INTERESANTE

INTERESANTE

“I dashur baba jam në Janinë, kryeqytetin e Shqipërisë”

Letra e ish kryeministrit anglez Benjamin Disraeli (1804-1881)

Kjo është letra e ish kryeministrit anglez Benjamin Disraeli (1804-1881): “ I dashur baba jam në Janinë, kryeqytetin e Shqipërisë”. Ish kryeministri anglez Benjamin Disraeli (1804-1881) në një nga letrat e tij dërguar babit, ka përmëndur qytetin e Janinës, due theksuar si kryeqytetin e Shqipërisë. Sipas historisë nga muaji qershor 1830 deri në tetor 1831 Disraeli ndërmori një tur të madh në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme, gjoja për arsye shëndetësore. Mësohet se ai ka kaluar në Spanjë, Maltë, Shqipëri, Greqi dhe Lindjen e Mesme, e kjo ka rezultuar të jetë një nga përvojat më formuese të viteve të tij të hershme. Lexoni letrën e tij nga Shqipëria, që rrëfen magjinë e udhëtimit…

“Ati im i dashur! I shkrova Ralph nga Malta, dhe për ju nga Korfuzi, dhe i lashë letrat që t’ju përcillen me pakon e tetorit. Megjithatë, pa dyshim ju i keni marrë letrat e mia nga burime të tjera. E kam përmendur në letrën që të dërgova, se ka mundë..

Read More
INTERESANTE

Mbreti shqiptar Faruk, monarku i pangopur i Egjiptit 

Mbreti shqiptar Faruk, monarku i pangopur i Egjiptit – Nga Enver Robelli

Enver Robelli

Në romanin «Pan Aroma» të Tom Robbins përshkruhet një mbret, i cili përpiqet me çdo kusht t’i shmanget plakjes si lepuri dhelprës dinake. Alobari, kështu quhet mbreti, ka arsye të ndalë procesin e plakjes, sepse në fisin e tij është traditë që mbreti të vritet me një vezë të helmuar në atë çast që te ai shihen shenjat e para të plakjes. Mbreti Artus, ndërkaq, sipas sagës, u bë i njohur për tryezën e tij të famshme, rreth së cilës i mblodhi kalorësit. Asnjëri nga kalorësit nuk favorizohej me ndonjë vend nderi, të gjithë qenë të barabartë pranë tryezës. Ky motiv, i përmendur për herë të parë më 1155, konsiderohet si një ndër aktet e hershme demokratike në shoqëritë feudale europiane të asaj kohe.

Mbreti Faruk i Egjiptit, pinjoll i dinastisë me origjinë shqiptare, e cila sundoi Egjiptin që nga viti 1805, as nuk bëhej merak për plakjen e tij, as nuk e shikonte tryezën si sipërfaqe për debate demokrati..

Read More
INTERESANTE

Ilirët, liderët kyç të Perandorisë Romake në të dy krahët 

Ilirët, liderët kyç të Perandorisë Romake në të dy krahët – Nga Burim Bardhari

“Herezia e shprehjes Bizanti-um” sepse nuk qëndroi kurrë! “Bizanti-um” nuk njihej aspak derisa zgjati Perandoria Romake përfshirë periudhën e krahut Lindor por u shpik një Shekull pas rënies së Konstantinopojës. Pse dhe kush përfiton!

Shkathtësia më e madhe e shpëtimit dhe mbijetimit të një populli të lashtë varet nga aftësia e zbulimit të mangësive nga propaganda historike e sajuar sipas shkruesit fitues por edhe vlerësimit të palakuar nga ankuesi humbës. Qoftë edhe pas disa mijëra vitesh duhet të zbardhet e vërteta!

Historikisht, thuhet se yjësia e perandorëve romakë me prejardhje ilire të mirëfilltë, nga vetë Iliria, fillon nga Klaudi, Claudius Gothicus në v. 268 – 270 të epokës sonë; lindur në Panoni, ai shpartalloi fiset gjermane gotët në Naissus-in ilir por sundimi i tij nuk zgjati shumë sepse ndërroi jetë nga epidemia.

Diokleciani trashëgoi radhën e fronit perandorak pak më vonë, e shpallën perand..

Read More
INTERESANTE

Hypatia e Aleksandrisë, gruaja e madhe shkencës dhe filozofisë që u masa’krua nga fanatikët e krishterë

Hypatia e Aleksandrisë (rreth 370 e.s. – mars 415 e.s.) ishte një filozof dhe matematikane femër, e lindur në Aleksandri, Egjipt ndoshta në vitin 370 të es (megjithëse disa studiues e citojnë lindjen e saj rreth vitit 350 të es). Dihet pak për jetën, por vdekja e saj dramatike nga duart e fanatikëve të krishterë është e dokumentuar mirë.

Ajo ishte e bija e matematikanit Theon, profesorit të fundit në Universitetin e Aleksandrisë, i cili e mësoi atë në matematikë, astronomi dhe filozofinë e ditës, e cila, në kohët moderne, do të konsiderohej shkencë. Asgjë nuk dihet për nënën e saj dhe, siç u përmend, ka pak informacion për jetën e saj. Siç shkruan studiuesi Michael AB Deakin:

Rrëfimet më të hollësishme që kemi për jetën e Hypatias janë të dhënat e vdekjes së saj. Ne mësojmë më shumë për vdekjen e saj nga burimet kryesore sesa për çdo aspekt tjetër të jetës së saj.

Ajo u vra në vitin 415 të es nga një turmë e krishterë që e sulmoi në rrugët e Aleksandrisë. Burimet kryesore, madje edh..

