INTERESANTE

INTERESANTE

Darka në Kriso /Titulli i plotë i kësaj pikture është “Dinner at Crisso in the house of the Bishop of Salona.”

Daut Dauti

Darka në Kriso

Titulli i plotë i kësaj pikture është”Dinner at Crisso in the house of the Bishop of Salona.” (Darka në Kriso në shtëpinë e peshkopit të Salonës). Autori është Edward Dodwell, pikor irlandez, i cili e vizitoi Shqipërinë dhe Greqinë në vitin 1801 dhe ka bërë disa piktura dhe shënime të rëndësishme për këto dy vende.

Në këtë pikturë dominon ambienti oriental apo islamik, siç do të thoshin disa, edhepse vendi është në Greqinë e sotme qendrore. Njerëzit janë ulur për të ngrënë rreth sofrës dhe para bukës i lajnë duart në legen, e cila gjë ka qenë prezente edhe te ne deri para pak vitesh. Me përjashtim të njërit, burrat janë të veshur me shallvare dhe në kokë kanë çallma. Të gjithë janë të zbathur. Njëri prej tyre duket se ka rënë në sexhde për ta përshëndetur peshkopin, i cili është ulur në shilte. Pamje vërtetë islamike, por, të gjithë janë të krishterë. Kjo është gjë normale për shkak se aristokracia gjithmonë identifikohet me kulturën sipërore apo sunduese.
..

Read More
INTERESANTE

Edhe një Emperor Ilir i Perandoris Romake

Publius Sulpicius Galba Maximus (fl. fundi i 3-të deri në fillim të shekullit të 2-të para erës ton ) ishte një oficer ushtarak romak dhe senator i cili u zgjodh dy herë konsull romak dhe u emërua diktator një herë. Ai ka luftuar në Luftën e Dytë Punike dhe në Luftën e Parë dhe të Dytë Maqedonase. Galba (/ˈɡælbə/; lindur Servius Sulpicius Galba ( Gallaba, Gallabri- Kallaba); 24 dhjetor 3 pes – 15 janar AD 69) ishte perandori i gjashtë romak, që sundoi nga viti 68 deri në vitin 69 pas erës sonë. Pas birësimit nga njerka dhe para se të bëhej perandor, ai njihej si Livius Ocella Sulpicius Galba. Ai ishte perandori i parë në Vitin e Katër Perandorëve dhe mori fronin pas vetëvrasjes së perandorit Neron. I lindur në një familje të pasur, Galba (Galabri- Kallabri) në Dardani mbajti në periudha të ndryshme postet e pretorit, konsullit dhe guvernatorit në provincat e Akuitanisë, Gjermanisë së Epërme dhe Afrikës gjatë gjysmës së parë të shekullit të parë pas erës ton. Ai u tërhoq nga pozicionet ..

Read More
INTERESANTE

Çanakalaja: sikur osmanët, shqiptarët e gjermanët të fitonin dhe luftën

Detaje nga beteja e famshme me “shkak dehjen” serbe në Ballkan

Ditë më parë, përkujtimorja e radhës e Betejës së famshme të Çanakalaë në Turqi, u bë duke inaugurar një urë që lidh dy brigje, njëherësh dy kontinente, një mrekulli inxhinierike në shkallë botërore. Ura bartte dhe shumë simbolika të kësaj lufte, një ndër krenaritë kombëtare të Turqisë.

Por çfarë pati edhe ballkanike kjo luftë?

Beteja e Çanakalasë, në literaturën anglo-saksone e njohur si Beteja e Galipolit, ka qenë beteja më e madhe që është zhvilluar gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918).

Kjo luftë ka filluar për shkak të ambicieve serbe për zgjerim territorial. Por, shkaku kryesor që ka qëndruar në sfond ka qenë territori shqiptar. Serbia nuk u nda e kënaqur me krijmin e Shqipërisë më 1912 dhe pas dy viteve tentoi të zgjerohet në perëndim të saj, kah Bosnja. Kjo ishte për shkak se Britania dhe Franca i dhanë sinjale Serbisë që ta bënte këtë zgjerim. Këtë nuk e lejoi Austro-Hungaria dhe e sulmoi Serbinë, të cilën ..

