INTERESANTE

INTERESANTE

Arbërishtja, gjuhë e njohur evropiane e asaj kohe!

Sipas një burimi bullgar, të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura evropiane të asaj kohe!

Krahas kronikave të Raguzës, të cilat njoftojnë fuqishëm praninë e arbërve në territoret e tyre etnike gjatë shekujve V-XI, një njoftim tjetër për të njëjtin problem është burimi që fshihet në një tekst të vjetër bullgar, që daton nga koha e Pjetrit, Borisit ose Samuilit, perandorë bullgarë (927-1014).

Dokumenti në fjalë është riprodhuar edhe në një dorëshkrim cirilik të shekullit të 17-të (1628). Në fakt, është një fragment i marrë nga një legjendë e periudhës së perandorëve bullgarë të përmendur më sipër, ku autori përpiqet në formë pyetje-përgjigje të shpjegojë origjinën e popujve dhe gjuhëve të Evropës së asaj kohe, shkruan historiani Jahja Drançolli.

Së këtejmi, autori i këtij burimi të rrallë edhe për historinë tonë të lashtë, e kishte ndarë qytetërimin botëror dhe në veçanti atë evropian në shtatëdhjetë e dy gjuhë dhe tre kategori fetare: 1. Ortodoksë, 2. Gjysmë besim..

Read More
INTERESANTE

Përmbajtja e “Illyricum Sacrum” nga At Daniele Farlato, një kryevepër ende për tu zbuluar

At Daniele Farlato dhe vëllimet e botuara të kryeveprës së corpusit “Illyricum Sacrum”

Në këtë kryevepër është mbledhur gjithçka që ka qenë e mundur të mblidhet sipas metodës dhe kritereve të shkencës historike të asaj kohe. Shkencëtarët, historianët dhe studiuesit, jo vetëm të asaj kohe, por edhe në shekujt e mëvonshëm si p.sh. Assemani, Sommervogel, Theiner, Valentinelli, Šufflay, Cambi, Ljubić, Jireček, Katalinić, Šišić, Bulić, Patriarca, etj., me respektin më të madh kanë pranuar punën dhe rezulatet që kanë arritur autorët e veprës, duke e quajtur atë si një vepër e jashtëzakonshme historike, por natyrisht, edhe duke vënë në pah lëshimet e natyrshme që ishin karakteristike për shkollën e asaj kohe, si rrjedhojë e kushteve objektive, por edhe faktorëve të ndryshme shoqërorë, kulturorë dhe politikë. Át Farlsti i vetëdijshëm se shumë dorëshkrime, burime historike, dokumente dhe libra ishin jokomplete, të dëmtuara dhe të mangëta, ai nuk i hedh ato si të pavlefshme, por përkundrazi, i ..

Read More
INTERESANTE

Vaso “Malazezi”, nga Palabardhi, shembulli se si aventurierët bënë plaçkë gjatë Revolucionit të 1821

Jeta e hershme

Vaso Brajo-viç ose më vonë Vasos Mavrovouniotis (Malazezi), ishte një figurë e rëndësishme e “revolucionit grek”. Historianët e vënë në dyshim filelenizmin e tij, për arsye se asokohe ishte diçka e paqartë për masat. Studiuesit besojnë se ai ishte një aventurier që kërkonte të fitonte para.
Ai lindi në fund të shekullit të 18-të në Bjelopavlici (Palabardh), një fshat i vendosur në atë që sot është Mali i Zi. Vlen të përmendet se Mali i Zi asnjëherë nuk u pushtua nga osmanët në tërësi. Edhe kur perandoria osmane arriti kulmin e saj duke rrethuar edhe vetë Vjenën, malsorët kishin një lloj autonomie. Kjo bën të qartë se rajoni së bashku me avantazhet e tij gjeografike prodhoi disa burra shumë të guximshëm. Një prej tyre ishte edhe Vaso.

Kur ai u bë 20 vjeç për arsye të panjohura, (siç shprehen hulumtuesit grek) ai la shtëpinë e tij dhe shkoi në Azinë e Vogël (Turqia e sotme). Atje takoi mikun e tij më të mirë dhe vëllanë shpirtëror Nikolao Kryezoti, i cili ishte shqiptar,..

Read More
INTERESANTE

Idriz Seferi (1847- 1927) tribun i vegjëlisë, luftëtar i paepur i çlirimit dhe i bashkimit të trojeve shqiptare

Figura e Idriz Seferit radhitet në mesin e luftëtarëve, që u bë i njohur qysh në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ndërsa prania e tij në frontet e luftës kundër pushtuesit shekullor turk, po ashtu edhe në Kuvende e Besëlidhje të kohës ka zgjatur deri në vdekjen e tij. Sipas të dhënave jo edhe aq të plota në tekstet e historisë së popullit shqiptar, mësojmë se Idriz Seferi duhet të ketë lindur në vitin 1847 në fshatin Sefer të Karadakut. Ishte pjesëtar i një familjeje të madhe malësore, e njohur për besë, trimëri e atdhetari. Qysh i ri shquhet për qëndrimin e tij kundër sundimit turk, sundim ky i cili i kishte katandisur në skamje mjerim e varfëri të gjitha trojet shqiptare. Më 1875 u burgos nga autoritetet osmane. Tri vjet më vonë, me një grup malësorësh nga Karadaku dhe krahina e Gjilanit mori pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, e cila në krye me Avdyl Frashrin, Ymer Prizrenin Sylejman Vokshin e shumë atdhetarë të tjerë nga të gjitha trojet e Shqipërisë së katër Vila..

Read More
INTERESANTE

Mbi etnonimin “shqiptar”, si një fenomen endemik në gjuhët europiane

Emërtimi “shqiptar” (prej këtej edhe “Shqipëri”) i njohur e shqiptuar si i tillë vetëm nga shqiptarët, përbën një rekord më vete dhe e tejkalon emrin “magyar” dmth. “hungarez”, prej nga rrjedh edhe “Magyarország” dmth “Hungari”, me të cilin hungarezët pagëzojnë vendin e tyre e që si pasojë përbën edhe bazën për bartësit e tij.

Emër (sipas një prej teorive rrjedh nga emri që bartet nga hungarishtja e vjetër: Mogyër) me origjinë nga njëri nga fiset gjysëm-nomade që u shpërngulën nga stepat e Uraleve në shekujt IX dhe X, duket se vetëm një pjesë e sllavëve fqinjë kanë preferuar t’i thërrasin ata kështu, por më tej edhe arabët përreth Mesdheut ngjan se i quajnë ata po me këtë emër.

Çuditërisht as gjuhë hungro-fine si estonishtja, finlandishtja apo turqishtja (ku bën pjesë edhe vetë hungarishtja) nuk i thërrasin ata me këtë emër.

Ndërkaq, interesant është fakti se perveç turqve (të cilët i njohin shqiptarët si “arnaut” e vendin e tyre si “Arnavutluk”), në hapësiren europiane nga Kaukazi ..

Read More
INTERESANTE

Qipro i banuar nga shqiptarët që nga shekulli i katërt, ja ç’thonë kronikat

Në sajë të studimeve të dijetarëve të njohur francezë, gjermanë dhe veçanërisht grekë, shumë nga aspektet e errëta të historisë së Greqisë mesjetare, në fund të shekullit të XIX-të, patën denjësisht një shkëlqim të papritur.

Baza e punës së tyre, që nevojitet të kujtohen në menyre specifike, ishin të dhënat e marra nëpërmjet lajmeve lokale – pjesërisht të humbura gjatë pushtimit turk – dhe nga dokumentat monumentale të ofruara nga arkivat venedikase, spanjolle, frënge e pjesërisht edhe italiane.

Vetëm në ishullin e Qipros, na kujton Konstantinos Sathas, të dhënat i shpëtuan katastrofës së zemërimit musliman, e midis tyre kemi “Kronikat e Qipros” të Leontoi de Macheras të shkruara rreth vitit 1320 të cilat janë të rëndësishme për këtë anketë historike. Dorëshkrimi origjinal i “Kronikave të Qipros” i gjendur në Oksford të Anglisë, u botua në 1882 nga “L’Ecole des Langues Orientales Vivantes” dhe teksti në gjuhën greke u redaktua nga Emmanuel Miller dhe Kostantinos Sathas.

Historiograf..

Read More
INTERESANTE

Serb dhe maqedonas pronarë të Muzeut të Alfabetit Shqip, si u tjetërsua pronësia?

Muzeu i Alfabetit në Maqedoninë e Veriut nuk ka ende të zgjidhur çështjen e pronësisë.

Në katin përdhe janë ende të dukshme reklamat e bizneseve. Kjo pasi kati përdhe dhe një pjesë e oborrit është në pronësi private.

Ndonëse shtëpia ka qenë në pronësi të atdhetarit Fehim Zavalani, në kadastrën e Manastirit emri i tij nuk rezulton asgjëkundi. Regjistrimi i parë i kësaj prone në kadastër është bërë në vitin 1932. Çuditërisht shtëpia me sipërfaqe 266 m2 dhe 500 m2 oborr rezulton në pronësi të Jovanovic Kirkova Hrisulla, nga Manastiri.