Read More
INTERESANTE

Tragjedia e vajzës së nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë: Artiste në Firence, vdiq në një çmendinë të regjimit komunist

Hajredin bej Cakrani (1860-1940) ka qenë nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Lindi me 1860 në Cakran të Fierit, në një familje bejlere me ndikim në Mallakastër e Myzeqe. Ishte vëllai i Bektash bej Cakranit. Pasi mbaroi shkollën fillore në vendlindje, shkollën e mesme e vazhdoi në Janinë dhe më pas u diplomua në Universitetin e Stambollit.

Pas diplomimit, Hajredin Bej Cakrani shërbeu si ushtarak në shumë vilajete të Perandorisë Turke, si në Janinë, Boleu e Stamboll, ku edhe u njoh me Ismail Qemalin, Mehmet pashë Dërrallën, Syrja bej Vlorën, Ferid Pashë Vlorën, Aziz pashë Vrionin Sami Frashërin, Jani Vreton, Koto Hoxhin etj. Në vitin 1883 solli Abetaren e parë në Cakran dhe një sërë botimesh të tjera në shqip, të botuara në Bukuresht e Stamboll, si: “Bagëti e Bujqësi”, “Lulet e Verës”, “Qerbelaja” etj.

Në vjeshtën e vitit 1908, në sarajet e familjes Cakrani, u hap shkolla e parë shqipe, me mësues Viskë Babatasi.

Vdiq në shtëpinë e tij në Petoshaj dhe u varros në teqen..

Read More
INTERESANTE

Legjenda shqiptare/ Thesari i humbur i turqve gjendet në Librazhd

Të gjithë kanë dëgjuar për këtë fshat, ndoshta shumë i njohur për shkak të 99-minareve që ka, apo ndoshta për thesaret e shumta që fsheh. Ky fshat e ka emrin Xhyra Kasaba.

Ndodhet në pjesën jugperëndimore të rrethit të Librazhdit . Në këtë fshat kalon rruga kombëtare që lidh Shqipërinë me shtete të tjera me Greqinë, Maqedoninë, si dhe me qytetet e vendit tonë.

Me fshatin e Xhyrës janë lidhur shumë gojëdhëna dhe histori të ndryshme aq kulturore, por edhe misterioze që askush deri më sot nuk ja ka gjetur kuptimin. infoaAe dini se guri i “Bletës” një shkëmb me lartësi 1409m ka nxitur zbulues nga e gjithë bota kryesisht turq, maqedonas, edhe grek, por edhe nga “Puglia Grotte” dhe “Dauno”. A fsheh me të vërtetë ky shkëmb një pasuri të madhe?

Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Mendohet se pikërisht në këtë gur fshiheshin grabitjet që kaçakët (hajdutet) bënin karvanëve të ushtrisë turke dh..

Read More
INTERESANTE

Dorështrëngimi, origjina dhe domethënia e një përshëndetje universale shumë të lashtë

Nga Mateo Ruboli

Shtrëngimi i dorës është një gjest universal që tregon përshëndetjen, por gjithashtu edhe arritjen e një marrëveshjeje, apo urimin e dikujt, bazuar në kontekstin në të cilin kryhet. Ai kryhet si midis dy njerëzve krejtësisht të panjohur për njëri-tjetrin dhe që takohen për herë të parë, ashtu edhe midis të afërmve të ngushtë, që përsëritet sipas nevojës edhe disa here për të treguar dakordësinë e ideve ose mendimeve.
Është e mahnitshme të mendohet se si shtrëngimi i duarve, është një gjest lehtësisht i interpretueshëm në të gjithë botën, i përsëritur herë të panumërta nga njerëz nga kultura dhe qytetërime të largëta mes tyre.
Por pse i shtërngojmë duart me njëri-tjetrin?
Gjesti i shtrëngimit të duarve daton që në kohët e lashta, madje edhe atëherë ishte një simbol i harmonisë universale. Në i gjejmë gjurmët e para arkeologjike që në kohën e Babilonisë së lashtë, kur mbreti Shalmaneseri III i Asirisë (859-824 P.E.S), takon mbretit babilonas Marduk-zakir-Shumi I (855-81..

Read More
INTERESANTE

Kush janë 29 gratë që u përndoqën nga Ish-Sigurimi i Shtetit, që u torturuan dhe vdiqën në burgje

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka kujtuar disa prej grave që u përndoqën nga Sigurimi i Shtetit, u arrestuan, torturuan, vdiqën në burgje dhe u pushkatuan.

Ja disa prej tyre:

Marie Tucçi- Lindur në Mirditë (Orosh). Kryen studimet në shkollën e Motrave Stigmatiane Shkodër. Ka punuar për vite me radhë në arsim. Arrestohet në ngjarjet e vitit 1949 në Mirditë. Torturohet në hetuesi dhe vdes nga torturat në vitin 1950.

Marta Doda– Lindur në Austri 1884, mbesë e princit Preng Bib Doda. Në 1912 krijon në Shkodër “Shoqatën e Gruas Shqipëtare”. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 12 vjet burg. Kundërshtare e vendosur e diktaturës. Lirohet në vitin 1954 nëagoni të jetës së saj.

Hava Golemi – Lindur në Golem më 1912. Arrestohet në vitin 1946. Akuzohej për komplot për vrasjen e Shefqet Peçit. Dënohet me 20 vjet burgim politik. E torturuan çnjerëzisht por ajo qëndroji burrëreshë. Lirohet nga burgu në vitin 1957.

Shanisha Dosti- Lindur në Gjirokastër më 19..

Read More