TË FUNDIT

Avokati i Thaçit: UÇK akuzohet se kishte maltretuar kinse dy gazetarë, ata ishin kriminelë serbë

Avokati i Thaçit: UÇK akuzohet se kishte maltretuar kinse dy gazetarë, ata ishin kriminelë serbë

Në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën e djeshme fjalën e pati Prokuroria, ndërsa sot në seancë fjala i takon palës mbrojtëse.

Nga pala mbrojtëse vazhdimisht janë paraqitur video dhe dëshmi të tjera, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në një rast, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiç ka folur në lidhje me akuzën që po bëhet kinse dy gazetarë ishin keqtrajtuar nga UÇK-ja.

Sipas mbrojtjes pikërisht këta persona të cilët po thirreshin në gazetari, dyshohet se ishin nacionalist serb, kriminel të luftës.

Pala mbrojtëse tha se pikërisht ata që “thirreshin në gazetarë” dyshohet se ishin kriminel serb të cilët kishin marrë pjesë edhe në luftën e Bosnjës.

“Provat reagojnë se gazetari ishte mbuluar duke përdorur kredencialet e mediave, por në fakt ishte një nacionalist radikal. Dhe dokumenti që do të shihni është nga organet shtetërore”, tha Misetic.

Seanca ndaj ish-krerëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi është duke vazhduar ende./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *