INTERESANTE

INTERESANTE

Muzeu britanik korrigjon gabimin në koleksionin e monedhave

‘BUTRINTI SHQIPTAR, JO GREK’

Studiuesi, njëherazi anëtar i këshillit shkencor të UNESCO-s, Auron Tare ka bërë të ditur se Muzeu britanik ka korrigjuar gabimin e tij ku e cilësonte Butrintin si pjesë të Greqisë.

Aulon Tare shkruan se i ka dërguar një letër Muzeut britanik lidhur me një koleksion të vjetër monedhash nga “Buthrotum” (Butrint), ku thotë se ajo është pjesë Parkut Antik në Shqipërinë Moderne (Buthrotum Epirus Vlorë/Albania) dhe jo në Greqi si Buthrotum Epirus Greece.

“Jam i lumtur të njoftoj vendimin e sotëm të Muzeut Britanik për të ndryshuar emrin e vendndodhjes së Butrintit nga Buthrotum Epirus Greece në Buthrotum Epirus Albania. Muzeu Britanik reagoi shpejt pas një letre që i dërgova Drejtorit të Përgjithshëm mbi saktësinë e terminologjisë së përdorur për të përshkruar Butrintin si qytet grek.

Falë kuratorit të Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve në Muzeun Britanik, z. Tom Hockenhull iu përgjigj me një term të saktë duke e vendosur saktë origjinën e koleksionit ..

Read More
INTERESANTE

Gazullorët me origjinë nga Puka, ambasadorët e Gjergj Kastriotit dhe Arbërisë 

GJON GAZULLI (1400-1465): Klerik Katolik i arsimuar në Raguzë (Dubrovnik-Kroaci), Venecia & Padova. Iluminist, historian, dijetar, filozof, shkencëtar, pedagog, diplomat, këshilltar dhe ambasador i GJERGJ KASTRIOTIT në shumë shtete Europiane. Në arkivat e Raguzës ruhen shumë dokumente të kohës kur Mbreti i fuqishëm i Hungarisë ”Matias Corvinius” e luste për t’u bërë Këshilltari i tij personal. GJON GAZULLI është i famshëm edhe për paraqitjet e tij pompoze në të gjitha oborret mbretërore europiane ku prezantohej denjësisht me fjalët: ”Unë jam Gjon Gazulli nga Arbëria!”.

PAL GAZULLI (Vëllai i Gjon Gazullit): Ishte Rektor i Universitetit të Raguzës në vitet 1442-1444 dhe ndërsa në vitet 1452-1459, shërbeu me devotshmëri si Ambasador i GJERGJ KASTRIOTIT në Republikën e Raguzës pasi kishte merita të veçanta në krijimin e sistemit ”Taksa e turqve” e cila konsistonte në grumbullimin e shumave të mëdha monetare nga Raguza dhe qytetet e tjera Dalmate për të financuar luftën e GJERGJ KASTRIOTIT..

Read More
INTERESANTE

Sipas një burimi bullgar të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura europiane të asaj kohe!

Jahja Drancolli

Krahas kronikave të Raguzës, të cilat njoftojnë fuqishëm praninë e arbërve në territoret e tyre etnike gjatë shekujve V-XI, një njoftim tjetër për të njëjtin problem është burimi që fshihet në një tekst të vjetër bullgar, që daton nga koha e Pjetrit, Borisit ose Samuilit, perandorë bullgarë (927-1014). Dokumenti në fjalë është riprodhuar edhe në një dorëshkrim cirilik të shekullit të 17-të (1628). Në fakt, është një fragment i marrë nga një legjendë e periudhës së perandorëve bullgarë të përmendur më sipër, ku autori përpiqet në formë pyetje-përgjigje të shpjegojë origjinën e popujve dhe gjuhëve të Europës së asaj kohe. Së këtejmi, autori i këtij burimi të rrallë edhe për historinë tonë të lashtë, e kishte ndarë qytetërimin botëror dhe në veçanti atë europian në shtatëdhjetë e dy gjuhë dhe tre kategori fetare: 1. Ortodoksë, 2. Gjysmë besimtarë dhe, 3. Jobesimtarë. Sipas burimit, dallohen pesë gjuhë ortodokse: greqisht-bizantine, bullgarishtja, siriane, ibero-gjeorgjish..

