OPINIONTË FUNDIT

Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, zhvillime të reja nga hetimet e Prokurorisë Speciale

Njësiti i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka realizuar një aksion bastisjeje në banesën e Shkëlzen Gashit, në kuadër të një hetimi që lidhet me zhvillime të fundit në vend.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se gjatë këtij aksioni, Gashi është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa deri në këto momente nuk ka konfirmim për ndonjë masë arresti ndaj tij.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë, ky veprim i organeve të rendit lidhet me hetimet e nisura nga Prokuroria Speciale rreth një ekspozite të mbajtur së fundmi në Prishtinë, që trajtonte Masakrën e Dubravës dhe ngjarje të tjera të ndjeshme historike.

Ekspozita në fjalë kishte nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në qarqe të ndryshme, kryesisht për shkak të pretendimeve për pasaktësi apo interpretim të diskutueshëm të disa të dhënave historike.

Autoritetet kompetente nuk kanë dhënë ende një qëndrim zyrtar lidhur me detajet e aksionit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë sqarime më të plota për natyrën e hetimeve dhe veprimet e mëtejshme procedurale.

Rasti mbetet në zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *