Rrëfenja e vrasjes së Çerçiz Topulli dhe Muço Qullit nga malazezët në Shkodër më 17 korrik 1915
Nga Albert Vataj
Sejfi Vllamasi në librin e tij “Ballafaqime politike në Shqipëri” shkruan mes të tjerash për një nga vrasjet e bujshme të asokohëshme. Më 17 korrik 1915 u pushkatuan në fshatin Golem të Shkodrës atdhetari dhe veprimtari i shquar Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli dhe intelektuali Muço Qolli
“Mua më thirri gjeneral Veshoviq, nis rrëfimi, me porosi që të marr edhe diplomën me vete. Pasi e kontrolloi me vërejtje m’i nguli sytë e tij prej krimineli në bebëzën e syrit dhe më tha: “Ik, se të thërras kur të kem nevojë”. Kështu, pasi Bashkia kishte nevojë për veterinar, ashtu edhe ai vetë, më la të lirë. Të gjithë të arrestuarit u nisën për Cetinë. Më 16 korrik, bashkë me Hamit Gjylbegun shkuam në kazermë, ku takohemi me toger Halimin prej Peje, oficer në ushtrinë malaziase i cili na tha: “Çerçizi me Muço Qullin janë në kazermë”. Halimi ishte I mërzitur dhe na shtoi: “Pritet të vijë major Bahri Begolli, adjutant i kral Nikolës. Në qoftë se majori vjen sonte, të dy të burgos..
Read More