Read More
INTERESANTE

Harta e vitit 1688 nga nga Eberhard Werner dhe toponimet që lidhen me Shqipërinë dhe Kosovën

Studiuesi Armand Plaka ka postuar në faqen e tij të Facebookut, një hartë të vitit 1688 ku bien në sy disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Kosovën.
“Hartë e vitit 1688, arkivuar në Bibliotekën Kombëtare Çeke në Pragë. Hartuar në gjermanisht, nga Eberhard Werner (jetoi në vitet 1647-1690) dhe përdorur shumë në territoret e Evropës Qendrore, meqenëse në atë kohe ajo ishte ‘lingua franca’ në atë rajon, kur shtetet nacionale nuk ekzistonin fare si koncept.
Në legjendën e saj, poshtë hartës shënohet: Një hartë e re gjeografike mbi Spanjën Papnore dhe italike, ndërsa përshkrimi vijon me prezantimin e rajoneve që sot i përkasin Gadishullit të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
Shtypur në Hamburg, si pjesë e një libri voluminoz me titull: ‘Thesaurus exoticorum’ me histori të rralla e të dhëna interesante rreth popujve aziatikë, afrikanë dhe amerikanë, me një kapitull të veçantë për Perandorinë Osmane dhe kombet e saj, bien në sy disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Ko..

Read More
INTERESANTE

“Shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”: Henry Smith Williams 1904

Nga : Altin Kocaqi

Iliria ishte trualli i civilizimit të sotëm europinë

Për të gjithë ata që e njohin historin e Ilirisë para Krishtit edhe historin e Ilirikut pas Krishtit e kanë shumë të qartë këtë hartë të botuar nga Henry Smith Williams në New York në vitin 1904. Kjo është vatra e paraardhësëve tanë të cilet janë edhe pararoja e qytetrimit europian të kohëve tona pasi në këto troje ishte edhe Kryeqendra e vjetër e autoktonëve,Dodona Pellazgjike, po ashtu në këto troje mori jetë edhe Krishterimi I ligjeruar nga iliri Konstandini i Madh.

Në citimin e mëposhtem Henry Smith Williams vendos barazinë mes trakeve edhe rumunëve si pasardhës të latinizuar. Nga përpjekja për të latinizuar ilirikun rrjedhin si rumunet edhe vllehrit por jo Trakët pasi popullsia Trake, edhe sot, në Luginen e lumit Evro flet gjuhen shqipe ne nje shtrirje majaftë të gjerë. Mbetje të popullsis ilire ka kudo në këto treva të prejardhjes së etnisë sonë edhe civilizimit të sotëm europiane.

Henry Smith Williams ne..

Read More
INTERESANTE

Rikrijim i pikturës së humbur të Donika Kastriotit e cila datonte nga viti 1556

Donika Kastrioti, e lindur në Kaninë në vitin 1428, ishte bija e princit arbëror Gjergj Arianiti dhe zonjës Maria Muzaka. Në prill të vitit 1451, ajo u martua me Skënderbeun, me të cilin patën një djal, Gjonin. Pas vdekjes së Skënderbeut më 1468, ajo bashkë me të birin migruan drejt Mbretërisë së Napolit, e më pas në Valencia ku ajo dhe vdiq në vitin 1506.

Një pamje të rrallë të Donika Kastriotit, kemi një gravurë nga viti 1596, e cila u ka mbijetuar shekujve.

Gjatë shekullit të 19-të, një piktor anonim skicoi një vizatim tepër interesant të Donika Kastriotit, i cili bazoi skicimin e tij në një pikturë të vitit 1556 të princeshës Donika, të cilën ai e kishte parë, por për fat të keq, piktura e bërë në shekullin e 16-të është e humbur dhe nuk ekziston më.

Në foto, mund të shikoni një pikturë të princeshës Donika, e bërë nga një piktor Italian në vitin 2018, në bazë të skicimit që kemi nga shekulli i 19-të, duke na dhënë një nga pikturat më të bukura të ndonjë figure nga Mesjeta arbë..

Read More
INTERESANTE

Përpjekjet e popullit shqiptar në integrimet europiane pas Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)!

Jahja Drancolli

Himni i Perandorisë Austro-Hungareze “Ruaje o Zot ti Mbretin tonë”, shkruar për nder të perandorit Franz II nga kompozitori austriak Franz Joseph Haydn në vitin 1797, ishte himni kombëtar deri në rënien e Austro-Hungarisë (1918). Himni në fjalë është përkthyer në të gjitha vendet e Komonveltit Austro-Hungarez, perandori kjo multietnike, ku çdo komb kishte himnin e tij. Një përkthim i tillë në gjuhën shqipe të kohës është i dokumentuar nga zyra austriake në Prizren që nga viti 1890. I njëjti tekst është përdorur edhe në qytete të tjera shqiptare, si në Shkodër, Shkup, Pejë, Gjakovë, Janjevë dhe në ndonjë qendër tjetër!

Burimi: Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (kopje nga Vjena)! /Trungu & InforCulture.info

The post Përpjekjet e popullit shqiptar në integrimet europiane pas Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)! first appeared on In For.

Read More
INTERESANTE

Arapët në Shqipëri – Nga Dorian Koçi

Dorian Koçi

Prania e popullsisë zezake ka qenë e pakët në Shqipëri. Edhe pse territoret shqiptare bënin pjesë në Perandorinë Osmane, në një perandori konglomerat për nga popullsia, etnitë dhe besimet fetare, prania e kësaj popullsie nuk ka lënë gjurmë të forta në këto territore. Dokumentimi i parë kësaj popullsie në territoret arbëre gjenden në këngën popullore Gjergj Elez Alia, ku ky i fundit ndeshet në disa variante me bajlozin e zi dhe në disa të tjerë me arapin e zi.

Studiuesit e folklorit kanë evidentuar me kohë që në rastin e bajlozit të zi, bëhet fjalë për bajlin e Venedikut, emërtimi i ambasadorëve të kësaj republike në shtete të tjera. Në rastin kur përmendet si arapi i zi, ka të ngjarë që përfaqësues të pushtetit venedikas të ishin nga popullsia afrikane e Marokut dhe Algjerisë që shërbenin si mercenarë në trupat venedikase. Një personazh i tillë për shembull është Otello i Shekspirit, çka dëshmon që numri i tyre i përfaqësimit në trupat vendedikase kishte një frekuencë të ..

Read More
INTERESANTE

Si sot, më 1860 vdiq në Vjenë Karl Gega (Carlo Ghega; Carl Ritter von Ghega, lindur në Venedik më 1802)

Jahja Drancolli

Si sot, më 1860 vdiq në Vjenë Karl Gega (Carlo Ghega; Carl Ritter von Ghega, lindur në Venedik më 1802). Edhe sot në këtë qytet ruhet monumenti i varrit të tij. Nderkaq në vitin 2018, Karl Gega, do të shpallet nga Këshilli i Gjeodezëve Europianë (Council of European Geodetic Surveyors), për gjeodezin e vitit!

The Council of European Geodetic Surveyors, që nga viti 2012 ka shpallur për çdo vit nga një gjeodez emblematik europian, si më poshtë: Gerardus Mercator për vitin 2012; Galileo Galilei për vitin 2013; Friedrich Georg Wilhelm von Struve për vitin 2014, Euclid-i për vitin 2015; Rumer Josip Bošković për vitin 2016; Guillaume-Henri Dufour për vitin 2017, dhe Karl Gega (Carl Ritter von Ghega) për vitin 2018 (më 21 mars 2018, në Washington DC, SHBA).

Nga burimet e shumta të ruajtura veçanërisht në Itali, Austri, dhe gjithandej botës mund te zbulohet se si studiuesi botëror me origjinë shqiptare, i lindur në Venedik, dhe student i Universitetit të Padovës, ka luajtur ..

Read More
INTERESANTE

(1957)/ Rrëfimi i dy gazetareve të pavarura britanike mbi udhëtimin e tyre nëntë ditor në Shqipëri

NGA: AURENC BEBJA

“San Rafael Daily Independent Journal” ka botuar, të mërkurën e 24 korrikut 1957, në faqen n°5, rrëfimin e dy gazetareva të pavarura britanike mbi udhëtimin e tyre nëntë ditor në Shqipërinë komuniste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Raport nga Shqipëria

Vizitorët e parë thonë se Stalini ende duhet

close

volume_off

Burimi: San Rafael Daily Independent Journal, e mërkurë, 24 korrik 1957, f.5

FOTO GALERI

(Që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ka qenë një tokë e mbyllur për Perëndimin. Dy gazetare britanike të pavarura ishin ndër turistet e para të pranuara në vend, më i vogli në mesin e satelitëve të Rusisë. Ato sapo kanë përfunduar turneun e tyre dhe tregojnë për të në shkrimin në vijim.)

Nga Barbara Wace dhe Anne Deveson

Tiranë, Shqipëri (IP) — Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në botë ku stoku i Jozef Stalinit është ende aq i lartë.

I kemi parë fotot e tij, st..

Read More