Read More
INTERESANTE

Bija e Çamërisë Lejla Dino dhe letra e saj drejtuar Presidentit Wilson

Bija e Çamërisë Lejla Dino dhe letra e saj drejtuar Presidentit Wilson – Nga Pertefe Leka

Na vjen mirë kur degjojmë të huajt që vlerësojnë gruan shqiptare, sigurisht ata që e kanë vizituar vendin tonë ose kanë lexuar rreth lashtësisë Iliro-Shqiptare. Studiuesit e çështjes shqiptare kanë shkruar shumë për vashen shqiptare pavarësisht se ajo nuk ishte pjesë aktive e drejtpërdrejtë në jetën shoqërore.

Roli i saj në familje, që lindi dhe edukoi trimat dhe trimëreshat, është evidentuar prej studiuesve, duke përjetësuar veprimin e grave krah burrave në ngjarjet e mëdha historike. Nuk besoj të ketë në botë si në Shqipëri, obeliskë natyralë që kanë të gdhendur vetëmohimin e gruas shqiptare. Nuk është e tepërt të përsëritet se kalatë më të rëndësishme të Shqipërisë në Veri e në Jug, mbajnë emrat e grave të virtytshme shqiptare: Rozafa e Argjiro…

Jehona e bëmave të gruas shqiptare në shekuj, ka përjetësuar dashurinë si virtyt të tyre ndërsa nderin dhe besnikërinë, si ligj dhe normë për to.

K..

Read More
INTERESANTE

Kush ishte Toger “Baba” dhe terrori i tij në Mirditë

Kush ishte Toger “Baba” dhe terrori i tij në Mirditë – Nga Albana M. Lifschin

Albana Lifschin – SHBA

Të gjithë mblidheshim në shtëpi para orës tetë të mbrëmjes. Rreth tryezës së bukës, si të ishim rreth vatrës, dëgjonim historitë e së shkuarës. Kuptova që unë dija shumë pak, sidomos nga historitë e krahinës, veç legjendave që m’i kishte treguar ime gjyshe që në fëmijëri.

Në njërën nga këto net i kërkova gjyshit të na tregonte për Toger “Babën”. Kisha dëgjuar diçka mizore, por jo fort qartë.

– Kujdes, – tha nëna ime, – se po e lodhni. Mos ia merrni frymën me pyetje. Është nëntëdhjetë e kusur, jo shaka.

– Mua më habit kujtesa e tij, – thashë, – dhe më duket sikur nuk do kem rast tjetër ta pyes.

– Mos ki merak, se yt vëlla po regjistron çdo rrëfim…

– Toger Baba, që Mehmet Shehu e solli në Mirditë për me nënshtru mirditorët, ka qenë faqja e zezë e partise komuniste, – e filloi gjyshi tregimin e tij.

Plaku ktheu gotën e vogël të rakisë dhe nguli pirunin mbi një kokërr ulliri, që pas..

Read More
INTERESANTE

”Jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetimë” – Letra e Shote Galicës drejtuar autoriteteve shqiptare më 1924

(10 dhjetor 1889 – 25 korrik 1924)

Azem Bejta – Galica, ishte prijësi i shquar i Lëvizjes Kaçake të Kosovës (1915 – 1924).
I ati i tij, Bejtullahu u vra nga pushtuesit turq, më 1906 gjatë një revolte të cilën e shtypi në gjak, Shemsi Pasha.

Gjatë kryengritjeve të vitit 1910-1912, Azem Bejta, ashtu si edhe krejt Drenica, luftuan bashkë me Isa Boletinin në kuadër të Lëvizjes për Pavarësi.
Pas pushtimit të Kosovës nga Serbia, në fund të vitit 1912, Azem Galica u arrestua nga ushtria serbe dhe u dërgua në kampin e Runikut. Duke ikur prej aty, u plagos dhe u zu sërish rob. Kësaj radhe e dërguan në Ndëshkimoren e Pozharevcit. Si duket ai ishte arratisur prej aty dhe, pastaj, bashkë me vëllezërit del në mal, kaçak.

Në vitin 1915, në një rrethim nga forcat serbe, u vranë të dy vëllezërit e mëdhenj, prej babe, Seferi dhe Zeneli. Po atë vit Azem Bejta u martua me gruan dhe shoqen e armëve, Shote Galicën.
Pas ripushtimit të Kosovës, 1918, Lëvizja Kaçake u zgjërua dhe u forcua. Në orientimin po..

Read More
INTERESANTE

Kush dhe si u vendos, se cilët libra të përfshiheshin në Bibël dhe ato që do të përjashtohen?!