Më 1964, me vendim trashëgimie në kadastrën e Manastirit shkruhet se Kirkova mban gjysmën e kësaj pasurie, ndërsa gjysmën ua kalon dy djemve: Kirkova Jovanov Mirosllav dhe Kirkova Jovanov Darko.

Në 1972 bëhet një ndarje e re dhe Darko pjesën e tij ia dhuron vëllait, Mirosllav.

Më 1981 përsëri me vendim nga komuna dhe nga gjyqi themelor shkruhet se Kirkovic Jovan Mirosllav, i cili rezulton pronar i kësaj prone, jeton në Beograd. Pra një serb bëhet pronar..

Read More
INTERESANTE

Ilirër dhe Epirotët, paralele dhe veçanti

Ilirët dhe epirotët kanë përbërë prej kohësh në historiografinë mo- derne dy komponentë të një binomi, përpjekjet për zgjidhjen e të cilit kanë kërkuar një angazhim shkencor ndërdisiplinor të historianëve, ar- keologëve dhe linguistëve. Në këtë drejtim janë bërë shumë hapa për- para, por mbetet ende për t’u bërë, përderisa opinioni shkencor vazhdon të mos jetë në një emërues të përbashkët për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përmbajtjen dhe veçoritë e zhvillimit historik të tyre.
Pa pasur qëllim të rihapim këtu një diskutim tashmë mjaft të njo- hur mbi raportet brenda këtij binomi dhe veçanërisht mbi ato të për- bërësit të dytë të tij me botën greke, do të ndalemi në disa paralele e veçanti që e karakterizojnë zhvillimin historik të ilirëve dhe epirotëve, duke marrë shkas nga përfaqësimi bashkërisht i qytetërimeve të tyre në një kspozitë arkeologjike aq të përkryer si ajo e Hildeshajmit, në kuadrin e paraqitjes tërësore të qytetërimit të lashtë të truallit të sotëm të shqiptarëve..

Read More
INTERESANTE

Arkeologët nisin punën për zbulimin e plotë të amfiteatrit në Durrës

Nga Gëzim Kabashi

Në amfiteatrin e Durrësit kanë filluar të martën sondazhet, që synojnë zbulimin e elementeve të arenës ende të mbuluar, si dhe lidhjen me kodrën ku është mbështetur një pjesë e monumentit.

Drejtori i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohito tha për BIRN se sondazhet po realizohen nga firma “Altea & Geostudio 2000”. Leja e ministrisë së Kulturës ka mundësuar punimet e firmës së licensuar për ndërhyrje të këtij lloji – tha Ramohito.

Specialistë dhe arkeologë po ndjekin nga afër punën që po kryhet në pjesën qendrore të amfiteatrit.

Ky është hapi i parë për zbatimin e projektit afatgjatë për hapjen e plotë të amfiteatrit të ndërtuar në shek II pas Krishtit. Projekti për hapjen e plotë të amfiteatrit si dhe për rehabilitimin e plotë e zonës qendrore të Durrësit u bë i njohur dy vjet më parë.

Bashkia e Durrësit, ministria e Kulturës dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim AADF po bashkëpunojnë për zbulimin e plotë të monumentit më të madh që është gjetur deri tani..

Read More
INTERESANTE

PLAKU I ÇETËS (BEKË GALICA)

Bedri Tahiri

(Shkrim i botuar në “Bujku” dhe në “Zëri i Kosovës”, në vitin 1997, kushtuar Bekë Hysenit- Galicës, të njohur më shumë si Plaku i Çetës, të cilin ditë më parë e gjeta në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ngase biblioteka ime është djegur gjatë luftës sonë çlirimtare 1998-1999)

Lugu i zanave

Trojet shqiptare janë përplot toponime të stërlashta. I tillë është edhe Lugu i Zanave në Galicë. Një vend i përthyer keq e me emër mitik, që ta rrëqeth trupin. Fill të vete mendja te kreshnikët e kohëve të mugëta. Të përkujtohen Lugjet e Verdha me ekzotiken e tyre misterioze. Të dalin parasysh dhitë briarta dhe zanat flokëgjata, që i dhanë Mujit fuqinë dhe e ndihmuan në beteja. Sikur e dëgjon gurgullimën e Krojeve të Bardha dhe ndien freskinë e mrizeve të thella ku nuk arrinin dot rrezet e diellit.

Të gjitha këto kishin bërë të veten dhe njerëzit i dronin atij vendi. Edhe të vjetrit u kishin thënë që në mesditë, kur bënte vapë, të mos kalonin fare se kishte rrezik. Në atë kohë fr..

Read More