Azemi: LVV i ka ofruar 30 nënshkrime Vjosa Osmanit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka bërë të ditur përmes një reagimi publik se LVV është subjekti i vetëm politik që i ka ofruar 30 nënshkrime zonjës Osmani për çështjen në fjalë. Sipas tij, ky veprim dëshmon gatishmërinë e subjektit për të kontribuar në zgjidhjen e situatës aktuale institucionale.
Azemi ka theksuar se nënshkrimet e deputetëve të LVV-së nuk i janë ofruar vetëm zonjës Osmani, por edhe subjekteve opozitare, përkatësisht PDK-së dhe LDK-së, nëse ato dëshirojnë të propozojnë kandidatët e tyre.
Ai ka nënvizuar se qëllimi kryesor i këtij veprimi është shmangia e zgjedhjeve, duke i dhënë përparësi një zgjidhjeje politike brenda Kuvendit. Sipas tij, stabiliteti institucional dhe evitimi i një procesi të ri zgjedhor janë në interes të qytetarëve dhe vendit.
Postim e plotë:
LVV është subjekti i vetëm që i ka ofruar zonjës Osmani 30 nënshkrime.
Po ashtu nënshkrimet tona ua kemi ofruar edhe subjekteve opozitare PDK e LDK nëse duan të propozojnë kandidatë.
Vetëm që të shmangen zgjedhjet!
