolli, në 1905. (Duke shfrytëzuar këtu disa të dhëna që radhiten në Wikipedia.)

Ali Samiu vendosi edhe për ngjyrat që Gallatasaraj mban edhe sot e kësaj dite. “Imagjinonim ndriçimin e zjarrit tonë verdhakuq mbi supet e skuadrës sonë dhe besonim se do të na çonte nga një fitore në tjetrën.

Djali i Sami Frashërit ishte presidenti i parë i klubit për 13 vjet me radhë dhe si futbollist doli disa herë kampion i Ligës së Stambollit.

Ali Samiu ka qenë trajneri i kombëtares turke në ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare (kundër Rumanisë në..

Read More
INTERESANTE

Gjergj Kastrioti, burrështeti i madh, lexonte libra të preferuar të tij

NGA: GJON KEKA

Kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti nuk ishte vetëm një njeri e gjeneral që mbante shpatë në duar,por edhe burrështeti e njeri i librit, ai lexonte sikur mësohet nga një bashkëkohës i tij.

Ai lexonte jetëshkrimet e Plutarkut,komentarët e Cezarit etj.

Sikur shihet edhe nga ky imazh( nga :“Maurice Lachatre, Histoire des Papes, Rois, Reines, Empereurs,…187?“), në të cilin Gjergj Kastrioti mbreti ynë është pasqyruar me libër në dorë ,pra një imazh ndryshe nga ajo që kemi parë vazhdimisht në beteja dhe me shpatë në dorë.

Prandaj,Gjergj Kastrioti nuk ishte vetëm njeri i artit të luftës,një strateg i madh, por edhe një burrështeti i madh,dhe njeri që lexonte libra të ndryshëm të preferuar të tij.
The post Gjergj Kastrioti, burrështeti i madh, lexonte libra të preferuar të tij first appeared on In For.

Read More
INTERESANTE

Konflikti shqiptaro-serb në zonën e Dibrës

(shtator-tetor 1913)
(Roli i Vjenës, Romës dhe Berlinit)

Situata e krijuar në kufirin e shqiptaro-serb, të caktuar nga Konferenca e Londrës, u acarua në shtator 1913, në zonën Veri-lindore. Qarqet qeveritare i gëzoi fitorja, me shpresë se mund të shqyrtohej kufija në favor të Shqipërisë, megjithë atë Qeveria e Përkohshme kishte frikë e nuk dinte si të sillej, sidomos nuk dinte ç’të bënte me armët e fishekët e plaçkitur, me robërit serbë dhe si te vepronte për t’i bërë ballë sulmit të përgjakshëm që mund të bënin serbët kundër shqiptarëve kryengritës e për t’i shpëtuar këta nga barbarizmat e serbëve.

Prandaj vendosi tu lutej të gjashtë Fuqive të Mëdha që të hynin ndërmjetës për t’i dhënë fund konfliktit, për të mos u derdhur më gjak dhe për t’i vënë sa më shpejt gurët e kufisë duke marrë parasysh sa më shpejt që të ishte e mundur dëshirat e popullit shqiptar. Ismail Qemali po u lutej sidomos Qeverisë së Austro-Hungarisë e Italisë që të mbronin interesat e kombit shqiptar.

Më 29 shtat..

Read More