E gjithë struktura mbi të cilën është ngritur në të madhërishmen e vet të besimit katolicizmi, është një shkas për hulumtim, për konsiderim dhe debat. Janë mbi dymijë vite histori dhe po kaq dritë, shpirt dhe dëshmim, të cilat në kohëpaskohje janë përfshirë në shtjella transformuese, në ngulmime të pakalueshme dhe ofrim drejt hapjes, ideve dhe të vërtetës, për të mbërritur deri në ditët tona si një tharm hyjnor i historisë.

Ajo që njerëzit sot e quajnë Bibël në të vërtetë është një koleksion dokumentesh të lashta të frymëzuara nga Perëndia. Këto u hartuan dhe u përpiluan në formë të shkruar gjatë një periudhe prej 16 shekujsh. I tërë ky koleksion dokumentesh formojnë atë që Jeronimi e përshkroi mirë në latinisht si Bibliotheca Divina ose Biblioteka Hyjnore. Kjo bibliotekë ka një katalog ose listë zyrtare të botimeve, në të cilin përfshihen vetëm ato libra që kanë lidhje me qëllimin dhe funksionin e kësaj biblioteke. Të gjitha librat e paautorizuar përjashtohen prej saj. Perëndia është..

Read More
INTERESANTE

Shkolla shqipe u hap me lejen e Stambollit dhe me mbështetjen e zyrtarëve osmanë në Korçë

Nga: Mësuesi Naum Dhimitër Naçi, i njohur më shumë si Nuçi Naçi (Revista “Diturija”, mars 1927)

Nga vitin 1877 gjer 1885 çéshtja kombiare morri shpirt e trup, edhe shoqërira që u-filluan në Stamboll, në Bukuresht, zun’ e shtypnin libra e gazeta në gjuhën amtare.

Në gjithë qytetet e mëdhenj të Shqipërisë u-dërguan ftime me këshilla që të kërkojnë mësonjetore për të kënduar vegjëlia gjuhën shqipe.

Shqiptarët që kishin themeluar shoqërinë shqiptare në Stamboll arritnë të marrin nga Ministri e Arësimit të Turqisë leje për të çelur shkollë private në gjuhen shqipe, në Korçë.

Leja u dha mbi emërin e te ndjerit Pandeli Sotiri nga Selckë e Përmetit.

Shoqëria e Bukureshtit “Drita” u-muarr vesh me atë të Stambollit që, më parë të përdornin masa të buta me njerëzit që atëherë kishin ndjenja te tjera, si edhe me kryetar e kishës, Dhespotët e atëhershmë, që të viret gjuha shqipe ne shkollat qe sundoheshin prej Patrikanës.

Për këtë qëllim u dërgua nga Bukureshti anëtar i shoqërisë i ndjeri Thi..

Read More
INTERESANTE

Vendprehjet e disa pjesëtarëve të familjes së Skënderbeut 

Vendprehjet e disa pjesëtarëve të familjes së Skënderbeut – Nga Valter Shtylla

Valter Shtylla

Kontributi i familjes së Kastriotëve në mbrojtjen e trojeve arbërore pa dyshim përbën momentin më të rëndësishëm dhe më përfaqësues në Historinë Mesjetare Shqiptare. Çdo burim apo relike e kësaj familjeje na e afron më tepër dhe na e bën më të prekshme kulturën materiale dhe shpirtërore të Skënderbeut dhe njerëzve të tij. Në kushtet e mungesës së të dhënave mbi reliket e vendvarrimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut merr rëndësi zbulimi dhe identifikimi i monumenteve funerare të disa prej të afërmve të tij. Ekzistenca e këtyre objekteve në troje jashtë Shqipërisë flet për marrëdhëniet e Skënderbeut me dinasti dhe fisnikë të lartë në Evropë. Në të njëjtën kohë ruajtja me kujdes e këtyre objekteve nga ana e vendeve ku ato ndodhen, tregon respektin që gëzonte familja e shquar arbërore tek liderët evropianë.

Me iniciativën time dhe me interesin e dashamirësinë e kolegëve të huaj specialistë të tr..

Read More
INTERESANTE

Në letrën e dërguar shkodranëve, Aleksandri i Madh shkruan: Unë jam Ilir

Nga Albert Vataj

Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar një testament të Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës, duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”. Dokumenti është publikuar këto ditë nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencorë për Aleksandrin e Madh.

“Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmo..

Read More