OPINIONTË FUNDIT

Avokati shqiptar paralajmëron lëvizje vendimtare! Çka pritet të ndodhë pas kalimit të dialogut në duart e Konjufcës?

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës do të udhëheqë dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Një ndryshim i tillë vlerësohet si “momentum i ri” nga vëzhgues politikë në Prishtinë.

Lajmi u bë i ditur nga MPJD-ja, pas një takimi të udhëheqësit të kësaj ministrie, Glauk Konjufca, me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, në Prishtinë.

Mandatin e kaluar qeverisës, në nivel politik, Kosova në dialog është përfaqësuar nga kryeministri, Albin Kurti, ndërkaq në nivel kryenegociatorësh nga Besnik Bisilimi.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Avokati thotë se dialogu me Bashkimin Evropian nën udhëheqjen e Ministrisë së Jashtme është normal, por duhet të bazohet në një doktrinë të qartë të Kosovës që thekson pavarësinë e shtetit dhe njohjen ndërkombëtare.

Ai kritikon bisedimet e pafundme dhe sugjeron se qëllimi i qeverisë duhet të jetë zgjidhja konkrete, jo vetëm dialogu formal.

“Vijimi i dialogut nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme është një akt normal, dhe i goditur për dialogun, sepse Glauk Konjufca është ministër i Jashtëm, dhe zv.kryeminstër.

Sigurisht rangu i bisedimeve është shumë i lartë, por ministri i jashtëm i Kosovës mendoj se duhet të dalë me një doktrinë në lidhje me viijimin e bisedimeve.

Sipas mendimit tim, bisedimet janë me një ngërç të brendahëm, sepse çështja është që Bashkimi Evropian nuk ka qënë shumë i vendosur në anën e Kosovës

Çfarë bisedimesh duhen zgjatur, kur tani dihet se Kosova ka shpallur pavarësinë e saj?! Shpallja e pavarësisë së një shteti nuk preket, se është vullneti i popullit të saj; dhe kjo është normë absolute ndërkombëtare.

Pas kësaj shpallejeje pavarësie, pyetja është: kush më njeh mua si një shtet të pavarur?

Pesë shtete të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur ende Kosovën. Atëherë?

Prandaj unë mendoj se ministri i jashtëm i Kosovë tani në bisedime me BE, paraprakisht duhet të shpallë doktrinën e qeverisë së Kosovës për këtë rang bisedimesh.

Dhe unë mendoj se me këtë akt të ri, qeveria e Kosovës indirekt po kërkon zgjidhje dhe jo bisedime të pafundme”, u shpreh avokati.

Duke vazhduar tutje Ngjela thekson që vendimi i Kosovës për të deleguar Ministrin e Punëve të Jashtme në bisedime me Bashkimin Evropian është i drejtë dhe tregon rëndësinë që Kosova i jep rolit të BE-së në dialogun me Serbinë.

Ai gjithashtu vë në dukje se BE-ja nuk e njeh plotësisht pavarësinë e Kosovës, pasi pesë shtete ende nuk e kanë njohur, gjë që krijon paqartësi në qëndrimin e saj ndaj Kosovës.

“Kosova i thotë me këtë rast Bashkimit Evropian se unë ju konsideroj si pikë qëndrote në dialogun Kosovë – Serbi, dhe ndërkombtarisht Kosova ka vepruar saktë dhe drejt.

Kuptohet që vetë qeveria e Kosovës po e ngre rangun, sepse Bashkimi Evropian nuk është ende në tonalitetin politiko juridik të vetë Kosovës, në lidhje me njohjen e saj.

Megjithatë duhet parë me vëmendje tani kjo çështje, sepse ende janë pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën.

Atëherë?

Kuptohet se ende Bashkimi Evropian nuk po e njeh plotësisht Kosovën. Janë pesë shtete të BE që nuk e njohin Kosovën. (!)

Kurse tani politika e Kosovës po delegon ministrin e Punëve të Jashtme në bisedime me Bashkimin Evropian.

Gjithsesi, ky është një veprim i saktë, por BE, unë mendoj se do të vijojë të qëndrojë në paqartësi të mendimit të saj për pavarësinë e Kosovës.

Kurse me këtë rast, politikisht, Kosova tregon një shenjë rivlerësimi për rolin e BE në çështjen e Kosovës”, foli ai.

Në fund, avokati nënvizon bashkëbisedimin duke u shprehur se ngritja e rangut të përfaqësuesit të Kosovës në bisedime tregon forcën dhe pavarësinë e shtetit, si dhe rivlerësimin e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

Ai thekson se tani duhet pritur reagimi i Përfaqësuesit Special Peter Sorensen, i cili nuk do të ketë të lehtë të prononcohet për këtë ndryshim të veçantë diplomatik.

“Po BE?

Këtë duhet ta presim.

Gjithsesi duhet pritur si do vijojnë bisedimet tani me këtë ndryshim në lidhje me përfaqësuesin e Kosovës në këto bisedime.

Sepse rangu i lartë me zv.kryeminstrin e Kosovës, në politikën ndërkombëtare, jep shenjën e një force që kërkon të tregojë qeveria e Kosovës dhe vetë Kosova, si një shtet i pavarur në bisedimet e saj. Por edhe vlerësimin e ri të saj kundrejt Bashkimit Evropian.

Prandaj duhet pritur edhe mendimi i Përfaqësuesit Special Peter Sorensen.

Ky mendoj se do të heshtë në fillim, por do të shprehet, sepse Kosova befas ka ndryshuar rangun e saj në bisedime.

Duhet pritur mendimi i tij, e pastaj të japim nendimim.

Por Përfaqësuesi Special mendoj se nuk do ta ketë të lehtë prononcimin, se politika e Kosovës ka bërë një lëvizje shumë të specializuar në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të një shteti të pavarur”, përfundoi Ngjela për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *