TË FUNDIT

Behrami: Nëse krerët e UÇK-së shpallen të fajshëm, Serbia e ka gati dosjen ta çojë në GJND për ta zhvlerësuar pavarësinë

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, duke iu referuar ekspozitës me gabime për masakrat serbe në Kosovë të Shkelzen Gashit, ka përsëritur që momentumi në të cilën ndodhemi është i rrezikshëm për shkak të procesit të gjykimit që po zhvillohet në Hagë.

Behrami ka thënë se nëse shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së nga Specialja, Serbia e ka të gatshme dosjen për ta dërguan në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me anë të së cilës do ta sfidojë Pavarësinë e Kosovës.

“Momentumi është shumë i rrezikshëm. Nëse krerët e UÇK-së shpallen të fajshëm, Serbia e ka dosjen e gatshme për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ku do të shkojë ta sfidojë pavarësinë e Kosovës sepse me ligje ndërkombëtare çdo shtet që bëhet i pavarur përmes krimeve të luftës është shtet ilegal. Këtu nuk shohim mobilizim as shtetëror sepse elitat politike në Kosovë janë aq të verbëruara nga ish oponetët e tyre politik, sa nuk mund ta dallojnë më individin dhe shtetin. Shumica e tyre nuk e kanë lexuar as aktakuzën”, ka thënë Behrami.

Deputeti Behrami ka thënë po ashtu se shteti i Kosovës ka mundur të bëjë shumë në raport me këtë proces gjyqësor e nuk ka bërë asgjë.

Një nga gjërat që do të mund të bënte sipas Behramit, është krijimi i një mekanizmi me anë të së të kontrollohej puna e Gjykatës Speciale.

“Mund të bëhet tepër shumë. Nuk po pres të bëjnë çfarë kanë bërë shtetet e tjera sepse jemi shtet i vogël. Kosova nuk e ka krijuar as një mekanizëm për ta kontrolluar punën e Gjykatës Speciale. Nuk e ka krijuar as Kuvendi as shteti i Kosovës. Ka mundur të krijohet në mënyrë direkte ose indirekte”, ka thënë Behrami në emisionin “Konfront” në KTV.

Behrami: Rezoluta bën thirrje të iniciohet dënimi i atyre që mohojnë ose minimizojnë krimet serbe

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se rezoluta për njohjen e viktimave të luftës bën thirrje për inicim të dënimit të atyre që mohojnë ose minimizojnë krimet serbe.

Ai ka theksuar se rezoluta bën ftesë për përgjegjësi ndaj autorëve dhe institucionit që ka financuar autorin për ekspozitën për masakrat në Kosovë, e paraqitur në sheshin e Prishtinës në shesh.

“LVV po pretendon se nuk ka ndodhur asgjë. PDK insiston që kjo gjë është tepër e madhe, duhet ta trajtojmë në Kuvend. Ne mund të krijojmë disa mekanizma ku njerëzve ua lejon fjalën e lirë, por nuk mund të ketë situata si te Shkëlzen Gashi. Insistimi ynë është që të jetë pika e parë, të ulemi dhe secila parti të futë disa gjëra në të edhe pse në parim po pajtohen të gjithë me rezolutën”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *